“Mësimi 25: Përsëritje”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 25”, Programi EnglishConnect 2 për Nxënësit
Lesson 25
Review
Objektivi: Unë do të përsërit EnglishConnect 2 dhe do të reflektoj për përvojën time.
Personal Study
Përgatituni për grupin tuaj të bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në D.
Study the Principle of Learning: Learn by Study and by Faith
Mësoni me anë të Studimit dhe me anë të Besimit
I can rely on God to seek learning by study and by faith.
Unë mund të mbështetem te Perëndia për të mësuar me anë të studimit dhe me anë të besimit.
Zoti na ka dhënë një model për të mësuarit:
“Kërkoni me zell dhe i mësoni njëri‑tjetrit fjalë urtësie; po, kërkoni nga librat më të mirë fjalët e urtësisë; kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit” (Doktrina e Besëlidhje 88:118).
Reflektoni mbi përvojën tuaj në programin EnglishConnect. Si e keni zbatuar këtë model? Reflektoni mbi parimet e të mësuarit dhe thëniet që keni mësuar së bashku:
-
“Ti je një fëmijë i Perëndisë” – Unë jam një fëmijë i Perëndisë me potencial dhe qëllim të përjetshëm.
-
“Ushtroni besim te Jezu Krishti” – Jezu Krishti mund të më ndihmojë t’i bëj të gjitha gjërat kur ushtroj besim tek Ai.
-
“Merrni përgjegjësi” – Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.
-
“Duajeni dhe jepini mësim njëri‑tjetrit” – Unë mund të mësoj nga Shpirti ndërsa i dua të tjerët, u jap mësim dhe mësoj me të tjerët.
-
“Shkoni përpara” – Me ndihmën e Perëndisë, unë mund të shkoj përpara edhe kur përballem me pengesa.
-
“Këshillohuni me Zotin” – Unë e përmirësoj të mësuarit tim duke u këshilluar çdo ditë me Perëndinë rreth përpjekjeve të mia.
Koha juaj me grupin e programit EnglishConnect mund të jetë drejt fundit, por ka shumë më tepër gjëra që Perëndia dëshiron që ju t’i mësoni e përjetoni. Ati juaj Qiellor ju do dhe dëshiron që t’ju ndihmojë që të arrini potencialin tuaj hyjnor. Ju mund të mbështeteni te Perëndia dhe të vazhdoni të “kërkoni të mësoni, madje me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit”.
Ponder
-
Si e keni përjetuar dashurinë dhe ndihmën e Perëndisë në të mësuarit e anglishtes?
-
Si i keni vënë në zbatim parimet e të mësuarit në programin EnglishConnect?
-
Si do t’i zbatoni këto parime të të mësuarit në fusha të tjera të jetës suaj?
Prepare for Activity 1
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 1. Shkruani një pyetje dhe përgjigje për secilën familje në veprimtari. Lexojini me zë të lartë. Shihni mësimin 4 dhe mësimin 5 për fjalët e fjalorit dhe modelet.
Prepare for Activity 2
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 2. Zgjidhni një figurë. Shkruani katër pyetje dhe përgjigje rreth asaj ngjarjeje. Lexojini me zë të lartë. Shihni mësimin 12 dhe mësimin 23 për fjalët e fjalorit dhe modelet.
Prepare for Activity 3
Lexojini udhëzimet për veprimtarinë 3 pjesën 1. Shkruani tri pyetje dhe përgjigje për të planifikuar një ngjarje. Lexojini me zë të lartë. Shihni mësimin 17 dhe mësimin 22 për fjalët e fjalorit dhe modelet.
Përsëriteni për veprimtarinë 3 pjesën 2.
Additional Activities
Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 2 – Fletore Pune.
Act in Faith to Practice English Daily
Vazhdoni ta ushtroni gjuhën angleze çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.
Conversation Group
Discuss the Principle of Learning: Learn by Study and by Faith
(20–30 minutes)
-
Lexojeni me zë të lartë parimin e të mësuarit për këtë mësim.
-
Diskutojini pyetjet.
Activity 1: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilës familje. Thoni sa më shumë që të mundeni. Jini krijues! Bëjeni me radhë.
Example
-
A: How many grandchildren does he have?
-
B: He has two grandchildren.
-
A: Tell me about his daughter-in-law.
-
B: She is thirty years old, short, intelligent, and thoughtful.
-
A: How are the grandfather and the grandmother different?
-
B: The grandfather is more generous than the grandmother.
-
A: How are this sister and that sister different?
-
B: This sister is older. That sister is younger.
Image 1
Image 2
Image 3
Image 4
Activity 2: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Interpretoni me role. Partneri B mori pjesë në ngjarjen në figurë. Partneri A bën pyetje rreth ngjarjes. Thoni sa më shumë që të mundeni. Jini krijues! Ndërrojini rolet.
Example
-
A: Where were you last night?
-
B: I was at a birthday party.
-
A: How was the birthday party?
-
B: It was fun. I had a wonderful time. There were lots of gifts.
-
A: What did you do?
-
B: We listened to music, danced, and shared memories.
-
A: Was there cake at the birthday party?
-
B: Yes, there was cake!
Image 1
Image 2
Image 3
Image 4
Activity 3: Create Your Own Conversations
(10–15 minutes)
Part 1
Interpretoni me role. Partneri B po planifikon një ngjarje në komunitetin tuaj. Partneri A bën pyetje që të ndihmojë për të planifikuar ngjarjen. Jini krijues! Ndërrojini rolet.
Example
-
A: What will we do?
-
B: We will have a celebration.
-
A: OK! What will happen at the celebration?
-
B: It will be a celebration of our city. There will be games, snacks, a band, and fireworks.
-
A: Who will be there?
-
B: People from our community.
-
A: What day will it be?
-
B: It will be on August 1st.
-
A: When is it going to be?
-
B: It’s going to start at 6:30 p.m. It’s going to end after midnight.
Part 2
Interpretoni me role. Partneri A fton partnerin B në ngjarjen që planifikuat në pjesën 1. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje për të ndjekur ecurinë. Partneri B nuk mund të marrë pjesë. Jini krijues! Ndërrojini rolet.
Example
-
A: Do you want to come to a celebration with me?
-
B: When is it?
-
A: It’s on Friday, May 10th at 6:30 p.m.
-
B: What will happen at the celebration?
-
A: There will be fireworks and games.
-
B: Sorry, I can’t come to the celebration because I need to study for a test.
-
A: Can you please come to the celebration with me?
-
B: No, I can’t come because I have to get a good grade on my test.
Reflection
(5–10 minutes)
Përgëzime! Keni bërë goxha përparim. Jemi shumë krenarë për të gjithë përpjekjen dhe kohën që keni shpenzuar për të mësuar anglisht.
Reflektoni për përvojën tuaj në programin EnglishConnect 2 dhe vendosni synime për të ardhmen.
-
Tregoni për tri gjëra që i mësuat, të cilat ishin më të dobishmet për ju.
-
Si do të vazhdoni ta përmirësoni anglishten tuaj?
-
Mendoni rreth parimeve të të mësuarit. Si mund t’i zbatoni këto parime në jetën tuaj?
Hapi Juaj Vijues
Tani që e keni përfunduar programin EnglishConnect 2, merreni parasysh të vazhdoni me programin EnglishConnect 3. Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen join.englishconnect.org.
Nuk jeni gati që të filloni programin EnglishConnect 3? Vazhdoni të mësoni anglisht në programin EnglishConnect 2.
Çfarëdo që të bëni më pas, mbajeni mend se jeni fëmijë i Perëndisë dhe që Ai mund t’ju ndihmojë të përparoni.
Act in Faith to Practice English Daily
“Merrni gjithë arsimimin e mundshëm. … Arsimimi është çelësi që do të hapë dyert e mundësive për ju. Ia vlen të sakrifikosh për të. Ia vlen të punosh për të dhe, nëse e stërvitni mendjen tuaj dhe duart tuaja, ju do të jeni të aftë që t’i jepni një ndihmesë të madhe shoqërisë ku bëni pjesë dhe ju do të mund të jeni një shembull i nderuar i Kishës në të cilën jeni anëtar” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Gordon B. Hinkli [2016], f. 249).