Dhiata e Re 2023
20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: “Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë”


“20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13: ‘Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“20–26 Mars. Mateu 13; Lluka 8; 13”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
grurë gati për t’u korrur

20–26 Mars

Mateu 13; Lluka 813

“Kush Ka Vesh për të Dëgjuar, Le të Dëgjojë”

Ndërsa lexoni kapitujt te Mateu 13 dhe Lluka 8;13, mendoni rreth mënyrës se si do ta përgatitni veten që t’i “dëgj[oni]” dhe vlerësoni mësimet e Shpëtimtarit në këto shëmbëlltyra. Çfarë do të bëni për t’i zbatuar këto mësime në jetën tuaj?

Shënojini Mbresat Tuaja

Disa nga mësimet më të paharrueshme të Shpëtimtarit ishin në formën e historive të thjeshta të quajtura shëmbëlltyra. Këto ishin më shumë sesa thjesht anekdota interesante rreth sendeve apo ngjarjeve të zakonshme. Ato përfshinin të vërteta të thella rreth mbretërisë së Perëndisë për ata që ishin të përgatitur shpirtërisht. Një prej shëmbëlltyrave të para të shënuara në Dhiatën e Re – shëmbëlltyra e mbjellësit (shih Mateu 13:3–23) – na fton ta shqyrtojmë gatishmërinë tonë për ta pranuar fjalën e Perëndisë. “Sepse atij që ka”, shpalli Jezusi, “do t’i jepet dhe do të ketë bollëk” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 13:10 [te Mateu 13:12, poshtëshënimia te Bibla në anglisht]). Prandaj, ndërsa përgatitemi për t’i studiuar shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit – apo cilindo prej mësimeve të Tij – një vend i mirë për të filluar është të shqyrtojmë zemrën tonë dhe të përcaktojmë nëse po i japim fjalës së Perëndisë “tokë të mirë” (Mateu 13:8) në të cilën të rritet, të çelë, të lulëzojë e të japë fryt që do të na bekojë ne dhe familjet tona me bollëk.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Mateu 13:3–23; Lluka 8:4–15; 13:6–9

Zemra ime duhet të jetë e përgatitur për ta pranuar fjalën e Perëndisë.

Përse nganjëherë zemra jonë është pranuese e së vërtetës, ndërsa në raste të tjera tundohemi që ta kundërshtojmë atë? Leximi i shëmbëlltyrës së mbjellësit mund të sigurojë një mundësi të mirë për të menduar rreth mënyrës se sa mirë e pranoni të vërtetën nga Zoti. Mund të jetë e dobishme t’i lidhni vargjet 3–8 nga Mateu 13 me interpretimet e dhëna te vargjet 18–23. Çfarë mund të bëni për ta kultivuar “tokë[n e] mirë” brenda vetes suaj? Cilat mund të jenë disa “ferra” që ju pengojnë nga të dëgjuarit dhe të ndjekurit me të vërtetë të fjalës së Perëndisë? Si mund t’i kapërceni këto “ferra”?

Studimi vetjak i kësaj shëmbëlltyre mund të ndikojë gjithashtu te mënyra se si e kuptoni shëmbëlltyrën te Lluka 13:6–9. Çfarë është “fryti” që Zoti kërkon nga ne? Si e ushqejmë tokën tonë në mënyrë që të “[japë] fryt”?

Shih edhe Mosia 2:9; Alma 12:10–11; 32:28–43; Dallin H. Ouks, “Shëmbëlltyra e Mbjellësit”, Liahona, maj 2015, f. 32–35.

Mateu 13:24–35, 44–52; Lluka 13:18–21

Shëmbëlltyrat e Jezusit më ndihmojnë ta kuptoj rritjen dhe fatin e Kishës së Tij.

Profeti Jozef Smith dha mësim se shëmbëlltyrat te Mateu 13 përshkruajnë rritjen dhe fatin e Kishës në ditët e mëvonshme. Ju mund t’i shqyrtoni fjalët e Profetit te Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 311–323, ndërsa merrni parasysh atë që na mësojnë shëmbëlltyrat në vijim rreth Kishës së Zotit:

Pasi t’i keni përsiatur këto shëmbëlltyra, çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni për të marrë pjesë më plotësisht në punën e Kishës së Krishtit të ditëve të mëvonshme?

Shihni edhe Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta “Mbretëri e Perëndisë ose Mbretëri e Qiellit”, “Shëmbëlltyrë”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
perlë

Ungjilli i Jezu Krishtit është një “margaritar me vlerë të madhe” (Mateu 13:46).

Mateu 13:24–30, 36–43

Të drejtët duhet të rriten mes të ligjve deri në mbarim të botës.

Një mënyrë për ta analizuar këtë shëmbëlltyrë është duke vizatuar një figurë të saj dhe duke e emërtuar atë me interpretimet te Mateu 13:36–43 dhe Doktrina e Besëlidhje 86:1–7. Egjra është një “barishte helmuese, që është e ngjashme në pamjen e jashtme me grurin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Egjra”). Cilat të vërteta në këtë shëmbëlltyrë ju frymëzojnë për të qëndruar besnikë pavarësisht nga ligësia në botë?

Lluka 8:1–3

Në ç’mënyra i dhanë shërbesë “disa gra” Shpëtimtarit?

“Dishepullet femra udhëtuan me Jezusin dhe Të Dymbëdhjetët, duke mësuar nga [Jezusi] shpirtërisht dhe duke i shërbyer Atij materialisht. … Përveçse morën nga shërbesa e Jezusit – lajmet e mira të ungjillit të Tij dhe bekimet e fuqisë së Tij shëruese – këto gra i dhanë shërbesë Atij, duke dhënë nga pasuria dhe përkushtimi i tyre” (Daughters in My Kingdom [2017], f. 4). Gratë që e ndoqën Shpëtimtarin, dhanë gjithashtu dëshmi të fuqishme për Të (shih Linda K. Barton, “Gra të Sigurta”, Liahona, maj 2017, f. 12–15).

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Mateu 13.Ndërsa pjesëtarët e familjes suaj i lexojnë shëmbëlltyrat e Shpëtimtarit, ata mund të gjejnë gëzim kur mendojnë për vetë shëmbëlltyrat e tyre që japin mësim të njëjtat të vërteta rreth mbretërisë së qiellit (Kishës), duke përdorur sende apo situata që janë të njohura për ta.

Mateu 13:3–23; Lluka 8:4–15.Pasi ta lexoni së bashku shëmbëlltyrën e mbjellësit, familja juaj mund të diskutojë për pyetje si këto: “Çfarë mund ta bëjë “tokë[n]” tonë (zemrën tonë) “gurishte” ose “t’ia z[ërë] frymën” fjalës? Si mund të sigurohemi që toka jonë të jetë e mirë dhe e frytshme?

Nëse keni fëmijë të vegjël në familjen tuaj, do të ishte argëtuese që të ftoni pjesëtarë të familjes të interpretojnë me gjeste në mënyra të ndryshme për t’i përgatitur zemrat tona që ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë, ndërkohë që pjesëtarë të tjerë të familjes të hamendësojnë se çfarë po bëjnë ata.

Mateu 13:13–16.Si mund t’i ndihmoni pjesëtarët e familjes suaj që ta kuptojnë rëndësinë e pranimit me gatishmëri të fjalës së Krishtit? Për të treguar konkretisht që “janë bërë të rëndë nga veshët”, ju mund t’i mbyllni veshët e një pjesëtari të familjes ndërsa lexoni me zë të ulët vargjet te Mateu 13:13–16. Sa arriti të kuptojë ai pjesëtar i familjes nga vargjet? Cilat janë mënyrat se si ne mund t’i hapim sytë, veshët dhe zemrat tona ndaj fjalës së Perëndisë?

Mateu 13:44–46.Çfarë kanë të përbashkët të dy burrat në këto shëmbëlltyra? A ka gjëra të tjera që ne duhet të jemi duke i bërë si individë dhe si familje për ta vënë mbretërinë e Perëndisë të parën në jetën tonë?

Lluka 13:11–17.A kanë pasur pjesëtarët e familjes përvoja që i bënë të ndienin se [figurativisht] nuk mund të “drejtohe[shin]”? A njohim ne dikë tjetër që ndihet në këtë mënyrë? Si mund të ndihmojmë? Si na ndihmon Shpëtimtari që të “liro[hemi]” nga dobësitë tona?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Himni i sugjeruar: “We Are Sowing” [“Po Mbjellim”], Hymns [Himne], nr. 216.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Mësoni përmendsh një shkrim të shenjtë. Përzgjidhni një fragment të shkrimit të shenjtë që ka veçanërisht domethënie për familjen tuaj dhe ftojini pjesëtarët e familjes që ta mësojnë atë përmendsh. Plaku Riçard G. Skot dha mësim: “Një shkrim i shenjtë që futet në kujtesë, bëhet një mik i përhershëm që nuk dobësohet me kalimin e kohës” (“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6).

Pamja
një burrë duke mbjellë fara

Parable of the Sower [Shëmbëlltyra e Mbjellësit], nga George Soper