Dhiata e Re 2023
20–26 Nëntor. 1 dhe 2 Pjetër: “Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme”


“20–26 Nëntor. 1 dhe 2 Pjetër: ‘Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“20–26 Nëntor. 1 dhe 2 Pjetër”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Jezu Krishti duke predikuar ungjillin në botën e shpirtrave

Christ Preaching in the Spirit World [Krishti duke Predikuar në Botën e Shpirtrave], nga Robert T. Barrett

20–26 Nëntor

1 dhe 2 Pjetër

“Ngazëllohuni nga një Hare e Patregueshme dhe e Lavdishme”

Fillojeni me lutje studimin tuaj të kapitujve te 1 dhe 2 Pjetër. Mbani mend se përgatitja juaj më e mirë për të dhënë mësim, do të vijë nëpërmjet përvojave tuaja të studimit vetjak dhe familjar.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Paraqitni figurën e Pjetrit nga përvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët t’ju tregojnë diçka që e dinë rreth Pjetrit. Kujtojuni atyre që Pjetri ishte udhëheqësi i Kishës pasi u ringjall Jezusi dhe shpjegoni se 1 Pjetër dhe 2 Pjetër janë letra nga ai drejtuar anëtarëve të Kishës në kohën e tij.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

1 Pjetër 1:6–7; 3:14

Unë mund të jem i/e lumtur edhe gjatë kohëve të vështira.

Merreni parasysh se si mund t’i jepni mësim këto vargje në një mënyrë që do t’i ndihmojë fëmijët të kthehen te Shpëtimtari kur përballen me fatkeqësi.

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për shembuj të gjërave të vështira nëpër të cilat kaloi Jezusi, të tilla si tallja ose përqeshja. Shpjegoni se ne vërtet do të kemi kohë të vështira në jetën tonë. Lexoni së bashku te 1 Pjetër 1:6–7; 3:14 dhe tregoni një përvojë kur ju u përballët me “prov[ën] e besimit tuaj”. Ose mund të tregoni për lutjen e Profetit Jozef Smith në Burgun e Libertisë dhe ngushëllimin që i dha Perëndia atij (shih Doktrina e Besëlidhje 121:1–8; 123:17).

Pamja
Jozef Smithi në Burgun e Libertisë

Joseph Smith in Liberty Jail [Jozef Smithi në Burgun e Libertisë], nga Greg K. Olsen

1 Pjetër 2:9–12

Ati Qiellor dëshiron që unë të jem shembull për të tjerët.

Pjetri na mësoi se ne jemi “populli i Perëndisë” dhe se veprat tona të mira mund ta “përlëvdojnë Perëndinë”.

Veprimtari të Mundshme

  • Përshkruani gjëra që dallohen në mjedisin e tyre ose tregoni figura gjërash të tilla. Për shembull, një tempull dallohet prej godinave përreth tij ose një mal ngrihet mbi një luginë. Shpjegoni se kur i zbatojmë urdhërimet, ne dallohemi nga njerëzit e tjerë dhe ata mund t’i shohin shembujt tanë. Flisni për disa “vepra … të mira” që i keni parë t’i bëjnë fëmijët. Shpjegoni se veprat e mira si këto e “përlëvdojnë Perëndinë” – ato i ndihmojnë të tjerët të ndiejnë më shumë dashuri për Perëndinë dhe dëshirë për t’i shërbyer Atij.

  • Plotësojeni faqen e veprimtarisë me fëmijët. Si po e përlëvdojnë Perëndinë njerëzit të cilët i gjetën në figurë?

1 Pjetër 3:18–20; 4:6

Shpirtrat në botën e shpirtrave mësojnë rreth ungjillit.

Pasi vdiq, Jezusi shkoi në botën e shpirtrave dhe i dërgoi shpirtrat e drejtë që t’u jepnin mësim shpirtrave të tjerë, të cilët nuk e kishin pranuar ende ungjillin.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve rreth dikujt që e njihni, i cili ka vdekur. Shpjegoni që kur njerëzit vdesin, shpirtrat e tyre largohen nga trupat e tyre dhe shkojnë në botën e shpirtrave. Lexoni te 1 Pjetër 3:19 dhe shpjegoni se kur Jezusi vdiq, ai shkoi për të vizituar botën e shpirtrave. Atje Ai u kërkoi shpirtrave të drejtë që t’u jepnin mësim ungjillin shpirtrave të tjerë, të cilët nuk e kishin pranuar ende ungjillin (shih Doktrina e Besëlidhje 138:30).

  • Tregoni figurën e një tempulli. Shpjegojuni fëmijëve se kur të jenë në moshën e duhur, ata mund të shkojnë në tempull dhe të pagëzohen për paraardhësit e tyre, të cilët nuk u pagëzuan kur ishin në tokë. Ndihmojini fëmijët të plotësojnë një pemë të thjeshtë familjare (shihni një shembull te “Family History Coloring Pages” [“Faqet për Ngjyrosje për Historinë Familjare”], ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

1 Pjetër 3:12–17; 4:13–14, 16

Unë mund të gjej gëzim e paqe edhe gjatë kohëve të vështira.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, mund të kenë përjetuar njëfarë lloj përqeshjeje ose talljeje për shkak të asaj që besojnë. Këto vargje mund t’i ndihmojnë gjatë kohëve të tilla.

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhni disa histori rreth Jezusit që u përndoq ose vërini fëmijët t’i lexojnë – shihni, për shembull, vargjet te Mateu 12:9–14 ose Lluka 22:47–54. Pyetini fëmijët nëse i kanë përqeshur ose tallur ndonjëherë ngaqë i jetojnë mësimet e Jezu Krishtit. Si i bëri të ndiheshin? Më pas lexoni së bashku te 1 Pjetër 3:12–14; 4:13–14, 16 dhe vërini fëmijët të kërkojnë atë që Pjetri tha rreth vuajtjes “për drejtësinë”. Përse mund të jemi ende të gëzuar kur njerëz të tjerë na përqeshin ngaqë bëjmë atë që është e drejtë?

  • Tregoni një përvojë kur gjetët gëzim ose paqe gjatë një sprove, apo tregoni se si Profeti Jozef Smith gjeti paqe kur ai ishte në Burgun e Libertisë (shih Doktrina e Besëlidhje 121:1–8; 123:17). Si mund të gjejmë gëzim dhe paqe në Krisht gjatë sprovave tona?

1 Pjetër 3:15

Unë mund të jem gjithmonë gati për ta përhapur ungjillin.

Fëmijët të cilëve u jepni mësim, do të kenë shumë mundësi gjatë gjithë jetës së tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve nga njerëz të tjerë rreth besimit të tyre. Merreni parasysh se çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni të jenë “gjithnjë gati për t’u përgjigjur”.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni për një rast kur dikush ju bëri një pyetje rreth Kishës dhe përshkruani nëse u ndiet të përgatitur që të përgjigjeshit. Vërini fëmijët të flasin rreth ndonjë rasti kur njerëzit u kanë bërë pyetje rreth Kishës. Lexoni së bashku te 1 Pjetër 3:15. Si mund ta ndjekim këshillën e Pjetrit në këtë varg?

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për disa pyetje që njerëzit mund t’i bëjnë rreth Jezu Krishtit ose Kishës së Tij. Lejojini fëmijët që me radhë të shpjegojnë se si do t’u përgjigjeshin këtyre pyetjeve që të mund të jenë “gjithnjë gati”. Nenet e Besimit japin të vërteta të thjeshta që fëmijët mund t’i përdorin për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth Kishës.

1 Pjetër 3:18–20; 4:6

Shpirtrat në botën e shpirtrave mësojnë rreth ungjillit.

Kur njerëzit e drejtë vdesin, ata shkojnë në botën e shpirtrave për t’u dhënë mësim ungjillin njerëzve të cilët nuk e morën kur ishin në tokë.

Veprimtari të Mundshme

  • Vizatoni në tabelë një rreth me një vijë që e ndan rrethin në dysh. Shkruani Parajsa e Shpirtrave në njërën gjysmë të rrethit dhe Burgu i Shpirtrave në gjysmën tjetër. Ftojeni njërin prej fëmijëve të lexojë vargjet te 1 Pjetër 3:18–20; 4:6 (shih 1 Pjetrit 4:6, për ndryshimet nga Përkthimi prej Joseph Smith‑it tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Shpjegoni se kur Jezusi vdiq, Ai shkoi në parajsën e shpirtrave. Ai i udhëzoi shpirtrat e drejtë atje që t’u jepnin mësim ungjillin shpirtrave në burgun e shpirtrave.

  • Ftojeni një prind, një motër apo vëlla më të madh të njërit prej fëmijëve që të tregojë për vajtjen në tempull dhe marrjen e ordinancave për njërin prej paraardhësve të tyre.

  • Ftojini fëmijët të plotësojnë një pemë të thjeshtë familjare (shihni një shembull te “Family History Coloring Pages” [“Faqet për Ngjyrosje për Historinë Familjare”], ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’ua tregojnë pemën e familjes së tyre pjesëtarëve të familjes së tyre dhe t’u kërkojnë atyre që t’i ndihmojnë për të shtuar emra në të.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përpiquni t’i kuptoni fëmijët të cilëve u jepni mësim. Ju i njihni fëmijët të cilëve u jepni mësim, prandaj ndryshojini idetë në këtë përvijim mësimi, në qoftë se është e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Mund të përdorni cilëndo prej veprimtarive të sugjeruara në këtë përvijim të mësimit, jo thjesht ato të shkruara për grupmoshën së cilës i jepni mësim. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7.)