EnglishConnect for Missionaries
Shtojca: Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit


“Shtojca: Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit (2022)

“Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit

Appendix

Conversation Group Games

Lojërat e Grupit të Bashkëbisedimit

Në këtë manual përfshihet një listë me lojëra argëtuese për të ushtruar gjuhën angleze. Mund t’i luani këto lojëra gjatë çfarëdo mbledhjeje të grupit. Përdorni modelet dhe fjalët e fjalorit nga mësimi në të cilin jeni ose nga një mësim i mëparshëm. (Shumica e këtyre lojërave kërkon që të punoni me një partner ose në një grup të vogël.)

Questions (10–15 minutes)

Pyetjet (10–15 minuta)

tri pikëpyetje

Steps

Hapat

  1. Zgjidhni një pyetje nga lista. Mbajeni mend se mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalë dhe fraza të tjera.

  2. Tregojani përgjigjen tuaj grupit.

  3. Bëjeni me radhë duke zgjedhur pyetjet dhe duke treguar përgjigjet.

Questions to Review Patterns:

Pyetjet për të Përsëritur Modelet:

  • What do you like doing? Why?

  • Tell me about your extended family.

  • How are you and your sister different?

  • Are you happy? Why or why not?

  • Tell me about where you live.

  • What were you like as a child?

  • Tell me about your weekly routine.

  • What did you do yesterday?

  • Where were you yesterday? Why?

  • When did you finish school?

  • What happened when you moved to the United States?

  • Tell me about shopping in your city.

  • Which phone is better?

  • Tell me about your neighborhood.

  • What will you do tomorrow?

  • Tell me about your favorite holiday.

  • Tell me about your plans for the summer.

  • What do you do when you are sick?

  • Tell me about a time when you got hurt. What happened?

  • Tell me about an event next week.

  • Tell me about your last vacation.

  • What are your future plans?

More Questions:

Më Shumë Pyetje:

  • What’s your favorite thing to do on the weekend?

  • What’s your favorite place to visit?

  • Tell me about your favorite memory from your childhood.

  • Describe your favorite family tradition.

  • Name one great thing about your family.

  • What is something you really want to do in the future?

  • What adjectives best describe you?

  • Where would you like to go on vacation?

  • What is your favorite movie?

  • Tell me about your greatest adventure.

  • Tell me about your favorite food.

  • What is your dream job?

  • Who is your role model? Why?

  • Why do you want to learn English?

  • Tell me about your best friend.

  • What is one of your current goals?

Notes

Shënime

  • Mund ta luani këtë lojë me tërë grupin ose në grupe më të vogla prej tre deri në pesë vetash.

  • Nuk jeni të kufizuar me pyetjet në këtë listë. Mund të krijoni pyetje të reja. Gjithashtu mund t’i ndryshoni fjalët e nënvizuara për të krijuar më shumë pyetje.

  • Nëse doni ta bëni këtë lojë më sfiduese, bëjeni me radhë duke treguar përgjigjet që mbani mend nga secili anëtar i grupit.

  • Mund t’i përdorni këto pyetje për lojëra të tjera, të tilla si “Zinxhiri i Biçikletës” ose “Hedhja e Topit”.

Hot Seat (10–20 minutes)

Karrigia e Nxehtë (10–20 minuta)

grua e ulur me kurriz nga tabela

Steps

Hapat

  1. Ndahuni në dy skuadra.

  2. Zgjidhni dy nxënës (një nxënës nga secila skuadër). Këta nxënës ulen përballë grupit (në “karrigen e nxehtë”) me kurrizin të kthyer nga tabela.

  3. Mësuesi juaj shkruan një fjalë ose frazë nga fjalori në tabelë. Nxënësit në “karrigen e nxehtë” nuk mund ta shohin fjalën.

  4. Skuadrat kanë dy minuta kohë për t’i ndihmuar anëtarët e skuadrës së tyre në “karrigen e nxehtë” që ta marrin me mend fjalën në tabelë pa e thënë fjalën.

  5. Personi në “karrigen e nxehtë” që e thotë fjalën i pari, fiton një pikë për skuadrën e vet. Nëse një skuadër e thotë fjalën në tabelë ndërkohë që po përpiqet ta ndihmojë anëtarin e skuadrës së vet që ta marrë me mend fjalën, nuk fiton pikë.

  6. Përsëriteni me fjalë të reja.

Notes

Shënime

  • Krijoni një deri në tri skuadra në varësi të madhësisë së grupit.

  • Nëse i bëni mbledhjet në mënyrë virtuale, luani të gjithë së bashku në vend që të ndaheni në skuadra. Një person është në “karrigen e nxehtë”. Ky person nuk e di fjalën. Një person është “dhënësi i të dhënave ndihmëse”. “Dhënësi i të dhënave ndihmëse” zgjedh një fjalë dhe jep një të dhënë që personi në “karrigen e nxehtë” të mund ta marrë me mend fjalën.

Ball Toss (10–15 minutes)

Hedhja e Topit (10–15 minuta)

e re me një top

Steps

Hapat

  1. Gjeni një top, një send të butë ose një fletë të zhubrosur letre.

  2. Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)

  3. Bëjeni pyetjen dhe hidhjani topin një nxënësi.

  4. Nxënësi kap topin dhe i përgjigjet pyetjes.

  5. Nxënësi e bën pyetjen përsëri dhe ia hedh topin një nxënësi tjetër.

  6. Përsëriteni derisa secili nxënës në grupin tuaj t’i jetë përgjigjur pyetjes. Më pas, fillojeni përsëri me një pyetje të re.

Notes

Shënime

  • Për ta bërë këtë lojë më sfiduese ndryshojeni pyetjen çdo herë që e hidhni topin.

  • Nëse i bëni mbledhjet në mënyrë virtuale, thërriteni dikë në emër në vend që të hidhni një top.

Give One, Get One (10–20 minutes)

Jep Një, Merr Një (10–20 minuta)

Steps

Hapat

  1. Zgjidhni një temë për grupin (për shembull: familja, sportet ose ushqimet).

  2. Shkruani sa më shumë fjalë që dini rreth temës për një ose dy minuta.

  3. Ngrihuni në këmbë dhe ecni nëpër dhomë. Gjeni një partner.

  4. Thuajini një fjalë nga lista juaj partnerit tuaj. Partneri juaj ju thotë një fjalë juve. Nëse është një fjalë e re, shtojeni fjalën në listën tuaj.

  5. Ecni nëpër dhomë përsëri. Gjeni një partner të ri. Përsëriteni.

Example

Tema: familja

Partneri A shkruan:

  • mom

  • dad

  • sister

  • brother

Partneri B shkruan:

  • grandfather

  • grandmother

  • mother

  • father

  • aunt

  • uncle

A: What’s one word from your list?
B: Grandmother.
A: I don’t have that word. I’ll add it to my list.
B: What’s a word from your list?
A: Mom.
B: I have mother. I will write mom next to mother.

Të dy nxënësit i shtojnë fjalët e reja në listat e tyre.

Lista e Partnerit A:

  • mom

  • dad

  • sister

  • brother

  • grandmother

Lista e Partnerit B:

  • grandfather

  • grandmother

  • mother, mom

  • father

  • aunt

  • uncle

Notes

Shënime

  • Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar ose ushtruar fjalët e reja të fjalorit që nuk janë në mësim.

  • Nëse i bëni mbledhjet në mënyrë virtuale, bëjeni secilin person që t’i thotë një fjalë nga lista e vet tërë grupit në vend që të punojnë në dyshe.

Speculation—“I think that you …” (15–20 minutes)

Arsyetim – “I think that you [“Mendoj se ti] …” (15–20 minuta)

dy gra duke qeshur

Steps

Hapat

  1. Mendoni për një folje.

  2. Thuajeni foljen me zë të lartë.

  3. Duke përdorur foljen, krijoni një fjali të vërtetë rreth një nxënësi tjetër. Thoni: “I think that you …” për ta filluar fjalinë tuaj.

  4. Nxënësi tjetër thotë a është i vërtetë apo jo pohimi juaj.

  5. Nëse është i vërtetë, fitoni një pikë. Nëse nuk është i vërtetë, nuk fitoni pikë.

  6. Nxënësi i parë që arrin pesë pikë, fiton.

  7. Kryeni 10 deri në 20 radhë. Ndryshojeni foljen për secilën radhë.

Example

Nxënësi A (drejtuar nxënësit B): The verb is like. I think that you like chocolate.

Nxënësi B: That’s true! (Nxënësi A fiton një pikë.)

Nxënësi B (drejtuar nxënësit C): I think that you like to play basketball.

Nxënësi C: That’s not true! (Nxënësi B nuk fiton pikë.)

Notes

Shënime

  • Krijoni grupe me tre deri në pesë veta.

  • Kjo lojë do të përfshijë 10 deri në 20 radhë. Do t’ju nevojitet një folje për secilën radhë. Bëjeni me radhë duke thënë një folje të re çdo herë që e filloni ju radhën.

Tell Me a Story! (5–15 minutes)

Më Trego një Histori!

Steps

Hapat

  1. Punoni me një partner ose një grup të vogël.

  2. Një person thotë fjalinë e parë të një historie të sajuar.

  3. Personi tjetër thotë fjalinë e dytë.

  4. Bëjeni me radhë duke thënë një fjali nga historia derisa të mbarojë historia.

Example

A: Yesterday, Sara and Mari missed the bus to come to conversation group.
B: They waited for the next bus, but it didn’t come.
C: They started to walk to the church.
A: Luke was driving to conversation group and saw them walking.
B: He stopped so they could go with him.
C: Sara, Mari, and Luke arrived 20 minutes late.
A: Luke was happy to help Sara and Mari.
B: He said it was a blessing in disguise that he was late.
C: They all had a fun time.

Notes

Shënime

  • Krijoni grupe me tre deri në pesë veta.

  • Mund ta bëni këtë veprimtari më të lehtë duke treguar një figurë për ta filluar historinë.

  • Një mënyrë tjetër për ta bërë këtë veprimtari më të lehtë, është ta bëni secilin grup të fillojë me të njëjtën fjali. Për shembull, secili grup mund ta fillojë me “Pata një fundjavë të tmerrshme” ose “Ishte dita më e bukur e jetës sime”.

Two Truths and One Lie (10–15 minutes)

Dy të Vërteta dhe Një Gënjeshtër (10–15 minuta)

Steps

Hapat

  1. Mendoni për dy gjëra që janë të vërteta rreth jush. Sajoni një gjë që nuk është e vërtetë. Përpiquni të përdorni fjalë të fjalorit dhe fraza nga një mësim.

  2. Lexojani thëniet tuaja me zë të lartë një partneri ose një grupi të vogël prej tre deri në pesë vetash.

  3. Anëtarët e grupit tuaj bëjnë pyetje me qëllim që të marrin me mend se cila thënie nuk është e vërtetë. Përgjigjuni pyetjeve të tyre.

Example

Anëtari 1 i grupit: “I like pizza. I like French fries. I like chocolate. Which is not true?

Anëtarët e tjerë të grupit bëjnë pyetje:

Q: What is your favorite kind of pizza?
A: I like cheese pizza.
Q: What is your favorite candy bar?
A: I like chocolate and caramel.
Q: Where do you like to get French fries?
A: I don’t have a favorite place.

Anëtarë të tjerë të grupit marrin me mend: “I think you don’t like French fries.

Anëtari 1 i grupit: “That’s right! I don’t like French fries.

Vocabulary Cards (10–15 minutes)

Karta të Fjalëve të Fjalorit (10–15 minuta)

burrë duke dëgjuar

Steps

Hapat

  1. Shkruani 5 deri në 10 fjalë të fjalorit në fletë të vogla letre (pusullat me ngjitje funksionojnë shkëlqyeshëm). Vendosini copat e letrave në grumbull.

  2. Gjeni një partner.

  3. Kthejeni grumbullin e fjalëve nga poshtë që të mos i shikoni fjalët. Këmbejini grumbujt me partnerin tuaj.

  4. Zgjidhni një letër. Mos e shihni fjalën. Mbajeni letrën lart përpara ballit tuaj. Partneri juaj përshkruan fjalën (ose jep një përkthim), që të mund ta merrni me mend fjalën te letra. Nëse e merrni me mend me saktësi, fitoni një pikë.

  5. Bëjeni me radhë. Përsëriteni për secilën letër në grumbullin tuaj.

Notes

Shënime

  • Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’i ushtruar fjalët e fjalorit.

  • Nëse i bëni mbledhjet në mënyrë virtuale, punoni me të gjithë grupin në vend që të ndaheni në dyshe. Çdo njeri shkruan një listë fjalësh. Mos ia tregoni listën tuaj grupit. Bëjeni me radhë duke zgjedhur një fjalë nga lista juaj. Përshkruajani grupit pa e thënë fjalën. Anëtarët e grupit e marrin me mend fjalën.

Dice Game 2 (10–15 minutes)

Loja me Zare 2 (10–15 minuta)

Steps

Hapat

dy zare
  1. Ju nevojiten dy zare (ose letra numrash me numrat nga 1–6).

  2. Zgjidhni gjashtë folje dhe shkruajini në tabelë me numrat 1–6.

  3. Zgjidhni fjalë, përemra ose kohë të tjera të foljeve dhe shkruajini në tabelë me numrat 1–6.

  4. Punoni me një partner ose një grup të vogël prej tre deri në pesë vetash. Hidheni zarin. Përdorini të dy numrat që ju bien për të krijuar një fjali me fjalët përkatëse. Bëjeni me radhë.

Example

Mësuesi i shkruan në tabelë foljet dhe kohët vijuese:

Foljet

  1. eat

  2. play

  3. talk

  4. laugh

  5. go

  6. buy

Kohët

  • 1, 3, 5 = past tense

  • 2, 4, 6 = present tense

Nxënësi 1 hedh zaret dhe i bien numrat 6 dhe 3. Ai krijon një fjali duke përdorur buy [blej] + past tense [kohë e shkuar].

  • I bought rice and chicken at the store last night.

Nxënësja 2 hedh zaret dhe i bien numrat 4 dhe 6. Ajo krijon një fjali duke përdorur laugh [qesh] + present tense [kohë e tashme].

  • I always laugh at my dog. He’s so silly.”

Nxënësi 3 hedh zaret dhe i bien numrat 1 dhe 5. Ai krijon një fjali duke përdorur eat [ha] + past tense [kohë e shkuar].

  • I ate pizza for lunch.

Notes

Shënime

  • Kjo është një mënyrë e mirë për të ushtruar kohët e foljeve (të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen) ose struktura të tjera gramatikore (përdorimin përpara dhe pas, pyetjet, thëniet negative e kështu me radhë).

  • Nëse i bëni mbledhjet në mënyrë virtuale, punoni me tërë grupin. Përdorni zare virtuale dhe bëjeni me radhë duke krijuar fjali.

Bicycle Chain (in person) (10–20 minutes)

Zinxhiri i Biçikletës (me prani fizike) (10–20 minuta)

Kjo veprimtari mund të bëhet vetëm në mbledhjet e grupit me prani fizike.

Steps

Hapat

  1. Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)

  2. Vihuni në dy radhë duke qëndruar përballë njëri‑tjetrit.

    diagram me dy rreshta njerëzish përballë njëri‑tjetrit
  3. Njerëzit përballë njëri‑tjetrit janë partnerë.

  4. Partnerët bëjnë pyetjen dhe i japin përgjigje asaj.

    diagram me 2 rreshta njerëzish ku çdo njeri lëviz në pozicionin e personit në të djathtë të tij ose saj
  5. Lëvizni në një rreth që secili person të ketë një partner të ri.

    diagram që tregon dy rreshta njerëzish përballë njerëzish të ndryshëm nga ata me të cilët filluan
  6. Partnerët bëjnë pyetjen dhe i japin përgjigje asaj.

  7. Përsëritini hapat 5 dhe 6.

Notes

Shënime

  • Nëse keni një numër tek njerëzish, krijoni një grup me tre veta.

Mingle and Share (in person) (10–15 minutes)

Shoqërohuni dhe Tregoni (me prani fizike) (10–15 minuta)

Kjo veprimtari mund të bëhet vetëm në mbledhjet e grupit me prani fizike.

dy njerëz duke folur

Steps

Hapat

  1. Zgjidhni një pyetje. (Përdorni njërën nga një mësim ose shihni pjesën “Pyetjet” në këtë shtojcë.)

  2. Ngrihuni në këmbë dhe gjeni një partner.

  3. Bëjani pyetjen partnerit tuaj. Mbajeni mend përgjigjen e partnerit tuaj. Jepini përgjigje pyetjes së partnerit tuaj.

  4. Ecni nëpër dhomë dhe gjeni një partner të ri. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje. Përsëriteni disa herë me partnerë të rinj. Mbajini mend të gjitha përgjigjet e partnerëve tuaj.

  5. Kthehuni në vendet tuaja. Tregojini grupit se çfarë mësuat.

Example

Question: What do you like to do?

Nxënësit ecin përreth duke bërë pyetje dhe duke dhënë përgjigje me partnerë të ndryshëm.

  • Sara: What do you like to do?

    Mei: I like to dance. What do you like to do?

    Sara: I like to go to karaoke.

    Mei: What’s your favorite song to sing?

    Sara: I don’t have a favorite song. I really like to sing with other people.

    Mei: What do you like to do?

    Lee: I like to play video games. What do you like to do?

    Mei: I like to dance. What is your favorite game?

    Lee: I like strategy games.

Nxënësit ia tregojnë grupit atë që mësuan.

  • Teacher: What does Mei like to do?

    Sara: She likes to dance.

    Teacher: What does Lee like to do?

    Mei: He likes to play video games.