Thirrjet në Mision
6. Përmbushja e Misionit Tuaj


Pamja
Jezu Krishti me dy dele

He Leadeth Me [Ai më Udhëheq], nga Yongsung Kim, havenlight.com

6

Përmbushja e Misionit Tuaj

6.0

Hyrje

Përgatituni tani për ta vazhduar jetën tuaj si një dishepull/e i/e Jezu Krishtit dhe si anëtar/e besnik/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kur të ktheheni në shtëpi dhe teksa përmbushni misionin e jetës suaj.

6.1

Mbajtja e Lidhjeve

Vazhdoni të komunikoni me njerëzit të cilëve u keni dhënë mësim dhe me të cilët keni punuar në misionin tuaj, përfshirë udhëheqësit tuaj të misionit. Përkrahini dhe forcojini ata nëpërmjet fjalëve dhe shembullit tuaj, si dhe kremtoni ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre.

6.2

Kthimi në Shtëpi nga Misioni Juaj

Ngaqë mbeteni një misionar/e derisa të jeni liruar nga presidenti juaj i kunjit, nga ju pritet që të ndiqni të gjitha standardet misionare deri në atë kohë. Merrni parasysh që të ktheheni direkt në shtëpi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse po shërbeni në një vend tjetër nga atdheu juaj, ku kërkohen detyrimisht viza. Vonimi i kthimit tuaj në shtëpi mund ta bëjë të vështirë për misionarë të ardhshëm që të marrin viza udhëtimi. Nëse do të takoheni me familjarë për udhëtimin për në shtëpi, kërkoni qysh më parë këshillë dhe udhëzim nga presidenti juaj i misionit.

Ju nuk mund ta përfundoni shërbimin tuaj misionar në një mision tjetër ose të kërkoni që të shkoni në një mision tjetër pas datës së lirimit për të qenë shoku apo shoqja e një të afërmi/eje.

Kur të ktheheni në shtëpi, rregullojeni me presidentin tuaj të kunjit të vendbanimit që të liroheni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sa më shpejt që mundeni pas kthimit në shtëpi, bëni analizën e tuberkulozit, edhe pse e bëtë atë analizë përpara misionit tuaj dhe nuk keni asnjë simptomë.

6.3

Shërbimi dhe Rritja Shpirtërore pas Misionit Tuaj

Kur të ktheheni në shtëpi, vazhdoni t’i jetoni standardet e ungjillit. Sigurohuni që:

  • Të luteni dhe ta studioni ungjillin çdo ditë.

  • Të frekuentoni dhe të merrni pjesë në lagjen kishtare në vendbanimin tuaj ose në lagjen e të rinjve në moshë madhore beqarë.

  • Të kërkoni mundësi për të shërbyer në tempull nëse keni një afër.

  • Të frekuentoni institutin ose klasa arsimore për fenë.

  • Të kërkoni mundësi arsimimi dhe punësimi nëpërmjet Kishës dhe burimeve të tjera.

Jetoni në mënyrë të tillë që të përjetoni llojin e gëzimit të përshkruar në Librin e Mormonit kur Alma i Riu u takua me shokët misionarë më vonë në jetë:

“Dhe tani ndodhi që ndërsa Alma po udhëtonte nga toka e Gideonit drejt jugut, larg nga toka e Mantit, vini re, për habinë e tij, ai u takua me bijtë e Mosias, që udhëtonin drejt tokës së Zarahemlës.

… Prandaj Alma u gëzua jashtëzakonisht kur pa vëllezërit e tij; dhe çfarë iu shtua edhe më shumë gëzimit të tij, qe se ata ishin akoma vëllezërit e tij në Zot; po, dhe ata ishin përforcuar në njohurinë e së vërtetës; pasi ata ishin njerëz me kuptim të saktë dhe kishin kërkuar me zell shkrimet e shenjta, që ata të mund të dinin fjalën e Perëndisë.

Por kjo nuk është e gjitha; ata ishin dhënë pas lutjeve të shumta dhe agjërimit; prandaj ata kishin shpirtin e profecisë dhe shpirtin e zbulesës dhe kur i mësuan të tjerët, ata i mësuan me fuqinë dhe autoritetin e Perëndisë” (Alma 17:1–3; kursivet të shtuara).