Dhiata e Re 2023
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
familje duke studiuar shkrimet e shenjta

Burime Shtesë

Këto burime mund të gjenden në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te faqja ChurchofJesusChrist.org.

Libri Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve

Muzika e shenjtë fton Shpirtin, na ndihmon të ndiejmë dashurinë e Perëndisë dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë që mbahet mend. Përveç përdorimit të varianteve të botuara të librave Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime pamore dhe zanore të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programet kompjuterike Sacred Music [Muzika e Shenjtë] dhe Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parime dhe rrëfime që gjenden në shkrimet e shenjta.

Revistat e Kishës

Revistat Miku, Për Forcën e Rinisë dhe Liahona ofrojnë histori dhe veprimtari që mund t’i plotësojnë parimet që po jepni mësim nga manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.

Temat e Ungjillit

Te Gospel Topics [Temat e Ungjillit] (topics.ChurchofJesusChrist.org) ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si fjalime nga konferencat e përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Ese mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë informacion të thelluar për çështjet doktrinore dhe historike, si dhe përgjigje për një sërë pyetjesh rreth Kishës dhe mësimeve të saj.

Tregime nga Dhiata e Re

Libri Tregime nga Dhiata e Re mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike për këto histori në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te GospelMedia.ChurchofJesusChrist.org.

Libër për Ngjyrosje me Histori nga Shkrimet e Shenjta – Dhiata e Re

Ky burim përmban faqe veprimtarie argëtuese për ngjyrosje, të hartuara për ta rritur të mësuarit e fëmijëve nga Dhiata e Re.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe materialet e tjera pamore e zanore mund ta ndihmojnë familjen tuaj që ta kuptojë doktrinën dhe t’i përfytyrojë historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Vizitoni Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] te GospelMedia.ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e mjeteve të informimit. Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] është gjithashtu në dispozicion si program për telefona celularë. Shumë figura që mund t’i përdorni, gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Libri Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i zbatoni ato.