Dhiata e Re 2023
25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22: “Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”


“25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22: ‘Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“25–31 Dhjetor. Zbulesa 15–22”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
Jezu Krishti duke përshëndetur njerëz në Ardhjen e Tij të Dytë

The City Eternal [Qyteti i Përjetshëm], nga Keith Larson

25–31 Dhjetor

Zbulesa 15–22

“Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”

Ndonjëherë pengesa më e madhe për të mësuar është supozimi vetjak se nuk kemi nevojë të mësojmë – se e dimë tashmë. Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta, jini të hapur ndaj këndvështrimeve të reja që Zoti dëshiron t’ju japë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Mesa mund të mbani mend, libri Zbulesa fillon me Shpëtimtarin që e shpall veten e Tij se është “fillimi dhe mbarimi” (Zbulesa 1:8). Ja përse, ai përfundon me fjalë të ngjashme: “Unë jam … fillimi dhe mbarimi” (Zbulesa 22:13). Por çfarë do të thotë kjo? Fillimi dhe mbarimi i çfarë gjëje? Libri Zbulesa fuqishëm dëshmon se Jezu Krishti është fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje – i dramës së madhe dhe gjithëpërfshirëse të ekzistencës dhe shpëtimit të njeriut. Ai është “Qengji, që ishte vrarë që nga krijimi i botës” (Zbulesa 13:8). Dhe Ai është Mbreti i mbretërve që i jep fund ligësisë, dhembjes dhe madje vetë vdekjes dhe hyn në “një qiell të ri dhe një dhe të ri” (Zbulesa 21:1).

Megjithatë, përpara se ky qiell i ri e ky dhe i ri të vijnë, ka shumë gjëra që ne duhet t’i mposhtim: murtaja, luftëra, ligësi e shfrenuar – të cilat që të gjitha përshkruhen qartësisht në librin Zbulesa. Por Jezu Krishti është me ne edhe gjatë kësaj pjese. Ai është “ylli i ndritshëm i mëngjesit” që shkëlqen në qiellin e errët si një premtim që agimi do të vijë së shpejti (Zbulesa 22:16). Dhe ai do të vijë së shpejti. Ai po vjen. Madje ndërsa Ai na fton: “Ejani tek unë” (Mateu 11:28), Ai gjithashtu vjen te ne. “Unë vij shpejt”, shpall Ai. Dhe me shpresën dhe besimin që është rafinuar nga zjarret e fatkeqësive të ditëve të mëvonshme, ne i përgjigjemi: “Po, eja, Zoti Jezus” (Zbulesa 22:20).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Zbulesa 16–18; 21–22

Zoti më fton të largohem nga Bibilonia dhe të trashëgoj “qytetin e shenjtë”.

Pasi ishte dëshmitar i shkatërrimit dhe rreziqeve të ditëve të fundit, Gjoni pa një kohë në të ardhmen që mund të përmblidhet në thënien e Zotit: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja” (Zbulesa 21:5). Një mënyrë për ta kuptuar se çfarë do të thotë kjo, është të krahasoni përshkrimin e Gjonit për Babiloninë, simbolin e gjërave të botës dhe ligësisë (shih Zbulesa 16–18), me përshkrimin e tij për Jerusalemin e ri, simbolikë për lavdinë çelestiale në praninë e Perëndisë (shih Zbulesa 21–22). Tabela më poshtë mund t’ju ndihmojë:

Babilonia

Jerusalemi i Ri

Babilonia

Zbulesa 16:3–6

Jerusalemi i Ri

Zbulesa 21:6; 22:1–2, 17

Babilonia

Zbulesa 16:10; 18:23

Jerusalemi i Ri

Zbulesa 21:23–24; 22:5

Babilonia

Zbulesa 17:1–5

Jerusalemi i Ri

Zbulesa 21:2

Babilonia

Zbulesa 18:11, 15

Jerusalemi i Ri

Zbulesa 21:4

Babilonia

Zbulesa 18:12–14

Jerusalemi i Ri

Zbulesa 21:18–21; 22:1–2

Çfarë ndryshimesh të tjera shihni?

Ju gjithashtu mund të përsiatni se çfarë do të thotë për ju të “dilni prej” Babilonisë (Zbulesa 18:4). Çfarë gjeni te Zbulesa 21–22 që ju frymëzon të veproni ashtu?

Pamja
Jezusi me njerëz në dritë në të djathtën e Tij dhe me njerëz në errësirë në të majtën e Tij

The Last Judgement [Gjykimi i Fundit], nga John Scott

Zbulesa 20:12–15; 21:1–4

Të gjithë fëmijët e Perëndisë do të gjykohen prej librit të jetës.

Supozoni që një shkrimtar ofroi të shkruante një libër rreth jetës suaj. Çfarë hollësish ose përvojash do të donit të përfshinit? Po ta dinit që veprimet tuaja të ardhshme gjithashtu do të shënoheshin, si do ta drejtonit ndryshe jetën tuaj? Mendoni për këtë ndërsa lexoni vargjet te Zbulesa 20:12–15. Çfarë shpresoni se do të shkruhet rreth jush në librin e jetës? Si do ta përshkruanit rolin e Shpëtimtarit në librin tuaj të jetës? Sipas mendimit tuaj, përse është domethënëse që ai quhet “libri [i] jetës të Qengjit”? (Zbulesa 21:27.)

Nëse mendimi që do të qëndroni përpara Perëndisë për t’u gjykuar ju vë në siklet, merrni parasysh të lexoni vargjet te Zbulesa 21:1–4. Duke iu referuar këtyre vargjeve, Plaku Diter F. Uhtdorf ka thënë:

“Ajo Ditë e Gjykimit do të jetë një ditë e mëshirës dhe e dashurisë – një ditë kur zemrat e thyera shërohen, kur lotët e pikëllimit zëvendësohen nga lotët e mirënjohjes, kur gjithçka do të vihet në rregull. Po, do të ketë hidhërim të thellë për shkak të mëkatit. Po, do të ketë keqardhje dhe madje ankth për shkak të gabimeve tona, marrëzisë sonë dhe kokëfortësisë sonë që na bënë të humbasim mundësitë për një të ardhme më të madhërishme.

Por kam vetëbesim se ne jo vetëm që do të jemi të kënaqur me gjykimin e Perëndisë; ne gjithashtu do të mahnitemi dhe pushtohemi nga hiri, mëshira, bujaria dhe dashuria e Tij e pafundme për ne, fëmijët e Tij” (“O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!”, Liahona, nëntor 2016, f. 21).

Si ndikojnë këto të vërteta te mënyra se si e shihni Gjykimin Përfundimtar? Çfarë ju frymëzojnë këto të vërteta që të ndryshoni në jetën tuaj?

Shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Libër i Jetës”.

Zbulesa 22:18–19

A nënkuptojnë këto vargje që nuk mund të ketë asnjë shkrim të shenjtë shtesë përveç Biblës?

Disa njerëz i kanë cituar vargjet te Zbulesa 22:18–19 si arsye për ta mohuar Librin e Mormonit dhe shkrimin tjetër të shenjtë të ditëve të mëvonshme. Ju mund të gjeni një përgjigje për këtë kundërshtim te mesazhi i Plakut Xhefri R. Holland, “My Words … Never Cease” (Liahona, maj 2008, f. 91–94).

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Zbulesa 15:2–4.Ndërsa familja juaj diskuton për këto vargje, të cilat i referohen “këngë[s së] Moisiut” dhe “këngë[s së] Qengjit”, ju mund ta lexoni këngën e Moisiut tek Eksodi 15:1–19, bashkë me këngë të tjera që përmenden në shkrimet e shenjta, si Doktrina e Besëlidhje 84:98–102. Përse atyre që e “mund[in] bishën” (Zbulesa 15:2) mund t’ju pëlqejë të këndojnë këngë të tilla? Ndoshta familja juaj mund të këndojë një himn ose këngë lavdërimi për fëmijë.

Zbulesa 19:7–9.Ndoshta ju mund të shihni fotografi dasme nga historia e familjes suaj ose të flisni rreth një rasti kur familja juaj mori pjesë në një ceremoni dasme. Përse martesa është një krahasim i mirë për besëlidhjen e Zotit me Kishën e Tij? (Shih edhe Mateu 22:1–14.)

Zbulesa 20:2–3.Si na ndihmon vargu te 1 Nefi 22:26 të kuptojmë se çfarë domethënie mund të ketë që Satani të jetë “[i] lidh[ur]”?

Zbulesa 22:1–4.Çfarë mund të nënkuptojë të kemi emrin e Shpëtimtarit “mbi ballin [tonë]”? (Zbulesa 22:4; shih edhe Eksodi 28:36–38; Mosia 5:7–9; Alma 5:14; Moroni 4:3; Doktrina e Besëlidhje 109:22; Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Liahona, maj 2009, f. 97–101).

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Kur Ai të Vij’ Përs’ri”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 46–47.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ndiqeni ecurinë e ftesave për të vepruar. “Kur e ndiqni ecurinë e një ftese për të vepruar, ju u tregoni [pjesëtarëve të familjes suaj] që keni kujdes për ta dhe mënyrën se si ungjilli po e bekon jetën e tyre. Ju gjithashtu u jepni atyre mundësi për të treguar përvojat e tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 35).

Pamja
Jezu Krishti duke ngarë një kalë nga qielli në Ardhjen e Tij të Dytë

Krishti me rroba të kuqe mbi një kalë të bardhë.