Eja, Më Ndiq
31 Dhjetor–6 Janar. Ne Jemi Përgjegjës për Të Mësuarin Tonë Vetjak


“31 Dhjetor–6 Janar. Ne Jemi Përgjegjës për Të Mësuarin Tonë Vetjak”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2019 (2019)

“31 Dhjetor–6 Janar. Ne Jemi Përgjegjës për Të Mësuarin Tonë Vetjak”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2019

Pamja
familje duke parë një album fotografish

31 Dhjetor–6 Janar

Ne Jemi Përgjegjës për Të Mësuarin Tonë Vetjak

Teksa i lexoni shkrimet e shenjta në këtë përvijim të mësimit, mbajeni shënim çfarëdo mbrese shpirtërore që merrni. Ju do të vini re se çdo përvijim i mësimit në këtë manual ka veprimtari për fëmijë më të vegjël dhe për fëmijë më të mëdhenj, por ju mund ta përshtatni cilëndo veprimtari për klasën tuaj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Në fillim të çdo ore mësimore, jepuni mundësi fëmijëve që të tregojnë atë që po mësojnë për ungjillin. Për shembull, këtë javë ju mund t’i ftoni ata të tregojnë historitë e tyre të parapëlqyera rreth Jezu Krishtit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Vegjël

Jezu Krishti dëshiron që unë ta ndjek Atë.

Ju dhe fëmijët do të lexoni shumë histori nga jeta e Jezu Krishtit këtë vit. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se arsyeja përse ne po i mësojmë këto histori ka për qëllim që ne të mund ta ndjekim më mirë shembullin e përsosur të Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni ftesën e Shpëtimtarit: “Eja e më ndiq”, që gjendet te Lluka 18:22. Bëni një lojë në të cilën një fëmijë bën një veprim dhe më pas, i thotë fëmijëve të tjerë: “Eja[ni] e më ndiq[ni]”. Ftojini fëmijët e tjerë ta përsëritin veprimin.

  • Tregoni figura me njerëz që janë duke e ndjekur Shpëtimtarin në mënyra të ndryshme gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri dhe në kohën tonë. Ju mund të gjeni figura te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit ose te revistat e Kishës. Ju gjithashtu mund të shfaqni materialin filmik “Ndriçoje Botën” (LDS.org). Lërini fëmijët të përcaktojnë se si njerëzit po e ndjekin Shpëtimtarin.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë rreth gjërave që po bëjnë për ta ndjekur Shpëtimtarin. Të kënduarit e “Seek the Lord Early” [“Herët Zotin do Kërkoj”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 108, mund t’u japë atyre disa ide. Lejojini të vizatojnë veten duke i bërë këto gjëra.

Shkrimet e shenjta janë të vërteta.

Fëmijët mund të marrin një dëshmi se shkrimet e shenjta janë të vërteta edhe më përpara se të jenë në gjendje t’i lexojnë ato. Teksa i studioni shkrimet e shenjta me fëmijët këtë vit, ju mund t’i ndihmoni që ta dinë për veten e tyre se shkrimet e shenjta janë të vërteta.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të tregojnë rreth dhuratave të parapëlqyera që kanë marrë për ditëlindje ose në raste të tjera. Sillni një kopje të shkrimeve të shenjta të mbështjellë si dhuratë, lejoni një fëmijë ta hapë atë, dhe dëshmoni se shkrimet e shenjta janë një dhuratë për ne nga Ati Qiellor.

  • Tregojuni fëmijëve disa libra që përmbajnë histori të trilluara, dhe pyetini për përrallat e tyre të parapëlqyera. Tregojuni shkrimet e shenjta dhe dëshmoni se shkrimet e shenjta përmbajnë fjalën e Perëndisë për ne, dhe se ato flasin për njerëz që jetuan me të vërtetë, dhe për ngjarje që ndodhën me të vërtetë.

  • Gjeni mesazhet që gjenden te 2 Timoteut 3:15 dhe Moroni 10:3–5, duke i ndihmuar fëmijët të përsëritin disa fraza. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë që ata mund ta dinë për veten e tyre se shkrimet e shenjta janë të vërteta.

  • Fshihni një figurë të Shpëtimtarit dhe jepuni fëmijëve të dhëna orientuese për t’i ndihmuar që ta gjejnë atë. Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se si kërkimi në shkrimet e shenjta mund të na ndihmojë ta njohim Jezu Krishtin. Lërini fëmijët që me radhë ta fshehin figurën dhe t’u japin të dhëna orientuese fëmijëve të tjerë.

  • Këndojeni së bashku “Seek the Lord Early” [“Herët Zotin do Kërkoj”] dhe “Search, Ponder, and Pray” [“Kërko, Përsiat dhe Lutu”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 108–109, dhe ndihmojini fëmijët të bëjnë gjeste që përshtaten me fjalët. Tregojuni fëmijëve një apo dy nga shkrimet e shenjta të parapëlqyera nga ju dhe u tregoni se si arritët ta merrnit dijeninë se shkrimet e shenjta janë të vërteta. Nëse fëmijët kanë shkrime të shenjta apo histori të parapëlqyera të shkrimit të shenjtë, ftojini që t’i tregojnë.

Pamja
djalë duke lexuar shkrimet e shenjta

Fëmijët mund të marrin dëshmitë e tyre vetjake për të vërtetat e shkrimit të shenjtë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepni Mësim Doktrinën

Fëmijët Më të Mëdhenj

Jezu Krishti do që unë të mësoj rreth Tij dhe ta ndjek Atë.

Mendoni për mënyrën se si keni arritur ta njihni Jezu Krishtin. Çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni fëmijët të mësojnë rreth Tij dhe ta ndjekin Atë?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të flasin për një shok të afërt, [të ngushtë] që e njohin, dhe të përshkruajnë se si ky person u bë shok i tyre. Lexojeni Gjonin 5:39 dhe Gjonin 14:15 dhe diskutoni rreth tyre me qëllim që të gjeni mënyra se si ne mund të ndihemi afër me Jezusin. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë raste kur u ndien afër Atij.

  • Nxirreni klasën tuaj për një shëtitje nëpër shtëpinë e mbledhjeve. Ftojini fëmijët të ngrenë dorën kur shohin diçka gjatë shëtitjes që u kujton atyre mënyrën se si mund ta ndjekin Shpëtimtarin (të tilla si vaska e pagëzimit apo një pikturë).

  • Këndoni me fëmijët “Eja, Më Ndiq”, Himne, nr. 60. Ftojini fëmijët të tregojnë raste kur e kanë ndjekur shembullin e Shpëtimtarit.

Unë mund t’i studioj vetë shkrimet e shenjta.

Teksa i lexoni shkrimet e shenjta me fëmijët dhe u bëni pyetje, ju mund t’ua shtoni vetëbesimin atyre që ata mund të mësojnë nga shkrimet e shenjta dhe të gjejnë thesare të çmuara diturie.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojeni me zë të lartë Gjonin 5:39 dhe Veprat e Apostujve 17:10–11 dhe pyetini fëmijët se çfarë mësojnë rreth mënyrës se si t’i studiojnë shkrimet e shenjta.

  • Përzgjidhni disa shkrime të shenjta të thjeshta, të fuqishme nga Dhiata e Re, shkruajeni secilin në një copë letre dhe fshihni letrat. Krijoni të dhëna orientuese që do t’i udhëheqin fëmijët në “kërkim të thesarit” brenda klasës ose ndërtesës kishtare për t’i gjetur këto shkrime të shenjta. Pasi ta gjejnë secilin shkrim të shenjtë, diskutoni se çfarë kuptimi ka shkrimi i shenjtë dhe arsyen përse ai vërtet ka vlerën e një thesari.

  • Tregoni disa shkrime të shenjta që i çmoni [si thesar] dhe shpjegoni arsyen përse ato janë domethënëse për ju. Si klasë, mbani një listë me shkrime të shenjta të çmuara [si thesar] që fëmijët i gjejnë te Dhiata e Re këtë vit – në shtëpi ose gjatë orës mësimore të Fillores.

  • Bëni një diskutim me fëmijët rreth arsyes përse ndonjëherë është e vështirë të lexojmë shkrimet e shenjta. Kërkojuni fëmijëve t’i japin këshillë njëri-tjetrit rreth studimit të shkrimeve të shenjta. Kërkojuni gjithashtu të flasin për ndonjë përvojë pozitive që kanë pasur në lidhje me shkrimet e shenjta.

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë kalendarë të thjeshtë që mund t’i përdorin për t’i shenjuar sa herë i lexojnë shkrimet e shenjta. Këta kalendarë mund t’u kujtojnë atyre që t’i lexojnë shkrimet e shenjta çdo ditë.

Unë kam nevojë për dëshminë time vetjake.

Fëmijët, të cilëve u jepni mësim, do të kenë nevojë për dëshmitë e tyre vetjake, nëse do ta ruajnë të fortë besimin e tyre kur të vijnë vështirësitë. Çfarë mund të bëni që t’i frymëzoni ta mësojnë të vërtetën për vete?

Veprimtari të Mundshme

  • Tregoni historinë e dhjetë virgjëreshave (shih Mateu 25:1–13; shih edhe “Kapitullin 47: Dhjetë Virgjëreshat”, Tregime nga Dhiata e Re, f. 118–120, ose materialin filmik përkatës në LDS.org). Pyetini fëmijët: Si janë dëshmitë tona të ngjashme me llambat? Përse është e rëndësishme të kemi dëshmitë tona vetjake?

  • Diskutoni rreth asaj çfarë mund të bëjmë për t’i forcuar dëshmitë tona. Për ide, ftojini fëmijët të kërkojnë te Gjoni 7:17 dhe Moroni 10:3–5. Ftojini që të tregojnë gjëra të cilat ata e dinë se janë të vërteta.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë që t’i emërtoni blloqet e ndërtimit me fraza që përshkruajnë gjërat që ne i bëjmë për t’i ngritur dëshmitë tona, të tilla si lutja. Lejojini fëmijët t’i përdorin blloqet e ndërtimit, për të ngritur një strukturë që përfaqëson një dëshmi.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxitni të Mësuarin në Shtëpi

Si mund t’i nxitni fëmijët dhe prindërit e tyre që të mësojnë nga Dhiata e Re në shtëpi? Për shembull, ju mund t’i nxitni fëmijët ta mësojnë përmendsh një prej shkrimeve të shenjta për të cilin diskutuat në orën mësimore (mund të jetë e dobishme ta copëzoni shkrimin e shenjtë në fraza të shkurtra) dhe t’ia tregojnë vargun familjes së tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë në përputhje me moshën e fëmijëve të cilët mësoni. Fëmijët më të vegjël kanë nevojë për shpjegime të hollësishme dhe mësojnë nga një larmi metodash të mësimdhënies. Ndërsa fëmijët rriten, ata mund të përfshihen më shumë në orën mësimore dhe mund të jenë më të zotë për t’i treguar mendimet e tyre. Jepuni atyre mundësi që të tregojnë, të dëshmojnë e marrin pjesë dhe të japin ndihmë sipas nevojës. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 25–26.)

Pamja
faqja e veprimtarisë: Përpiqem t’Jem si Jezusi