Seminari
Doktrina e Besëlidhje 23–26: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 23–26: Vështrim i Përgjithshëm” Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet, (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 23–26”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 23–26

Doktrina e Besëlidhje 23–26

Vështrim i Përgjithshëm

Në ditët dhe muajt pasi u organizua Kisha e Shpëtimtarit, pjesëtarët e familjes së Jozef Smithit dhe të tjerët dëshiruan ta njihnin vullnetin e Perëndisë për ta. Jozefi i kërkoi Zotit dhe mori një zbulesë për secilin prej tyre. Zoti e udhëzoi gjithashtu Jozefin se si ai mund ta udhëhiqte Kishën dhe të siguronte për familjen e tij. Zoti e zbuloi vullnetin e Tij për Ema Smithin. Ajo u quajt një zonjë e zgjedhur me detyrat për ta ngushëlluar bashkëshortin e saj, për të qenë një shkruese, sqaruar shkrimet e shenjta, këshilluar kishën dhe bërë një përmbledhje të himneve të shenjta.

training icon Mësojeni Vetë doktrinën e Jezu Krishtit: Është vendimtare në këto ditë të fundit që nxënësit ta mësojnë vetë doktrinën e Jezu Krishtit. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke formuluar pyetje kërkimore që nuk marrin përgjigje me “po” ose “jo”, që i ndihmojnë nxënësit ta zbulojnë vetë doktrinën dhe parimet e ungjillit dhe nuk i drejtojnë nxënësit drejt një përgjigjeje të veçantë. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Shpëtimtari e Mësoi Doktrinën” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 1.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 23–24

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i njohin ata dhe do të sigurojnë udhërrëfim për jetën e tyre vetjake.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth një dëshire të drejtë që mund të kenë (për të shërbyer në një mision, për t’i shërbyer komunitetit të tyre, për t’u martuar në tempull etj.). Kërkojuni atyre të përsiatin se si mund ta kërkojnë këshillën e Zotit që lidhet me të.

  • Materiale: Kopje të fletushkës “Doktrina e Besëlidhje 23–24. Këshilla nga Zoti”

  • Material filmik: “Heavenly Father Knows Me” [“Ati Qiellor më Njeh Mua”] (3:18)

Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë mënyrat se si mund të bëhen më shumë si Shpëtimtari.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mundësitë që kanë pasur për t’i shërbyer Shpëtimtarit duke u dhënë shërbesë të tjerëve. Çfarë ndien ata se ishte me vlerë rreth përvojës?

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e Ema Smithit

Doktrina e Besëlidhje 25, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kërkojnë bekimet e Zotit dhe t’i lënë mënjanë gjërat tokësore.