Dhiata e Re 2023
6–12 Nëntor. Hebrenjve 7–13: “Kryeprift[i] i të Mirave që do të Vijnë”


“6–12 Nëntor. Hebrenjve 7–13: ‘Kryeprift[i] i të Mirave që do të Vijnë’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“6–12 Nëntor. Hebrenjve 7–13”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Melkizedeku duke i dhënë një bekim Abramit

Melchizedek Blesses Abram [Melkizedeku Bekon Abramin], nga Walter Rane. Dhuratë e artistit

6–12 Nëntor

Hebrenjve 7–13

“Kryeprift[i] i të Mirave që do të Vijnë”

Teksa shqyrtoni dhe përsiatni këtë përvijim të mësimit, kushtojuni vëmendje nxitjeve që merrni rreth fëmijëve të cilëve u jepni mësim. Shpirti do t’ju ndihmojë të gjeni mesazhe për ta te Hebrenjve 7–13.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Kërkojuni fëmijëve të tregojnë gjëra që ata dhe familjet e tyre i bëjnë që të mësojnë ungjillin në shtëpi. Ftojini të tregojnë disa prej përvojave të tyre të parapëlqyera lidhur me të mësuarit e ungjillit me familjet e tyre.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Hebrenjve 7:1–6

Priftëria mund të na ndihmojë në shumë mënyra.

Hebrenjve 7:1–6 mund të japë mundësi për t’u paraqitur fëmijëve bekimet e priftërisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni shkurtimisht se kush ishte Abrahami dhe më pas përdorni vargjet te Hebrenjve 7:1–6 që të jepni mësim se Abrahami i pagoi të dhjetën Melkizedekut (shih edhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 14:36–40 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta]). Shpjegoni se Melkizedeku mbante priftërinë, që është fuqia e Perëndisë, dhe Melkizedeku e përdori atë që të bekonte Abrahamin. Fëmijëve mund t’u pëlqejë ta luajnë historinë me role duke përdorur sende të thjeshta skenike, si një kurorë dhe një zarf të dhjete.

  • Ftojeni një mbajtës të Priftërisë Aarone dhe një mbajtës të Priftërisë Melkizedeke që ta vizitojnë klasën dhe t’u tregojnë fëmijëve se si ata e kanë përdorur priftërinë për t’i bekuar të tjerët. Më pas tregojuni fëmijëve figura të ndryshme të ordinancave të priftërisë (për shembull, shih figurat 103–108 te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit). Ndihmojini fëmijët të përcaktojnë se cila priftëri kërkohet për secilën ordinancë dhe jepjani atë figurë mbajtësit të duhur të priftërisë për ta mbajtur.

Hebrenjve 11:1–32

Besimi është të besojmë në gjëra që nuk mund t’i shohim.

Edhe pse ne nuk mund ta shohim Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, ne mund të zhvillojmë besim tek Ata dhe premtimet e Tyre, duke ndjekur shembujt e njerëzve besnikë të përshkruar te Hebrenjve 11.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Jezusit. Vendosni nëpër klasë disa sende që përfaqësojnë “prova” që Ai është i vërtetë edhe pse nuk mund ta shohim Atë (të tilla si shkrimet e shenjta, një figurë të Vegimit të Parë dhe një figurë të tokës). Ftojini fëmijët t’i gjejnë artikujt dhe më pas u tregoni se si secili artikull na ndihmon të kemi besim se Jezusi jeton.

  • Sillni një freskuese prej letre dhe vërini fëmijët ta ndiejnë me radhë ajrin që lëshon freskuesja nëpër fytyrat e tyre. Mësojuni se ne nuk mund ta shohim ajrin, por mund ta ndiejmë atë. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk mund ta shohim Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, por mund ta ndiejmë dashurinë e Tyre dhe të kemi besim që Ata janë të vërtetë.

  • Tregoni historitë e një ose më shumë njerëzve që përmenden te Hebrenjve 11:4–32. Ju gjithashtu mund të gjeni histori rreth këtyre njerëzve te Tregime nga Dhiata e Vjetër. Çfarë bënë këta njerëz që të tregonin se kishin besim në diçka që nuk mund ta shihnin? Tregoni për disa bekime që i keni marrë për shkak të besimit tuaj.

Hebrenjve 13:5–6

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë dhe kurrë nuk do të largohen prej nesh.

Çfarë sprovash mund të jenë duke përjetuar fëmijët? Si mund t’i ndihmojë ata mesazhi te Hebrenjve 13:5–6?

Veprimtari të Mundshme

  • Rishikoni disa histori nga Dhiata e Re që fëmijët i kanë mësuar këtë vit, në të cilat Shpëtimtari i ndihmoi të tjerët, të tilla si kur Ai shëroi burrin e paralizuar (shih Lluka 5:18–26) ose ushqeu 5 000 veta (shih Mateu 14:15–21). Ndihmojini fëmijët ta mësojnë frazën “Perëndia është ndihmuesi im” (Hebrenjve 13:6).

  • Ftojini fëmijët të vizatojnë një figurë të një rasti kur dikush i ngushëlloi kur ata kishin frikë. Lexojuni atyre te Hebrenjve 13:5–6 dhe dëshmojuni se Ati Qiellor do të na ndihmojë dhe nuk do të largohet kurrë prej nesh. Ndihmojini fëmijët të presin zemra letre aq të mëdha sa t’i mbulojnë vizatimet. Cilat janë disa gjëra që na ndihmojnë të ndihemi më pranë Atit Qiellor? Shkruajini disa prej këtyre gjërave brenda zemrave.

  • Mësojuni fëmijëve një këngë rreth mënyrës se si Ati Qiellor dhe Jezusi na duan dhe na ndihmojnë, e tillë si “Më Trego, Zot” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 75). Si mund ta dimë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë pranë nesh? Bisedoni për një rast kur e ndiet se “Perëndia [ishte] ndihmuesi” juaj.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Hebrenjve 7:1–4

Udhëheqësit e Kishës e ndjekin Shpëtimtarin.

Si mund t’i përdorni këto vargje që t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë se ata që thirren të shërbejnë në Kishën e Zotit, duhet të jenë besnikë dhe t’u shërbejnë të tjerëve ashtu si shërbeu Ai?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të renditin gjërat që dinë për dy udhëheqës të mëdhenj, Abrahamin dhe Melkizedekun. Ata mund të gjejnë ndihmë te Hebrenjve 7:1–4; Abraham 1:1–2 dhe Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 14:25–40 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta). Çfarë cilësish si të Krishtit kishin këta burra, të cilat i ndihmuan ta nderonin priftërinë?

  • Kërkojuni fëmijëve të lexojnë te Hebrenjve 7:1–2 dhe të kërkojnë titujt e përdorur për ta përshkruar Melkizedekun. Si na e sjellin ndërmend Jezu Krishtin këta tituj? Ndihmojini ata të mendojnë për mënyra në të cilat Jezusi ishte “mbret i paqes”. Ftojini të flasin për mbajtës të tjerë të priftërisë që gjithashtu janë një shembull i ndjekjes së Shpëtimtarit.

  • Tregoni një përvojë në të cilën besimi juaj te Shpëtimtari u forcua për shkak të shërbimit të një udhëheqësi të drejtë të priftërisë. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për mënyra se si priftëria i ka bekuar ata.

Hebrenjve 11

Ati Qiellor i shpërblen ata që kanë besim.

Kapitulli te Hebrenjve 11 përmban shumë shembuj të njerëzve të cilët u bekuan kur vepruan me besim. Cila prej historive do të jetë më frymëzuesja ose më ndihmuesja për fëmijët të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë në tabelë një listë të gjërave që mësojnë rreth besimit te Hebrenjve 11:1–3, 6. Jepini secilit prej fëmijëve emrin e dikujt që përmendet te Hebrenjve 11 dhe ftojini të lexojnë vargjet që lidhen me atë njeri. Kërkojuni të tregojnë të dhëna kyç rreth personit që fëmijët e tjerë të mund të sugjerojnë se kush është. Si treguan besim këta njerëz dhe si i shpërbleu ata Ati Qiellor? (Për figura të këtyre njerëzve, shihni seksionin Dhiata e Vjetër te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.)

  • Pas leximit të disa prej shembujve besnikë te Hebrenjve 11, kërkojuni fëmijëve të shkruajnë rreth një njeriu që e njohin, i cili tregoi besim. Ftojini disa fëmijë t’ia tregojnë klasës shembujt e tyre.

Hebrenjve 12:5–11

Zoti i qorton ata që Ai i do.

Këto vargje mund t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se Ati Qiellor, prindërit e tyre dhe njerëz të tjerë i korrigjojnë ngaqë i duan dhe dëshirojnë që ata të mësojnë prej gabimeve të tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Hebrenjve 12:5–11 dhe kërkojuni fëmijëve të gjejnë arsye përse Ati Qiellor na qorton (korrigjon ose disiplinon). Çfarë na mëson kjo rreth arsyes përse prindërit tokësorë gjithashtu i korrigjojnë fëmijët e tyre? Si duhet t’i përgjigjemi korrigjimit që bëhet me dashuri?

  • Tregoni shembuj të njerëzve në shkrimet e shenjta të cilët u qortuan nga Zoti dhe u penduan (për shembull, shih 1 Nefi 16:25–27; Ethëri 2:13–15). Si janë ata shembuj të mirë të parimeve te Hebrenjve 12:5–11?

  • Pas leximit të vargjeve te Hebrenjve 12:5–11, ftojini fëmijët të shkruajnë disa gjëra që do të përpiqen t’i mbajnë mend kur të korrigjohen për mëkatet e tyre.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të shkruajnë një shënim ose të vizatojnë një figurë të diçkaje që e mësuan në klasë. Nxitini ta përdorin atë për t’u treguar familjeve të tyre për atë që mësuan.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorini faqet e veprimtarisë. Ndërsa fëmijët plotësojnë faqet e veprimtarisë gjatë orës mësimore, përdoreni kohën për të përsëritur parime nga mësimi.