Dhiata e Re 2023
6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9: “Këta Janë Të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi”


“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9: ‘Këta Janë të Dymbëdhjetët që Jezusi i Dërgoi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“6–12 Mars. Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
Jezusi duke shuguruar Pjetrin

6–12 Mars

Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9

“Këta Janë të Dymbëdhjetë që Jezusi i Dërgoi”

Ndërsa lexoni vargjet te Mateu 9–10; Marku 5 dhe Lluka 9, ju mund të merrni nxitje nga Shpirti i Shenjtë. Këto nxitje, së bashku me manualin Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe këtë përvijim të mësimit, mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për të dhënë mësim.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët që të tregojnë diçka që e bënë këtë javë për të ndihmuar dikë. Çfarë bëri Shpëtimtari për t’i ndihmuar të tjerët?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Mateu 9:18–30; Marku 5:22–43

Jezusi ka fuqinë për të më shëruar.

Shpëtimtari në mënyrë të përsëritur e tregoi fuqinë e Tij për të shëruar ata që kishin besim tek Ai. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, ta ndërtojnë besimin e tyre në fuqinë e Tij shëruese.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve historinë e bijës së Jairit (shih Marku 5:22–23, 35–43). Në kohën e duhur në histori lexoni fjalët e Jezusit: “Ty po të them: Çohu” (vargu 41) dhe ftojini fëmijët të çohen në këmbë. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se Jezusi ka fuqinë për t’i shëruar njerëzit dhe për të na dhënë jetë të përjetshme.

  • Tregoni një figurë të rrëfimit te Mateu 9:20–22 ndërsa i lexoni këto vargje. Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh frazën “Besimi yt të ka shëruar” (vargu 22). Për ta bërë këtë, ju mund t’i caktoni secilit fëmijë një fjalë dhe më pas t’i bëni fëmijët t’i thonë fjalët e tyre me radhë disa herë. Si e tregoi gruaja se kishte besim te Jezu Krishti? Çfarë mund të bëjmë për të treguar se kemi besimi te Krishti?

  • Kërkojuni fëmijëve t’i mbyllin sytë dhe të dëgjojnë ndërkohë që ju lexoni nga Mateu 9:27–30. Kur të lexoni rreth shërimit të burrave të verbër nga Jezusi, ftojini fëmijët që t’i hapin sytë. Ftojini fëmijët të flasin rreth mënyrës se si do të ndiheshin nëse Jezusi do t’i kishte shëruar ata.

  • Përdoreni faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’i ndihmuar fëmijët të mësojnë historinë e Shpëtimtarit duke ngritur të bijën e Jairit së vdekuri.

Pamja
grua duke zgjatur dorën për të prekur rrobën e Jezusit

Trust in the Lord [Mirëbesojini Zotit], nga Liz Lemon Swindle

Mateu 10:1–10

Jezusi thirri Dymbëdhjetë Apostuj dhe u dha fuqi për të bërë punën e Tij.

A e dinë fëmijët të cilëve u jepni mësim, se ne sot kemi dymbëdhjetë Apostuj? Si mund t’i përdorni këto vargje për t’u dhënë mësim atyre mbi rëndësinë e Apostujve të sotëm dhe atë që ata janë thirrur të bëjnë?

Veprimtari të Mundshme

  • Përmblidhini vargjet te Mateu 10:1–10 me fjalë të thjeshta. Shpjegoni se Jezusi i thërret Apostujt që ta ndihmojnë Atë për të ndërtuar Kishën e Tij. Lërini fëmijët t’i numërojnë Apostujt në figurën Krishti Shuguron Apostujt (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38) dhe në një figurë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm (shih ChurchofJesusChrist.org ose në një botim të konferencës së përgjithshme te Liahona). Shpjegoni se ne sot kemi dymbëdhjetë Apostuj, ashtu si në kohën e Jezusit. Jepni dëshminë tuaj për Apostujt e Zotit dhe për diçka që ata e kanë dhënë mësim kohët e fundit.

  • Fshihini figurat e Apostujve të sotëm nëpër dhomë (për figura shihni një botim më të fundit të konferencës së përgjithshme te revista Liahona). Ftojini fëmijët që t’i gjejnë figurat dhe tregojuni atyre pak rreth çdo Apostulli (shih pjesën “Meet Today’s Prophets and Apostles” [“Njihuni me Profetët dhe Apostujt e Sotëm”] te ChurchofJesusChrist.org).

  • Ftojeni një fëmijë të mbajë lart një figurë të Presidencës së Parë dhe një figurë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini fëmijës që t’i udhëheqë fëmijët e tjerë nëpër dhomë drejt një figure të Jezusit. Dëshmoni se profetët dhe apostujt na udhëheqin drejt Jezu Krishtit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Mateu 9:18–30; Marku 5:22–43

Jezusi ka fuqinë për të më shëruar.

Leximi i rrëfimeve për Shpëtimtarin duke shëruar njerëz, mund t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të ndërtojnë besimin e tyre tek Ai. Këto rrëfime gjithashtu mund t’i ndihmojnë që të ndiejnë dhembshurinë dhe dashurinë e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku rrëfimet e Jezusit duke shëruar njerëz që gjenden te Mateu 9:20–22, 27–30 dhe Marku 5:22–23, 35–43 (ose shfaqni materialet filmike “Jesus Heals a Woman of Faith” [“Jezusi Shëron një Grua që Ka Besim”] dhe “Jesus Raises the Daughter of Jairus” [“Jezusi Ngre nga Vdekja të Bijën e Jairit”] te ChurchofJesusChrist.org). Si e treguan njerëzit në këto histori besimin e tyre te Jezu Krishti? Çfarë mësojmë për Shpëtimtarin nga këto histori?

  • Ftojini fëmijët që të tregojnë përvoja kur ata apo dikush që ata e njohin, morën një bekim priftërie për shërimin e të sëmurit. Si u shëruan ose u bekuan ata? Shpjegoni se nganjëherë një shërim i mrekullueshëm nuk është vullneti i Zotit, por ne ende mund të bekohemi nga dashuria dhe ngushëllimi i Tij.

Mateu 10:1–10

Dymbëdhjetë Apostujt mund të më mësojnë rreth Jezusit.

Si mund t’i ndihmojë fëmijët të mësuarit rreth Dymbëdhjetë Apostujve në kohën e Krishtit për të kuptuar më mirë atë që bëjnë sot Dymbëdhjetë Apostujt?

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figura të Apostujve në kohën e Jezusit dhe në kohën tonë (shih figurën Krishti Shuguron Apostujt [Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 38] dhe një botim të një konference të fundit te revista Liahona). Kërkojuni fëmijëve të lexojnë te Mateu 10:7 për të zbuluar se çfarë bëjnë Apostujt (shih edhe Lluka 9:1–2, 6; Doktrina e Besëlidhje 107:23).

  • Ftojini fëmijët të shkruajnë në tabelë emra të sa më shumë prej Apostujve të parë që mund të mbajnë mend. Pastaj kërkojuni të renditin sa më shumë Apostuj të gjallë që mund të mbajnë mend. Lejojini t’i kontrollojnë listat e tyre me vargjet te Mateu 10:2–4 dhe një botim të konferencës së fundit te revista Liahona. Gjithashtu mund të luani një lojë me përputhje në të cilën fëmijët e përputhin emrin e secilit Apostull të gjallë me fotografinë e tij. Fotografitë mund të gjenden te ChurchofJesusChrist.org.

  • Disa ditë përpara orës mësimore, ftojini disa fëmijë që të vijnë të përgatitur për të rrëfyer një histori të treguar nga njëri prej Apostujve të gjallë (shih botimet e revistës Liahona për ide). Si e përdori ai Apostull historinë për të na frymëzuar që të bëhemi më të ngjashëm me Shpëtimtarin?

  • Tregojuni fëmijëve disa shembuj të dëshmive të Apostujve bashkëkohorë për Krishtin (shih mesazhet e konferencës më të fundit të përgjithshme ose proklamatën “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve” [ChurchofJesusChrist.org]).

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë përmendsh dhe të kuptojnë Nenet e Besimit 1:6.

Lluka 9:23–25

Ndjekja e Jezu Krishtit kërkon sakrificë.

Si do t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë se çfarë do të thotë ta “humbas[in]” jetën e tyre teksa e ndjekin Shpëtimtarin?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve për një rast kur ju hoqët dorë nga diçka me qëllim që të merrnit diçka më të mirë. Ftojini fëmijët të tregojnë shembuj nga vetja e tyre. Më pas lexoni së bashku vargjet te Lluka 9:23–25. Shpjegoni se Jezusi dëshiron që ne të jemi të gatshëm për të dhënë çdo gjë për ta ndjekur Atë. Ndërkohë që Ai mund të mos na kërkojë në mënyrë të mirëfilltë që të japim jetën, çfarë na kërkon Ai të japim? (Shih Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Mateu 16:26 tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.)

  • Shkruani disa cilësi si të Krishtit në fletë letre dhe të kundërtat e atyre cilësive në fletë të tjera letre (të tilla si dashuria dhe egoizmi, përulësia dhe krenaria, e kështu me radhë). Shkruani fjalët shpëtoj dhe humbas si tituj në tabelë dhe ftojini fëmijët t’i rendisin cilësitë nën titujt e duhur. Jepuni fëmijëve kohë që t’i përsiatin cilësitë si të Krishtit në tabelë dhe të zgjedhin njërën për ta zhvilluar më plotësisht.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët ta përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’u dhënë mësim familjeve të tyre rreth Jezusit duke shëruar të bijën e Jairit.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxiteni nderimin. Ndihmojini fëmijët që të kuptojnë se një aspekt i rëndësishëm i nderimit është të mendojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ju mund t’u kujtoni fëmijëve të jenë nderues duke kënduar qetë ose nën zë një këngë, apo duke paraqitur një figurë të Jezusit.