Dhiata e Vjetër 2022
18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: “Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”


“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8: ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“18–24 Korrik. Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2022

Pamja
tempulli i Zorobabelit

Ilustrim i tempullit të Zorobabelit, nga Sam Lawlor

18–24 Korrik

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–68

“Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”

Teksa studioni, merrni parasysh se për cilin nga mesazhet te libri i Ezdras dhe Nehemias kanë më shumë nevojë fëmijët, të cilëve u jepni mësim. Krijoni një plan mësimi që përfshin mbresat që merrni nga Fryma e Shenjtë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shkruani në tabelë: Zorobabel, Ezdra dhe Nehemia. Vizatoni ose paraqitni disa figura që lidhen me këta njerëz, të tilla si një tempull, shkrimet e shenjta dhe muret e Jerusalemit. Ndihmojini fëmijët t’i përputhin emrat me figurat dhe lërini të tregojnë atë që dinë rreth asaj se çfarë bënë këta njerëz.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Ezdras 3:8–13

Tempulli mund të më sjellë gëzim.

Rrëfimi i Zorobabelit dhe i judenjve për rindërtimin e tempullit mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të gjejnë gëzim te bekimet që vijnë për shkak të shtëpisë së Zotit.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të flasin për diçka që i bën ata të lumtur. Tregoni një fotografi të dikujt duke buzëqeshur përpara tempullit (të tillë si fotografia e këtij përvijimi) dhe pyetini fëmijët se përse personi mund të jetë kaq i lumtur. Dëshmoni se tempulli është shtëpia e Zotit dhe tregojuni për një rast kur jeni ndier i/e lumtur për shkak të tempullit.

  • Lexojuni fëmijëve pjesën e fundit tek Ezdras 3:12, duke shpjeguar se kur judenjtë hodhën themelin e tempullit, “shumë … bërtit[ën] fort nga gëzimi”. Ftojini fëmijët të bërtasin nga gëzimi. Ndihmojini të mendojnë për arsyet se përse ne mund të jemi të gëzuar rreth tempullit. Për shembull, në tempull ne bëjmë premtime me Perëndinë që i lejojnë familjet tona të jenë së bashku përgjithmonë.

  • Këndoni me fëmijët një këngë rreth tempullit, të tillë si “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99). Pas secilit rresht, ndaloni për t’i kërkuar një fëmije të tregojë diçka që atij ose asaj i pëlqen shumë rreth tempullit.

    Pamja
    familje duke ecur në territorin e tempullit

    Tempulli mund të jetë një burim gëzimi në jetën tonë.

Nehemias 2:17–20; 6:1–9

Zoti do të më ndihmojë të bëj punën e Tij.

Kur Nehemia po riparonte muret rrethuese të Jerusalemit, armiqtë e tij u përpoqën ta ndalonin, por ai i qëndroi besnik detyrës së tij. Cilat janë disa gjëra të rëndësishme që Zoti dëshiron që të bëjnë fëmijët dhe si mund t’i frymëzoni ata që të jenë besnikë ndaj asaj pune?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve historinë e Nehemias (shih Nehemias 2:17–20; 6:1–9; Diter F. Uhtdorf, “Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim”, Liahona, maj 2009, f. 59–62). Tregojuni fëmijëve se çfarë tha Nehemia kur njerëzit u tallën me të për shkak se donte të rregullonte muret e Jerusalemit: “Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin” (Nehemias 2:20). Ftojini fëmijët që të ngrihen në këmbë dhe të bëjnë sikur po ndihmojnë në rregullimin e mureve të Jerusalemit.

  • Sillni disa blloqe plastike në klasë dhe lërini fëmijët t’i përdorin ato që t’ju ndihmojnë të ndërtoni një mur (ose vizatoni një mur në tabelë). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për disa gjëra të rëndësishme që Ati Qiellor mund t’u kërkojë të bëjnë, si për shembull të mësojnë se si t’i lexojnë shkrimet e shenjta. Për çdo ide që japin, ftojini që t’i shtojnë murit nga një bllok. Shpjegoni se kur Nehemia po bënte punën e tij të rëndësishme për rregullimin e mureve të Jerusalemit, njerëzit u përpoqën ta ndalonin atë. Lexoni te Nehemias 6:9 dhe ftojini fëmijët të ngrenë dorën kur të lexoni frazën “forco duart e mia”. Tregojuni fëmijëve për një rast kur ju ndiet se Perëndia jua forcoi duart për të bërë punën e Tij.

Nehemias 8:1–12

Shkrimet e shenjta janë një bekim.

Ju mund të përdorni historinë e Ezdrës që lexon ligjin, për t’i ndihmuar fëmijët të mendojnë rreth faktit se sa të bekuar jemi që i kemi shkrimet e shenjta.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve se Ezdra ia lexoi shkrimet e shenjta popullit. Lexoni me zë të lartë disa fraza nga Nehemias 8:2–3, 5–6, 8–9, 12, të cilat përshkruajnë atë që bënë njerëzit kur i dëgjuan shkrimet e shenjta, dhe ftojini fëmijët t’i interpretojnë me gjeste këto fraza. Përse jemi mirënjohës që i kemi shkrimet e shenjta?

  • Ftojini fëmijët të ngjyrosin faqen e veprimtarisë së kësaj jave. Ndërsa e bëjnë këtë, tregojuni fëmijëve se si leximi i shkrimeve të shenjta ju ka sjellë më pranë Shpëtimtarit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Ezdras 3:8–13; 6:16–22

Tempulli më jep arsye të gëzohem.

Ndërsa e shqyrtoni me fëmijët rrëfimin e Zorobabelit dhe të judenjve që po rindërtonin tempullin, gjeni mënyra për të dëshmuar për gëzimin që na vjen, për shkak se kemi tempuj sot.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të punojnë së bashku për të gjetur fraza tek Ezdras 3:10–13, që tregojnë se si u ndien judenjtë kur tempulli i Jerusalemit po rindërtohej. Si mund ta tregojmë gëzimin tonë për pasjen e tempujve në tokë sot? Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyrat se si mund të përgatiten për të shkuar në tempull.

  • Tregojuni fëmijëve ndjenjat tuaja rreth tempullit. Si ju ka ndihmuar tempulli që të ndiheni më afër Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit? Përse kremtojmë kur përkushtohet një tempull? Jepuni fëmijëve kohë që të shkruajnë se si ndihen rreth tempullit dhe nxitini t’ua tregojnë familjeve të tyre atë që shkruan.

Nehemias 2; 46

Zoti do të më forcojë për të bërë “një punë të madhe”.

Zoti ka një punë të rëndësishme për fëmijët, të cilëve u jepni mësim. Çfarë mund të mësojnë ata nga Nehemia rreth vazhdimit me ngulm në atë punë edhe kur ata hasin kundërshtime?

Veprimtari të Mundshme

  • Shqyrtoni me fëmijët historinë rreth Nehemias që riparon muret rrethuese të Jerusalemit, duke përfshirë edhe kundërshtimet që hasi ai. Lexoni së bashku te Nehemias 2:19 dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë situata në të cilat dikush mund të na tallë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur. Sipas vargut te Nehemias 2:20, si u përgjigj Nehemia? Si mund t’u përgjigjemi njerëzve kur na tallin ose kritikojnë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur?

  • Lexoni së bashku te Nehemias 6:1–9. Si u përpoqën vazhdimisht armiqtë e Nehemias për ta ndaluar atë së punuari për murin dhe si iu përgjigj ai? Çfarë pune do Perëndia që ne të bëjmë? (Shih, për shembull, Mosia 18:8–10.) Si mund ta ndjekim shembullin e Nehemias te vargu 9 kur është e vështirë për të bërë atë që Perëndia na ka kërkuar të bëjmë?

Nehemias 8:1–12

Unë bekohem kur i studioj shkrimet e shenjta.

Njerëzit në Jerusalem nuk i kishin dëgjuar fjalët e Perëndisë për një kohë të gjatë përpara se Ezdra t’ia lexonte popullit. Historia e Ezdrës na kujton se sa të rëndësishme duhet të jenë për ne shkrimet e shenjta.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë te Nehemias 8:1–12 fjalë ose fraza që tregojnë se si u ndien njerëzit rreth dëgjimit të fjalës së Perëndisë. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si ndihen kur i lexojnë shkrimet e shenjta dhe shprehini edhe ju ndjenjat tuaja.

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë te Nehemias 8:8 dhe pyetini fëmijët se çfarë i ndihmon ata t’i kuptojnë shkrimet e shenjta. Tregojuni atyre se si t’i përdorin mjetet ndihmëse për studimin e shkrimeve të shenjta, të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe Gospel Topics [Tema të Ungjillit] (ChurchofJesusChrist.org). Ftojini fëmijët të tregojnë diçka që e kanë mësuar rreth Shpëtimtarit nga shkrimet e shenjta.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të zgjedhin diçka që e mësuan sot, të cilën do të dëshironin t’ua tregonin familjeve të tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përgatituni shpirtërisht. “Mësimdhënie e fuqishme e ungjillit nuk do të thotë thjesht përgatitje e një mësimi, por përgatitje e vetvetes. … Mësuesit e efektshëm të ungjillit – përpara se të mendojnë rreth mbushjes së kohës së orës mësimore – përqendrohen në mbushjen e zemrave të tyre me Frymën e Shenjtë” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12).