Botime të Mëparshme
Raportoni


Raportoni

Pamja
shigjeta rrethore-blu

A i mbajta zotimet e mia?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 20 minuta vetëm për këtë faqe (jo për të gjithë pjesën Raportoni).

Ushtrohuni:Le të raportojmë për zotimet tona. Ata që i mbajtën të gjitha zotimet e tyre, të ngrihen ju lutem. (Duartrokitni.)

Lexoni:Tani, ngrihuni që të gjithë! Ne duhet të përpiqemi t’i mbajmë të gjitha zotimet tona. Ky është një prej zakoneve kyç të njerëzve të mbështetur te vetja. Le t’i përsëritim së bashku pohimet e motos sonë:

Lexoni:Le të ulemi.

Diskutoni:Çfarë mësuat ndërsa i mbajtët zotimet tuaja këtë javë? A ju nevojitet ndopak ndihmë nga grupi?

Përparimi im

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 15 minuta vetëm për këtë faqe.

Lexoni:Le të raportojmë për përparimin tonë deri më tani. Ky material filmik do të na ndihmojë të shohim se si ta bëjmë këtë.

Shihni:“Reporting My Progress” [“Raportimi i Përparimit Tim”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 92.)

Ushtrohuni:Anëtarët e grupit do të tregojnë tani përparimin e tyre gjatë pak javëve të kaluara. Lexojini fillimisht këto udhëzime.

  1. Merrni një minutë të mendoni me vete për përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve kyç më poshtë. Informacioni duhet të jetë në fletoret tuaja të punës nga javët e mëparshme.

  2. Kur çdokush të jetë gati, me radhë, paraqitjani përgjigjet tuaja partnerit tuaj në veprim. Sigurohuni që të kërkoni përshtypje.

PËRPARIMI IM DREJT ARSIMIMIT PËR PUNË MË TË MIRË

Përse dua të bëhem më i/e mbështetur te vetja?

Çfarë të ardhurash do të më duhet të fitoj për t’u bërë i/e mbështetur te vetja?

Çfarë lloj pune të ardhshme kam zgjedhur për t’i fituar këto të ardhura?

Çfarë trajnimi ose arsimimi më duhet për t’u kualifikuar për punën time të ardhshme?

Çfarë shkolle dhe programi kam zgjedhur? Përse?

A jam në dijeni për kostot e arsimimit tim? Si do t’i paguaj ato? Puna? Familja? Huaja?

A më nevojitet të bëj kërkesë për një huamarrje nga FQA-ja që të më ndihmojë t’i paguaj ato kosto?

Nëse po, a e kam gjetur një këshilltar dhe a kam komunikuar me udhëheqësin tim të priftërisë?

Nëse po, a e kam përfunduar procesin e bërjes së kërkesës për huamarrjen?

Ja ku është pyetja ime ose shqetësimi im më i madh:

A ka ndonjë përshtypje ose këshillë për mua?