Botime të Mëparshme
Mësoni


Mësoni

Pamja
llambë-e gjelbër

A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Ora:Vendoseni kohëmatësin te 30 minuta për pjesën Mësoni.

Lexoni:Ne i kemi marrë në shqyrtim mënyrat për të paguar për arsimimin tonë. Një mundësi është një hua nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor (FQA).

Java 1

Java 2

Java 3

Java 4

Java 5

Java 6

Çfarë lloj pune do të më ndihmojë të bëhem i/e mbështetur te vetja?

Çfarë arsimimi do të më kualifikojë për punën time?

Si do ta paguaj arsimimin tim?

A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Si do të kem sukses në klasë?

Si do të kem sukses jashtë klasës?

Lexoni:Këtë javë ne do të gjejmë përgjigjet për pyetjen vijuese dhe do të ndërmarrim veprimin vijues:

Lexoni:PYETJA E JAVËS – A duhet të bëj kërkesë për një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

VEPRIMI I JAVËS – Do ta vendos me familjen nëse do të bëj ose jo kërkesë për një huamarrje nga FQA-ja. Nëse një hua nga FQA-ja është gjëja e drejtë për t’u bërë nga unë, do ta plotësoj kërkesën për huamarrje.

Çfarë është një huamarrje nga Fondi i Qarkullueshëm Arsimor?

Shihni:“What is a PEF Loan?” [“Çfarë Është një Hua nga FQA-ja?”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen 68.)

Pamja
Presidenti Gordon B. Hinkli
Diskutoni:

Çfarë mendimesh e ndjenjash patët gjatë materialit filmik?

Ushtrohuni:Mblidhuni në grupe me nga dy ose tre veta. Lexojini me radhë pohimet vijuese të thëna nga Presidenti Gordon B. Hinkli, për ata që marrin hua nga FQA-ja.

Diskutoni:Cilat premtime më lart janë të rëndësishme për ju? Si mund të jetë e ndryshme jeta për ju dhe familjen tuaj, nëse këto premtime do të përmbusheshin?

Kush mund të marrë një hua nga FQA-ja?

Lexoni:Më parë, huatë nga FQA-ja ishin në dispozicion vetëm për misionarët e kthyer të moshave 18 deri 30 vjeç. Tani ato janë në dispozicion për të gjithë anëtarët e kualifikuar të Kishës, të moshave 18 vjeç e lart. Le t’i shqyrtojmë imtësisht kushtet. (Përjashtimet për këto kushte mund të miratohen nga udhëheqësit e priftërisë për të plotësuar nevoja të pazakonta.)

Ushtrohuni:Kthejini karriget tuaja përballë një anëtari tjetër të grupit. Së bashku lexojini kushtet në të majtë, te kutia më poshtë. Pastaj hiqni një vizë deri te fjalët në të djathtë që plotësojnë hapësirat boshe. Është treguar një shembull.

PJESËMARRËSIT PËR PROGRAMIN E HUAMARRJES NGA FQA-JA, DUHET TË JENË:

Anëtarë aktivë të Kishës që shërbejnë në një .

institut

Të miratuar nga udhëheqësit e tyre të priftërisë si të denjë , në nevojë për ndihmë financiare dhe të përkushtuar për t’i arritur synimet e tyre.

18 vjeç ose më shumë

Mosha .

thirrje

Duke studiuar në një shkollë a program që është .

Arsimim për Punë më të Mirë

Të përgatitur duke marrë pjesë në një grup dhe duke plotësuar planin për huamarrjen nga FQA-ja.

për në tempull

Duke jetuar, punuar dhe duke frekuentuar shkollat vendore në zonat ku .

në Listën e Shkollave dhe Programeve të Parapëlqyera

Të zotuar për integritet moral dhe për mbështetje te vetja duke .

këshilltar

Partnerë me një , që i ndihmon pjesëmarrësit të kenë sukses në shkollë, në punë dhe në shlyerjen e huasë.

miratohen huamarrjet nga FQA-ja

Duke marrë pjesë në , po të jetë një i/e ri/e në moshë madhore beqar/e.

e shlyer plotësisht huanë

Ju lutem, referojuni faqes 69 për t’ju ndihmuar t’i kuptoni kushtet.

Si funksionon një huamarrje nga FQA-ja?

Diskutoni:Lexojeni shkurtimisht broshurën vendore të FQA-së, e cila përmban orientime për huamarrjen nga FQA-ja për zonën tuaj. Çfarë mësoni ju?

Lexoni:Kur ne mësojmë siç duhet, ne mund të marrim ulje për pagesat tona të huasë. Shuma e përgjithshme e huasë që duhet paguar, mund të ulet kur 1) marrim nota të mira, 2) diplomohemi, 3) arrijmë synimin e punësimit tonë dhe 4) i bëjmë në kohë pagesat e huasë. Nëse ne i bëjmë këto gjëra, ne fitojmë mirëbesim për rendimentin tonë të arrirë dhe shuma që kemi detyrim ta paguajmë, ulet.

Për më shumë informacion mbi huamarrjet nga FQA-ja, shihni faqen 70. Lexojeni përsëri me kujdes këtë informacion në shtëpi. Ju mund të komunikoni edhe me një qendër për mbështetjen te vetja për pyetje.

Diskutoni:A keni pyetje të tjera që grupi mund t’ju ndihmojë për t’iu përgjigjur?

Si të bëj një kërkesë?

Lexoni:Në vijim janë hapa për të bërë një kërkesë për një huamarrje nga FQA-ja. Lidhuni me një partner dhe vihuni në dijeni për informacionin që do t’ju duhet për secilin hap. Kthehuni te faqja që rendit çdo hap, dhe me radhë lexojeni (por mos e plotësoni informacionin në faqet e tjera). Më pas kthehuni te kjo faqe dhe vendosni një shenjë përzgjedhëse te kutia për atë hap.

Diskutoni:A e keni të gjithë informacionin që ju duhet për t’i plotësuar hapat? Nëse jo, si mund ta merrni atë?

Çfarë ndodh pasi unë bëj kërkesën?

Lexoni:Pasi ne e përfundojmë kërkesën, ja se çfarë ndodh.

1Ju e dorëzoni një kërkesë

2Udhëheqësit dhe punonjësit e FQA-së e shqyrtojnë kërkesën

3Nëse kërkesa miratohet, ju i pranoni marrëveshjet për haumarrjen në faqen e internetit të FQA-së

4Specialisti i FQA-së ju interviston nëpërmjet telefonit dhe e interviston këshilltarin tuaj nëpërmjet telefonit

5Ju regjistroheni për shkollën dhe kërkoni që shkolla të paguhet

Diskutoni:A ka pyetje të tjera? Nëse nuk i dini përgjigjet, vizitoni qendrën më të afërt për mbështetjen te vetja.

Pas mbledhjes, nëse ndërmjetësi juaj ka të drejtë hyrjeje në internet, ai ose ajo mund ta hapë faqen e internetit të kërkesës për huamarrjen nga FQA-ja dhe t’jua tregojë se si ta përdorni atë.

Si ta bëj një pagesë?

Lexoni:Një hua nga FQA-ja nuk është një dhuratë dhe nga ne pritet që t’i kthejmë paratë. Ne zotohemi që t’i kthejmë paratë. Ne e bëjmë këtë zotim gjatë intervistës sonë për miratimin e huasë nga FQA-ja, me udhëheqësin tonë të priftërisë si dhe kur e plotësojmë kërkesën në internet.

Shlyerjet tona të huasë nga FQA-ja, sigurojnë para që të tjerët të marrin një hua nga FQA-ja në të ardhmen, përfshirë anëtarët e kunjit apo të distriktit tonë. Nëse nuk e shlyejmë, do të ketë më pak para për huadhënie në të ardhmen nga FQA-ja.

Lexojeni thënien në të djathtë.

Diskutoni:Përse është e rëndësishme që të shlyhet huaja nga FQA-ja? Merrini në shqyrtim këto arsye:

  • Ju i respektoni zotimet dhe e rritni aftësinë tuaj për t’i mbajtur besëlidhjet.

  • U jepni të tjerëve të njëjtën mundësi për të marrë një hua.

  • Merrni bekimet e premtuara për veten dhe familjen tuaj.

  • E rritni besimin tuaj te Jezu Krishti dhe bëheni të mbështetur te vetja.

Lexoni:Për t’u siguruar që ne e dimë se si t’i bëjmë pagesat e huasë, ne duhet ta bëjmë pagesën tonë të parë përpara se shkolla jonë të mund t’i marrë paratë.

Shënim për Ndërmjetësin: Shpërndajini udhëzimet për pagesat për vendin tuaj.

Së bashku, shqyrtojini shkurtimisht udhëzimet për pagesat për vendin tuaj.

Çfarë do të na duhet për të pasur sukses në shlyerjen e një huaje nga FQA-ja?

Shihni:“I Have Two Hands to Work” [“Unë Kam Dy Duar për të Punuar”] (Nuk keni material filmik? Lexojeni faqen 78.)

Diskutoni:Zgjidhni një fjalë për të përshkruar se çfarë ndiet nga ky material filmik. Tregojeni fjalën.

Nga ajo që dini tashmë, a do të zgjidhni që të bëni një kërkesë për huamarrje nga FQA-ja? Çfarë mund të bëni gjatë javës për të marrë një vendim të mirë për këtë mundësi?

Lexoni:Ndërsa ne përparojmë, nuk jemi të vetëm. Le të kujtojmë: “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13).