Biblioteka
Nisma e Mbështetjes te Vetja


Nisma e Mbështetjes te Vetja

Doktrina dhe Parimet e Mbështetjes te Vetja

Mbështetja te vetja përkufizohet si “aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe fizike të jetës për vete dhe familjen. Kur anëtarët bëhen [më] të mbështetur tek vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që të shërbejnë e të kujdesen për të tjerët” (Manuali 2, 6.1.1). Tri mësime kyç mund të na ndihmojnë ta kuptojmë se si të jetojmë një jetë të mbështetur te vetja:

Së pari, mbështetja te vetja është një urdhërim thelbësor në planin e shpëtimit. Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim: “Kisha dhe anëtarët e saj urdhërohen nga Zoti që të jenë të mbështetur te vetja dhe të pavarur. (Shih DeB 78:13-14.) Përgjegjësia për mirëqenien shoqërore, emocionale, shpirtërore, fizike ose ekonomike të çdo personi bie së pari mbi atë vetë, së dyti mbi familjen e tij dhe së treti mbi Kishën nëse ai është anëtar besnik i saj” (Teachings of Presidents of the Church: Spencer W. Kimball [2006], f. 116).

Së dyti, Perëndia mund dhe do të sigurojë një mënyrë që fëmijët e Tij të drejtë të bëhen të mbështetur te vetja. “Dhe është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi, sepse gjithë gjërat janë të miat” (DeB 104:15).

Së treti, të gjitha gjërat, përfshirë shqetësimet materiale, janë çështje shpirtërore për Perëndinë (shih DeB 29:34). Teksa zotohemi ta jetojmë ungjillin më plotësisht, ne mund të bëhemi më të mbështetur te vetja si materialisht ashtu edhe shpirtërisht. Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Dy urdhërimet e mëdha – t’i doni Perëndinë dhe të afërmit tuaj – janë një bashkim i fizikes dhe shpirtërores. … Njësoj si dy anët e një monedhe, fizikja dhe shpirtërorja janë të pandashme” (Diter F. Uhtdorf, “Ndihma sipas Mënyrës së Zotit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 53).

Disa nga parimet e ungjillit që mund të na ndihmojnë të bëhemi më të mbështetur te vetja, përfshijnë besim më të madh tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti, të qenit më të bindur, pendimin për gabimet tona, përdorimin me drejtësi të lirisë sonë të zgjedhjes dhe shërbimin ndaj të tjerëve. Për më shumë informacion, drejtohuni te broshura My Foundation for Self-Reliance [Themeli Im për Mbështetjen te Vetja].

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Mbështetja te vetja është fryt i punës sonë dhe është bazë për të gjitha praktikat e tjera të mirëqenies. … ‘Le të punojmë për atë që na duhet. Le të jemi të mbështetur te vetja dhe të pavarur. Shpëtimi nuk mund të sigurohet mbi bazën e asnjë parimi tjetër.’”

Thomas S. Monson (citon Marion G. Romnin), “Guiding Principles of Personal and Family Welfare”, Ensign, shtator 1986, f. 3

Nisma e Mbështetjes te Vetja Drejtohet nga Udhëheqësit e Priftërisë

Kunjet e Sionit janë vende sigurie që i mbrojnë të gjithë ata që hyjnë atje. Qëllimi i kunjit është që të jetë “mbrojtje e … strehim nga stuhia dhe nga zemërimi, kur të derdhen … mbi tërë dheun” (DeB 115:6). Kunjet janë vende mbledhjeje ku anëtarët e Kishës mund t’i shërbejnë dhe ta forcojnë njëri‑tjetrin, të bashkohen dhe të marrin ordinancat e priftërisë dhe udhëzime për ungjillin (Handbook 1 [Manuali 1], hyrja).

Zoti u tha udhëheqësve të priftërisë: “Jua kam dhënë … çelësat … për punën e shërbesës dhe të përsosjes së shenjtorëve të mi” (DeB 124:143). Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Mënyra e Zotit për mirëqenien përfshin në një mënyrë të ekuilibruar shumë aspekte të jetës, duke përfshirë arsimimin, shëndetin, punësimin, ekonominë e familjes dhe forcën shpirtërore. … Kjo do të thotë që, në pjesën më të madhe, juve do t’ju duhet ta zbuloni vetë. Çdo familje, çdo mbledhje, çdo zonë e botës është e ndryshme” (“Ndihma sipas Mënyrës së Zotit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 55).

Nisma e mbështetjes te vetja është një mjet që presidentët e kunjeve dhe peshkopët mund ta përdorin për t’i ndihmuar për përgjegjësinë e tyre të caktuar hyjnisht që të kujdesen për të varfrit dhe njerëzit në nevojë.

Pamja
Presidenti Harold B. Li

“Nuk ka nevojë për organizatë të re që të kujdeset për nevojat e këtij populli. Gjithçka që nevojitet është të vihet në punë priftëria e Perëndisë.”

Harold B. Lee, “Admonitions for the Priesthood of God”, Ensign, janar 1973, f. 104

Komiteti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja

Për t’i kuptuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave të mbështetjes te vetja në kunjin e saj, presidenca e kunjit mund të organizojë një komitet të kunjit për mbështetjen te vetja si pjesë e këshillit të kunjit. Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja kryesohet nga një anëtar i presidencës së kunjit dhe mblidhet rregullisht për t’i shqyrtuar nevojat e mbështetjes te vetja në kunj dhe për të planifikuar për to. Komitetet e kunjit për mbështetjen te vetja nxiten të punojnë me këshillin e peshkopëve për mirëqenien për t’i vlerësuar dhe për t’i trajtuar ato nevoja.

Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja zakonisht përfshin një anëtar të këshillit të lartë, një anëtare të presidencës së Shoqatës së Ndihmës në kunj, kryetarin e këshillit të peshkopëve për mirëqenien dhe cilindo specialist të thirrur për mbështetjen te vetja në kunj. Anëtarë të tjerë të komitetit mund të përfshijnë pjesëtarë të presidencave të Të Rinjve dhe Të Rejave në kunj, specialistë të tjerë të kunjit dhe misionarë.

Roli i Komitetit për Mbështetjen te Vetja

Kur i shqyrton dhe planifikon për nevojat e individëve dhe familjeve në kunj, komiteti merr parasysh sa vijon:

  • Mësimdhënien për peshkopët dhe këshillat e lagjeve mbi doktrinën e mbështetjes te vetja dhe përkrahjen ndaj tyre për detyrat që kanë.

  • Hartimin e një plani të thjeshtë për t’i përkrahur peshkopët dhe për të siguruar për nevojat e kunjit për mbështetjen te vetja. Referojuni pjesës “Pyetje për t’u Marrë Parasysh nga Komitetet” në fund të këtij udhëzuesi për udhëheqësit.

  • Ofrimin e takimeve të rregullta shpirtërore për mbështetjen te vetja dhe organizimin e grupeve për mbështetjen te vetja.

  • Sigurimin e trajnimit të vazhdueshëm për ndërmjetësit sipas nevojave.

  • Vizitën periodikisht në mbledhjet e grupeve për mbështetjen te vetja dhe dhënien e përshtypjeve mbi përparimin e anëtarëve te peshkopët dhe këshillat e lagjeve.

  • Mbledhjen dhe njoftimin për burime vendore në dispozicion në komunitet dhe nga Kisha. Burimet mund të përfshijnë emrat e njerëzve që mund të ndihmojnë, programe qeveritare, mundësi punësimi etj. Përgjegjësi vendor i Shërbimeve për Mbështetjen te Vetja mund të sigurojë gjithashtu udhërrëfim mbi mënyrat se si të mblidhen dhe të ndahen burimet e komunitetit.

Pamja
roli i komitetit për mbështetjen te vetja
Pamja
Presidenti Jozef F. Smith

“Ka qenë gjithmonë një mësim themelor për shenjtorët e ditëve të mëvonshme se, nga një fe që nuk e ka fuqinë për t’i shpëtuar njerëzit materialisht dhe për t’i bërë ata të begatë e të lumtur këtu, nuk mund të pritet që t’i shpëtojë ata shpirtërisht, për t’i ekzaltuar në jetën që do të vijë.”

President Joseph F. Smith, Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith (2011), f. 163

Specialisti i Kunjit për Mbështetjen te Vetja

Një motër, një vëlla, ose një çift mund të shërbejë si specialist i kunjit (apo distriktit) për mbështetjen te vetja. Duke punuar nga afër me anëtarët e komitetit, një specialist i mbikëqyr veprimet dhe veprimtaritë për mbështetjen te vetja brenda kunjit. Specialistët e kunjit shërbejnë si burime për peshkopët dhe udhëheqës të tjerë të lagjes (Manuali 2, 6.3.3) dhe mund të ndihmojnë anëtarët për nevoja të tilla si arsimimi, trajnimi, financat familjare dhe Fondi i Qarkullueshëm Arsimor atje ku gjen zbatim (Manuali 2, 6.2.5). Një peshkop mund të thërrasë gjithashtu specialistë të lagjes (ose degës) për mbështetjen te vetja sipas nevojës.

Përgjegjësitë e specialistit mund të përfshijnë sa vijon:

  • Trajnon dhe ndihmon peshkopët dhe këshillat e lagjeve kur kërkohet.

  • Punon me komitetin e kunjit për mbështetjen te vetja për të bashkërenduar takime shpirtërore dhe për të organizuar grupe.

  • Siguron trajnim për ndërmjetësit e grupeve për mbështetjen te vetja duke përdorur broshurën Ndërmjetësimi i Grupeve të Mbështetjes te Vetja (në dispozicion në internet në srs.lds.org/facilitator).

  • I vëzhgon dhe i përkrah periodikisht grupet për mbështetjen te vetja.

  • U tregon anëtarëve burimet që janë në dispozicion në komunitet dhe në Kishë.

  • Siguron që të plotësohen raportet në srs.lds.org/report.

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Është vullneti i Perëndisë që ne të jemi burra dhe gra të lira, të aftësuar për ta arritur potencialin tonë të plotë si material ashtu edhe shpirtëror, që ne të jemi të lirë nga kufizimet poshtëruese të varfërisë dhe të zgjedhës së mëkatit, që ne të gëzojmë respekt për veten e pavarësi, që ne të përgatitemi në të gjitha gjërat që të bashkohemi me Të në mbretërinë e Tij çelestiale.”

D. Tod Kristoferson, “Të Lirë Përgjithmonë, që të Veprojnë për Veten e Tyre”, Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 19

Mënyra se si Anëtarët Mësojnë dhe Veprojnë për t’u Bërë të Mbështetur te Vetja

Kjo nis me peshkopatat dhe këshillat e lagjeve që i marrin parasysh plot lutje njerëzit me sfida, të cilët do të mund të përfitonin nga mbështetja më e madhe te vetja. Idealja do të ishte që t’u drejtohet një ftesë vetjake që ose të marrin pjesë në një takim shpirtëror (nëse ofrohet) ose të bashkohen drejtpërsëdrejti me një grup për mbështetjen te vetja. Përveç kësaj, merreni parasysh t’i ftoni të marrin pjesë ata të cilët mund t’i forcojnë të tjerët me kohën dhe talentet e tyre (shih DeB 82:18‑19).

Anëtarët Mblidhen në Grupe për Mbështetjen te Vetja

Shpëtimtari dha mësim se “kudo që dy a tre janë mbledhur së bashku në emrin tim, përsa i përket një gjëje, vini re, atje do të jem unë në mes tyre” (DeB 6:32). Grupet për mbështetjen te vetja janë këshilla të vogla, të drejtuara nga veprimi. Ato mblidhen së bashku për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive dhe besimit të secilit pjesëmarrës. Zbulesa vetjake gjatë mbledhjeve të grupit mund të vijë nga shumë burime të ndryshme. Përveç manualeve, secili pjesëmarrës ka njohuri, përvojë dhe dhunti që mund t’i ndihmojnë të tjerët të mësojnë dhe të rriten.

Një grup zakonisht përbëhet nga 8 deri 12 individë dhe mblidhet për rreth dy orë çdo javë për deri në 12 javë.

Si Funksionojnë Grupet

Jepen Mësim si Doktrina, ashtu edhe Aftësi Jetësore

Gjatë çdo mbledhjeje të grupit, pjesëmarrësit e kalojnë kohën duke shqyrtuar parime doktrinore të mbështetjes te vetja, përfshirë rëndësinë e ordinancave. Ata mësojnë edhe aftësi praktike të tilla si administrimi i financave vetjake, gjetja e një vendi pune më të mirë, rritja e arsimimit, ose fillimi dhe rritja e një biznesi të vogël.

Grupet Marrin Zotime dhe e Raportojnë Përparimin e Tyre

Secila mbledhje grupi fillon me individët që ia raportojnë grupit përparimin mbi zotimet e tyre nga java e mëparshme. Pjesëmarrësit pastaj këshillohen së bashku për t’i dalluar dhe kapërcyer pengesat.

Grupet për mbështetjen te vetja trajtojnë tri gjërat që Presidenti Gordon B. Hinkli tha se i nevojiten çdo të kthyeri në besim: “Një mik, një përgjegjësi dhe ushqyerja me ‘fjal[ën] e mirë [të] Perëndisë’ (Moroni 6:4)” (“Converts and Young Men”, Ensign, maj 1997, f. 47; shih edhe Moroni 6:3–9).

Pjesëmarrësit ua Tregojnë Pjesëtarëve të Familjes Atë që Kanë Mësuar

Shumë prej të mësuarit ndodh jashtë mbledhjes së grupit teksa anëtarët mbajnë zotimet e tyre duke i vënë në praktikë aftësitë e reja. Pjesëmarrësit nxiten t’ua tregojnë pjesëtarëve të familjes atë që mësojnë.

Pjesëmarrësit e Forcojnë Njëri‑Tjetrin si “Partnerë në Veprim”

Pjesëmarrësve u kërkohet ta përkrahin dhe ta forcojnë çdo javë një anëtar tjetër të grupit. Këta “partnerë në veprim” e ndihmojnë njëri‑tjetrin t’i mbajnë zotimet e tyre nëpërmjet mbajtjes së lidhjeve dhe nxitjes së rregullt.

Pamja
Presidenti M. Rasëll Ballard

“Nuk ka problem në familje, lagje apo kunj që nuk mund të zgjidhet nëse kërkojmë për zgjidhje sipas mënyrës së Zotit duke u këshilluar – duke u këshilluar vërtet – me njëri-tjetrin.”

M. Russell Ballard, Counseling with Our Councils, botim i rishikuar (2012), f. 4

Ndërmjetësit Drejtojnë Mbledhjet Javore të Grupit

Grupet për mbështetjen te vetja nuk udhëhiqen nga një mësues, por drejtohen nga një ndërmjetës. Ndërmjetësit nuk japin leksione por, në vend të kësaj, ndjekin materialet e kursit dhe i ftojnë të gjithë pjesëtarët e grupit që të marrin pjesë. Ndërmjetësit krijojnë një mjedis ku Fryma e Shenjtë mund t’ua japë mësim pjesëmarrësve “të gjitha gjërat që duhet të bë[jnë]” (2 Nefi 32:5; shih edhe 2 Nefi 32:3).

Përparimi i Vazhdueshëm

Nëse nevojitet, mund të caktohen specialistë të kunjit, vullnetarë, ose vëllezër shërbestarë dhe motra shërbestare për të ndjekur ecurinë ose për t’i këshilluar pjesëmarrësit me telefon apo duke i takuar. Komiteti i kunjit për mbështetjen te vetja mund të zgjedhë gjithashtu që të organizojë një grumbullim të të diplomuarve të grupeve të mbështetjes te vetja në mënyrë që pjesëmarrësit të mund t’i vazhdojnë miqësitë, të tregojnë përvoja dhe t’i rishikojnë parimet nga manuali My Foundation for Self-Reliance [Themeli Im për Mbështetjen te Vetja].

Kush Duhet të Marrë Pjesë në Grupe?

Mund të përfitojnë anëtarët në situatat që vijojnë: marrësit e ofertave të agjërimit, të papunësuarit ose të punësuarit me pagë të ulët, misionarët e kthyer së fundi nga misioni, të sapokthyerit në besim, anëtarët më pak aktivë dhe prindërit e vetëm.