Biblioteka
Burimet


Burimet

Përkrahja nga Punonjësit e Kishës dhe Vullnetarët

Kisha punëson njerëz në çdo zonë për të ndihmuar lidhur me përpjekjen për mbështetje te vetja. Kjo përfshin një përgjegjës të Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja dhe personel tjetër. Këta të punësuar, bashkë me misionarët kohëplotë në moshë, mund të ndihmojnë për trajnimin e komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja për të organizuar takime shpirtërore dhe grupe për mbështetjen te vetja. Ata mund ta ndihmojnë gjithashtu komitetin për të dalluar dhe shpërndarë burime vendore të komunitetit dhe të Kishës.

Pamja
Presidenti Marion G. Romni

“Pa mbështetje te vetja një njeri nuk mund t’i ushtrojë këto dëshira të brendshme për të shërbyer. Si mundemi të japim nëse nuk kemi asgjë? Ushqim për të uriturit nuk mund të vijë nga rafte bosh. Para për të ndihmuar nevojtarët nuk mund të vijnë nga një portofol bosh. Përkrahje dhe mirëkuptim nuk mund të vijnë nga dikush i etur emocionalisht. Mësimdhënia nuk mund të vijë nga një i pamësuar. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, udhërrëfim shpirtëror nuk mund të vijë nga i dobëti shpirtërisht.”

Marion G. Romney, “The Celestial Nature of Self-Reliance”, Ensign, nëntor 1982, f. 93 

Manualet

Manuale për mbështetjen te vetja janë në dispozicion në internet në [programin kompjuterik] Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe në srs.lds.org. Manualet e shtypura mund të porositen në store.lds.org ose në qendrat e Kishës për shpërndarjen.

Manuali

Përdorimi

Numri i Artikullit (për porositje)

My Path for Self-Reliance [Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja]

Takime Shpirtërore për Mbështetjen te Vetja

14068000

My Foundation for Self-Reliance [Themeli im për Mbështetjen te Vetja]

Parime Shpirtërore dhe Aftësi

14067000

(Shënim: Përfshirë gjithashtu në secilën fletore pune të grupit)

Starting and Growing My Business [Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim]

Fletore Pune e Grupit

14678000

Find a Better Job [Gjej një Vend Pune më të Mirë]

Fletore Pune e Grupit

14072000

Education for Better Work [Arsimim për Punë më të Mirë]

Fletore Pune e Grupit

14066000

Personal Finances [Financat Personale]

Fletore Pune e Grupit

14863000

Ndërmjetësimi i Grupeve

Trajnim për Ndërmjetësin

Vetëm në internet

Takime Shpirtërore për Mbështetjen te Vetja

Anëtarët zakonisht (edhe pse jo domosdoshmërisht) e fillojnë shtegun drejt mbështetjes te vetja duke marrë pjesë në një takim shpirtëror. Broshura My Path for Self-Reliance [Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja] mund të ndihmojë për ta udhërrëfyer diskutimin.

Materialet Filmike për Trajnim dhe Historitë e Suksesit

Materiale trajnimi dhe materiale filmike për histori suksesi janë në dispozicion në srs.lds.org/videos.

Qendra Burimore për Mbështetjen te Vetja

Një kunj mund të vendosë të krijojë një qendër burimore për mbështetjen te vetja për të trajtuar nevojat përtej grupeve për mbështetjen te vetja. Për shembull, një “qendër” mund të jetë një hapësirë fizike e përbashkët me një qendër për historinë familjare dhe mund të sigurojë kompjutera për t’i ndihmuar anëtarët. Një “qendër” mund të jetë madje një përpjekje virtuale për t’i lidhur anëtarët me mundësi vendore dhe burime në internet. Nëse qendra është një vendndodhje fizike, secili kunj do të vendosë se sa shpesh të jetë e hapur qendra dhe si të pajiset me personel.

Pyetje për t’u Marrë Parasysh nga Komitetet

  • Çfarë nevojash për mbështetjen te vetja ekzistojnë për individët dhe familjet në zonën tonë?

  • Në ç’mënyrë mund t’i përkrahim ne peshkopët, kuorumet dhe Shoqatën e Ndihmës në rolin e tyre për t’u kujdesur për të varfrit dhe njerëzit në nevojë?

  • Në ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë më mirë peshkopët dhe këshillat e lagjeve për t’i dalluar dhe ftuar njerëzit që të marrin pjesë në përpjekjet tona për mbështetjen te vetja?

  • Çfarë mund të bëjmë gjatë dhe pas grupeve për mbështetjen te vetja që t’i përkrahim më mirë pjesëmarrësit?

  • Në ç’mënyrë mund t’i ndihmojmë më mirë njerëzit që nuk mund të marrin pjesë apo ta ndjekin deri në fund një grup për mbështetjen te vetja?

  • Në ç’mënyrë mund t’i përdorim më mirë talentet, aftësitë dhe njohuritë e veçanta të anëtarëve në zonën tonë?

  • Çfarë lloj burimesh të Kishës apo të komunitetit u nevojiten anëtarëve tanë dhe në ç’mënyrë ne duhet t’i zhvillojmë dhe t’i shpërndajmë këto burime?

  • Në ç’mënyrë mund t’i përdorim përpjekjet tona për mbështetjen te vetja për të përkrahur përparësitë e kunjit dhe të lagjes? (Për shembull, puna misionare, riaktivizimi i anëtarëve, të rinjtë në moshë madhore beqarë, apo rinia.)

  • Nëse zbatohet, si mund t’i ndihmojmë përfituesit nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor që të diplomohen dhe t’i shlyejnë huatë e tyre?