“Njësia 1: Përfundimi – Paraqitja e Vetes”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Njësia 1: Përfundimi”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Unit 1: Conclusion
Introducing Myself
Punë e shkëlqyer me mësimet për këtë njësi! Ju keni mësuar se si ta filloni një bashkëbisedim dhe të tregoni për interesat tuaja. Në këtë njësi mësuat më shumë se 90 fjalë dhe 18 modele fjalish. Me këto fjalë dhe modele mund të bëni 200 pyetje dhe të krijoni 3000 fjali. Kjo është e mrekullueshme!
Evaluate
Evaluate Your Progress
Ndaluni një çast për të reflektuar dhe kremtuar gjithçka që keni arritur.
I can:
-
Introduce myself and others.
Të paraqit veten dhe njerëzit e tjerë.
-
Ask about personal information.
Të bëj pyetje për informacion personal.
-
Describe my hobbies and interests.
Të përshkruaj pasionet dhe interesat e mia.
Për ta gjurmuar më tej përparimin tuaj, shkoni tek englishconnect.org/assessments dhe përfundojeni vlerësimin sipas dëshirës për këtë njësi.
Evaluate Your Efforts
Përsëritini përpjekjet tuaja për këtë njësi te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. A po bëni përparim drejt qëllimit tuaj? Çfarë mund të bëni ndryshe për t’i arritur synimet tuaja?
Vazhdojeni ushtrimin e anglishtes çdo ditë teksa përgatiteni për programin EnglishConnect 2.
Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si programi EnglishConnect mund t’i zgjerojë mundësitë tuaja, vizitoni faqen englishconnect.org.