“Mësimi 3: Informacioni Personal”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit (2022)
“Mësimi 3”, Programi EnglishConnect 1 për Nxënësit
Lesson 3
Personal Information
Objektivi: Unë do të mësoj që të bëj pyetje dhe të jap përgjigje rreth informacionit personal.
Personal Study
Përgatituni për grupin e bashkëbisedimit nëpërmjet përfundimit të veprimtarive A deri në E.
Study the Principle of Learning: Take Responsibility
Merrni Përgjegjësi
I have the power to choose, and I am responsible for my own learning.
Unë kam fuqinë të zgjedh dhe mbaj përgjegjësi vetë për atë që mësoj.
Ju jeni një fëmijë i Perëndisë me fuqi për të zgjedhur dhe për të vepruar për veten. Kjo fuqi quhet liri e zgjedhjes. Lehi, një profet në Librin e Mormonit, na mëson se ne nuk jemi si gurët, duke pritur që dikush të na ndryshojë e të na zhvendosë. Ne jemi veprues që mund të vendosim për veten tonë se çfarë të besojmë, çfarë të bëjmë dhe se cilët të bëhemi. Lehi dha mësim:
“[Perëndia] i ka krijuar të gjitha gjërat, … qoftë gjërat që veprojnë dhe gjërat që pësojnë. … Kështu që, Zoti Perëndi e lejoi njeriun që ai të veprojë nga vetja e tij” (2 Nefi 2:14, 16).
Ju mund të zgjidhni që të mësoni dhe të përmirësoheni. Mësuesi juaj dhe nxënës të tjerë në grupin tuaj të bashkëbisedimit mund t’ju ndihmojnë, por në fund të fundit, janë zgjedhjet tuaja që do të kenë ndikimin më të madh në të mësuarit tuaj. Ju mund të veproni me nismën tuaj që ta ushtroni anglishten çdo ditë. Kur dalin probleme, kërkoni zgjidhje. Juve ju është dhënë liria e zgjedhjes, fuqia nga Perëndia për të vepruar. Ju mund të mbani përgjegjësi për të mësuarit tuaj vetjak.
Ponder
-
Çfarë do të thotë që të jeni një “veprues” dhe të mbani përgjegjësi për vetë të mësuarit tuaj?
-
Cilat janë disa gjëra që e bëjnë të vështirë për ta studiuar anglishten çdo ditë?
-
Çfarë mund të bëni për të vepruar vetë dhe për të mos u detyruar teksa studioni anglisht çdo ditë?
Memorize Vocabulary
Mësojeni kuptimin dhe shqiptimin e secilës fjalë përpara grupit tuaj të bashkëbisedimit. Përpiquni t’i përdorni fjalët e reja në një bashkëbisedim ose në një mesazh të dërguar dikujt që di anglisht.
|
their |
e tyre |
|
name@email.com |
emri@email.com |
|
@ (at) |
@ (at ‑ tek) |
|
. (dot) |
. (dot ‑ pikë) |
|
When is … ? |
Kur është … ? |
Nouns 1
|
anniversary |
përvjetori |
|
birthday |
ditëlindja |
Nouns 2
|
address |
adresa |
|
|
posta elektronike |
|
phone number |
numri i telefonit |
Days
|
January 1st |
1 janar |
|
February 2nd |
2 shkurt |
|
March 3rd |
3 mars |
|
April 4th |
4 prill |
|
May 5th |
5 maj |
|
June 6th |
6 qershor |
Practice Pattern 1
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim. Mund t’i zëvendësoni fjalët e nënvizuara me fjalët në pjesën “Memorize Vocabulary”.
Q: When is your (noun 1)?A: My (noun 1) is (day).
Questions
Answers
Examples
Q: When is your birthday?A: My birthday is July 8th.
Q: When is his anniversary?A: His anniversary is April 3rd.
Practice Pattern 2
Ushtrohuni që t’i përdorni modelet derisa të mund të bëni pyetje dhe të jepni përgjigje me vetëbesim.
Q: What is your (noun 2)?A: My (noun 2) is ().
Questions
Answers
Examples
Q: What is your email?A: My email is adam@email.net.
Q: What is their address?A: Their address is 1000 Central Parkway.
Q: What is his phone number?A: His phone number is 706-863-9400.
Use the Patterns
Shkruani katër pyetje të cilat mund t’ia bëni dikujt. Shkruani një përgjigje për secilën pyetje. Lexojini me zë të lartë.
Additional Activities
Përfundojini veprimtaritë dhe vlerësimet e mësimit në internet tek englishconnect.org/learner/resources ose në EnglishConnect 1 – Fletore Pune.
Act in Faith to Practice English Daily
Vazhdoni ta ushtroni anglishten çdo ditë. Përdoreni pjesën “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”. Përsëriteni synimin tuaj të studimit dhe vlerësojini përpjekjet tuaja.
Conversation Group
Discuss the Principle of Learning: Take Responsibility
(20–30 minutes)
-
Lexojeni me zë të lartë parimin e të mësuarit për këtë mësim.
-
Diskutoni pyetjet.
Activity 1: Practice the Patterns
(10–15 minutes)
Përsëriteni listën e fjalorit me një partner.
Ushtrojeni modelin 1 me një partner:
-
Ushtrojeni bërjen e pyetjeve.
-
Ushtrojeni dhënien e përgjigjeve.
-
Ushtrojeni një bashkëbisedim duke përdorur modelet.
Përsëriteni për modelin 2.
Activity 2: Create Your Own Sentences
(10–15 minutes)
Vështrojini figurat. Bëni pyetje dhe jepni përgjigje rreth secilit person. Bëjeni me radhë.
Example: Mei
-
Birthday: July 1
-
Phone Number: 832-351-9721
-
Address: 278 Main Street
-
Email: mei@email.net
-
A: When is Mei’s birthday?
-
B: Her birthday is July 1st.
-
A: What is Mei’s email?
-
B: Her email is mei@email.net.
Image 1: Hugo
-
Birthday: October 9
-
Phone Number: 919-345-3986
-
Address: 620 Oak Road
-
Email: hugo@email.com
Image 2: Mari
-
Birthday: August 2
-
Phone Number: 208-377-1984
-
Address: 966 Sunny Drive
-
Email: mari@email.net
Image 3: Jean
-
Birthday: March 7
-
Phone Number: 356-225-8786
-
Address: 22 First Street
-
Email: jj@email.com
Image 4: Talia
-
Birthday: January 10
-
Phone Number: 660-743-5522
-
Address: 1620 Pine Road
-
Email: talia5@email.net
Activity 3: Create Your Own Conversations
(15–20 minutes)
Interpretojeni me role secilën situatë. Njëri person është partneri A. Personi tjetër është partneri B. Ndërrojini rolet.
Example
Situata: Partneri A punon në një aeroport. Partneri B po regjistrohet për një fluturim. Partnerit A i nevojiten emri, data e lindjes dhe numri i telefonit të partnerit B.
-
A: Hello! Welcome to the airport. What is your name?
-
B: My name is Maria.
-
A: When is your birthday?
-
B: My birthday is January 2nd.
-
A: OK. And what is your phone number?
-
B: My phone number is 208-991-4433.
-
A: Thank you!
Situation 1:
Partneri A është mjek. Partneri B është në spital. Mjekut i nevojitet emri, datëlindja, numri i telefonit, adresa e banimit dhe adresa e postës elektronike të pacientit.
Situation 2:
Partneri A dhe partnerja B janë në një stacion treni. Partnerja B fillon një bashkëbisedim dhe kërkon numrin e telefonit dhe adresën e postës elektronike të partnerit A.
Situation 3:
Partnerja A është pronarja. Partnerja B është një punonjëse e re. Pronares i nevojiten emri, numri i telefonit, adresa e banimit dhe adresa e postës elektronike të punonjëses së re.
Situation 4:
Partnerja A është sekretarja në një universitet. Partneri B është një student i ri që po regjistrohet në klasat e universitetit. Sekretares i nevojiten emri, ditëlindja, adresa e banimit dhe adresa e postës elektronike të studentit të ri.
Evaluate
(5–10 minutes)
Vlerësojeni përparimin tuaj lidhur me objektivat dhe përpjekjet tuaja për ta ushtruar anglishten çdo ditë.
Evaluate Your Progress
I can:
-
Say my birthday, phone number, email, and address.
Të them datëlindjen, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe adresën time të banimit.
-
Ask for and say someone’s birthday, phone number, and address.
Të pyes për datëlindjen, numrin e telefonit dhe adresën e banimit të dikujt dhe t’i them ato.
Evaluate Your Efforts
Vlerësoni përpjekjet tuaja që:
-
Të studioni parimin e të mësuarit.
-
Të mësoni përmendsh fjalët e fjalorit.
-
T’i ushtroni modelet.
-
Të ushtroheni çdo ditë.
Vendosni një synim. Merrini parasysh sugjerimet për studim te “Gjurmuesi i Studimit Vetjak”.
Tregojani synimin tuaj një partneri.
Act in Faith to Practice English Daily
“Zgjedhjet që bëjmë, përcaktojnë fatin tonë” (Tomas S. Monson, “Zgjedhjet”, Liahona, maj 2016, f. 86).