Zotohuni
Si do të përparoj çdo ditë?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 10 minuta vetëm për këtë faqe.
Lexojani çdo zotim me zë të lartë partnerit tuaj në veprim. Premtoni se do t’i mbani zotimet tuaja! Nënshkruani më poshtë.
|
ZOTIMET E MIA |
|---|
|
Unë do ta mbaj zotimin e ri që zgjodha sot për punën: |
|
Unë do ta ushtroj parimin e sotëm të broshurës Themeli Im dhe do t’ia jap mësim familjes sime. |
|
Do t’u shtoj kursimeve të mia çdo javë – qoftë edhe një a dy monedha. |
Nënshkrimi im
Si mund të vazhdoj të jem i/e mbështetur te vetja?
-
Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta për këtë faqe.
-
Lexoni:Shkoni te faqja 28 e broshurës Themeli Im për të bërë veprimtarinë e fundit dhe për të planifikuar një projekt shërbimi si grup. Kur të mbaroni, kthehuni këtu.
Përgëzime! Ne e mbaruam këtë fletore pune dhe kemi bërë shumë përmirësime. Po bëhemi më të mbështetur te vetja!
Grupi mund të vazhdojë të mblidhet në javët e ardhshme për ta përkrahur dhe nxitur njëri-tjetrin po të dëshirojë.
Për të vazhduar ta forconi mbështetjen te vetja, ju mund:
-
Të dilni vullnetar dhe të shërbeni te një qendër për mbështetjen te vetja pranë jush. (Një qëllim i të bërit i mbështetur te vetja është të jesh në gjendje të ndihmosh të tjerët. Shërbimi ndaj të tjerëve është një bekim i madh.)
-
Të vazhdoni të takoheni me grupin tuaj. Të vazhdoni ta përkrahni dhe nxitni njëri-tjetrin.
-
Të vazhdoni të merrni pjesë në mbledhje shpirtërore të mbështetjes te vetja.
-
Të mbani lidhjet me partnerin tuaj në veprim. Ta përkrahni dhe nxitni njëri-tjetrin.
-
Unë do të vazhdoj të përparoj duke bërë dhe mbajtur zotime.
Nënshkrimi im
-
Lexoni:Tani do të bëjmë një lutje mbylljeje.
Mirëpritja e Përshtypjeve
Ju lutemi, dërgojini idetë, përshtypjet, sugjerimet dhe përvojat tuaja te srsfeedback@ldschurch.org.
Shënim për Ndërmjetësin:
Kujtohuni ta raportoni përparimin e grupit te srs.lds.org/report.