“Shtojca B: Intervista për Aftësitë me Gojë për Hyrjen në Grupet e Programit EnglishConnect 1 dhe 2”, Programi EnglishConnect për Mësuesit (2023)
“Shtojca B”, Programi EnglishConnect për Mësuesit
Shtojca B
Intervista për Aftësitë me Gojë për Hyrjen në Grupet e Programit EnglishConnect
Për Ata që Administrojnë Intervistën me Gojë
Ky provim është një intervistë e shkurtër që nuk duhet të marrë më shumë se pesë minuta. Kjo intervistë me gojë do të ndihmojë për të përcaktuar a duhet të hyjë një nxënës në programin EnglishConnect 1 apo në atë EnglishConnect 2. Përdoreni këtë tabelë për të kryer intervistën dhe për të vlerësuar përgjigjet e të intervistuarit.
“Intervista për Aftësitë me Gojë” që Mund të Shtypet
Interpretimi i Rezultateve të Intervistës me Gojë
Çdo përgjigje duhet të vlerësohet sipas shkallës në vijim:
-
0 = nuk mund t’i përgjigjet fare pyetjes
-
1 = ka pak ose aspak aftësi për t’u përgjigjur; përgjigjet vetëm me nga një fjalë
-
2 = mund të përgjigjet me frazat e mësuara përmendsh dhe shumë gabime
-
3 = jep një përgjigje me bazë me fraza jo të mësuara përmendsh, edhe pse mund të ketë gabime
-
4 = jep një përgjigje me bazë me pak gabime
-
Pikët Gjithsej: 0–7 = EnglishConnect 1
-
Pikët Gjithsej: 8–11 = EnglishConnect 2
-
Pikët Gjithsej: mbi 12 = EnglishConnect 2 dhe ftohet të bëjë kërkesë për programin EnglishConnect 3
Nëse nxënësit marrin kryesisht 1 pikë [për pyetje], ata duhet të futen në programin EnglishConnect 1. Nëse nxënësit marrin kryesisht 2 ose 3 pikë, ata duhet të futen në programin EnglishConnect 2. Nëse nxënësit marrin kryesisht 3 ose 4 pikë, ata ende mund të marrin pjesë në programin EnglishConnect 2 nëse dëshirojnë, por gjithashtu mund të ftohen të bëjnë kërkesë për programin EnglishConnect 3 (shihni tek englishconnect.org/join).
Intervista me Gojë
Ndihmojeni personin që do të intervistoni, të ndihet sa më rehat duke krijuar një mjedis miqësor. Përshëndeteni personin që do të intervistoni dhe thoni se kush jeni sa më thjesht. Për shembull: “Hi. My name is . What’s your name?” [“Përshëndetje! Emri im është . Si quhesh?”]
Bëjini atij ose asaj pyetjet e renditura në tabelën më poshtë.
|
Pyetja |
Pikë (0–4) |
|---|---|
Pyetja 1. Tell me about yourself. What do you like to do? [Më trego për veten. Çfarë të pëlqen të bësh?] (Nëse nxënësi nuk e kupton këtë, mund të përpiqeni të bëni pyetjen: “What are your hobbies?” [“Cilat janë hobitë e tua?”]) | |
Pyetja 2. Tell me about your family. Who is in your family? [Më trego për familjen tënde. Nga kush përbëhet familja jote?] | |
Pyetja 3. Where are you from? Tell me about your city. [Nga je? Më trego për qytetin tënd të lindjes.] | |
Pyetja 4. What did you do last weekend? [Çfarë bëre fundjavën e kaluar?] (Të flasësh në kohën e shkruar është më e vështirë, prandaj bëjeni këtë pyetje vetëm nëse nxënësi doli mirë në të gjitha pyetjet e tjera.) | |
Pyetja Pikët Gjithsej |