Eja, Më Ndiq
20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12: ‘Ja po … Vjen Mbreti Yt’


“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12: ‘Ja po … Vjen Mbreti Yt’” Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“20–26 Maj. Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
burri në pemë kur afrohet Jezusi

Zakeu në pemën e fikut, nga James Tissot

20–26 Maj

Mateu 21–23; Marku 11; Lluka 19–20; Gjoni 12

“Ja, Mbreti Yt po Vjen”

Përpara leximit të ideve në këtë përvijim të mësimit, lexojini Mateun 21–23; Markun 11; Llukën 19–20 dhe Gjonin 12. Mbani shënim mbresa që mund t’i tregoni në familjen tuaj ose në orën tuaj mësimore në Kishë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Shpëtimtari ishte i uritur pas udhëtimit nga Betania për në Jerusalem dhe një pemë fiku në largësi u duk si një burim ushqimi. Por, kur Jezusi iu afrua pemës, ai pa se ajo nuk kishte fryt (shih Mateu 21:17–20; Marku 11:12–14, 20). Në njëfarë mënyre, pema e fikut ishte si udhëheqësit hipokritë të fesë në Jerusalem: mësimet e tyre boshe dhe shfaqjet e tyre të jashtme të shenjtërisë nuk jepnin asnjë ushqim shpirtëror. Farisenjtë dhe skribët dukej se zbatonin shumë urdhërime, prapëseprapë ata nuk zbatonin dy urdhërimet më të mëdha: ta doni Perëndinë dhe ta doni të afërmin tuaj porsi vetveten (shih Mateu 22:34–40; 23:23).

Në dallim me ta, shumë njerëz kishin filluar ta dallonin frytin e mirë në mësimet e Jezusit. Kur Ai mbërriti në Jerusalem, ata e mirëpritën me degë të prera nga pemët për ta shtruar shtegun e Tij, të ngazëllyer që më së fundi, sikurse thoshte profecia e lashtë: “Po të vjen mbreti yt” (Zakaria 9:9). Ndërkohë që lexoni këtë javë, mendoni rreth fryteve të mësimeve dhe flijimit shlyes të Shpëtimtarit në jetën tuaj dhe rreth mënyrës se si mund të jepni “shumë fryt” (Gjoni 12:24).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Mateu 23; Lluka 19:1–10; 20:45–47

Zoti nuk gjykon nëpërmjet paraqitjes së jashtme, por nëpërmjet dëshirave të zemrës.

Në kohën e Jezusit, shumë njerëz hamendësuan se tagrambledhësit, ose mbledhësit e taksave, ishin të pandershëm dhe vidhnin prej njerëzve. Prandaj, ngaqë Zakeu, kryetari i tagrambledhësve, ishte i pasur, ai mund të ketë qenë edhe më i dyshuar. Por Jezusi pa zemrën e Zakeut. Çfarë na zbulon Lluka 19:1–10 rreth zemrës së Zakeut? Mund t’i mbani shënim fjalët në këto vargje që përshkruajnë atë që bëri Zakeu për të treguar përkushtimin e tij ndaj Shpëtimtarit. Cilat janë dëshirat e zemrës suaj? Çfarë po bëni për ta kërkuar Shpëtimtarin, sikurse bëri Zakeu?

Ndërveprimi i Shpëtimtarit me skribët e farisenjtë krijon një dallim interesant në krahasim me ndërveprimin e Tij me Zakeun. Sikurse shpjegoi Presidenti Diter F. Uhtdorf: “[Jezusi] u ngrit me zemërim të drejtë kundër hipokritëve si skribët, farisenjtë dhe saducenjtë – atyre që u përpoqën të shfaqeshin të drejtë me qëllim që të fitonin lavdërim, ndikim dhe pasuri prej botës, e gjitha kjo ndërkohë që i shtypnin njerëzit, të cilët duhej të kishin qenë duke i bekuar” (“Mbi të Qenit të Vërtetë”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 81).

Te Mateu 23, Shpëtimtari përdori disa metafora për ta përshkruar hipokrizinë. Merreni parasysh t’i shenjoni ose renditni këto metafora dhe të mbani shënim se çfarë na mësojnë ato rreth hipokrizisë. Çfarë frymëzoheni të bëni ndryshe në saje të mësimeve të Shpëtimtarit?

Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 88:62–63; 137:9; Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Hypocrite” [“Hipokrit”].

Mateu 21:1–11; Marku 11:1–11; Lluka 19:29–44; Gjoni 12:12–16

Jezu Krishti është Mbreti im.

Rrëfimet te Mateu 21:1–11; Marku 11:1–11; Lluka 19:29–44 dhe Gjoni 12:12–16 përshkruajnë fillimin e javës së fundit të jetës së Shpëtimtarit, përfshirë hyrjen e Tij ngadhënjimtare në Jerusalem. Ata që e njohën Atë si Mbretin e tyre, e treguan përkushtimin e tyre duke e vajosur Atë (shih Gjoni 12:1–8), duke vendosur rroba e degë palmash përgjatë shtegut të Tij për në Jerusalem dhe duke brohoritur lavdërime. Merrni parasysh se si burimet vijuese mund ta thellojnë kuptimin tuaj për ngjarjet që filluan në javën e fundit të jetës së Shpëtimtarit.

Si mund ta pranoni Shpëtimtarin si Zotin dhe Mbretin tuaj?

Shih edhe “The Lord’s Triumphal Entry into Jerusalem” [“Hyrja Ngadhënjimtare e Zotit në Jerusalem”] (material filmik, LDS.org).

Mateu 22:34–40

Dy urdhërimet e mëdha janë ta duam Perëndinë dhe t’i duam të tjerët porsi veten.

Nëse ndiheni ndonjëherë të mbingarkuar teksa përpiqeni që ta ndiqni Jezu Krishtin, fjalët e Shpëtimtarit drejtuar mësuesit të ligjit te Mateu 22 mund t’ju ndihmojnë që t’i thjeshtëzoni gjërat dhe të përqendroheni te dishepullimi juaj. Ja një mënyrë se si ta bëni këtë: Bëni një listë të disa prej urdhërimeve të Zotit. Si lidhet çdo zë në listën tuaj me dy urdhërimet e mëdha? Si na ndihmon përqendrimi te këto dy urdhërime të mëdha që t’i zbatojmë urdhërimet e tjera?

Mateu 23:5

Çfarë janë filateritë?

Filateritë ishin kuti lëkure që përmbanin shirita prej pergamene me fragmente të shkrimeve të shenjta të shkruara mbi to. Judenjtë i ngjitnin këto kuti të vogla në rripa lëkure dhe i vendosnin përreth ballit ose krahëve të tyre, si një mënyrë për t’i mbajtur mend urdhërimet (shih Ligji i Përtërirë 6:6–8). Prej krenarisë, farisenjtë vinin filateri jashtëzakonisht të mëdha me qëllim që çdokush do ta shihte se sa shumë e donin fjalën e Perëndisë.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë ta dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Gjoni 12:1–8

Si e tregoi Maria dashurinë e saj për Shpëtimtarin? Në ç’mënyrë e tregojmë ne dashurinë tonë për Të?

Pamja
grua duke fshirë me flokët e saj këmbët e Jezusit

Larja e Këmbëve të Jezusit, nga Brian Call

Gjoni 12:42–43

Si mund të tregojmë respekt për të tjerët kur ata shprehin ose mbrojnë bindjet e tyre fetare? Cilat pasoja shoqërore nganjëherë na shkurajojnë që të mos e shprehim ose mbrojmë besimin tonë te Krishti? Për shembuj të njerëzve që nuk iu dorëzuan trysnisë shoqërore, shih Daniel 1:3–20; 3; 6; Gjoni 7:45–53; 9:1–38 dhe Mosia 17:1–4.

Mateu 21:12–17

Në ç’mënyrë e tregojmë nderimin dhe respektin tonë për tempullin? Çfarë mund të “dëbo[jmë]” nga jeta jonë që na mban larg nga të përjetuarit e tempullit si një “shtëpi lutje[je]” (Mateu 21:12–13) dhe si një vend shërimi shpirtëror? Merrni parasysh të këndoni “I Love to See the Temple”, [“Shum’ Tempullin Dua t’Shoh”], Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 95.

Mateu 21:28–32

Cilat mësime nga shëmbëlltyra e njeriut që kishte dy bij, mund ta ndihmojnë familjen tuaj? Për shembull, ju mund ta përdorni historinë që të diskutoni rëndësinë e bindjes dhe pendimit të sinqertë. Ndoshta familja juaj mund të shkruajë një skenar për ta dramatizuar shëmbëlltyrën dhe ta bëni me radhë duke luajtur role të ndryshme.

Mateu 22:15–22

Cilat janë disa nga gjërat “që i përk[asin] Perëndisë” (vargu 21) të cilat duhet t’ia japim Atij?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përdorni vepra artistike që t’i përfshini pjesëtarët e familjes.Libri i Figurave Artistike të Ungjillit dhe LDS Media Library [Biblioteka Mediatike SHDM] te LDS.org përmbajnë shumë figura dhe materiale filmike që mund t[a] ndihmojnë [familjen tuaj] të përfytyrojnë koncepte ose ngjarje” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22). Për shembull, piktura që e shoqëron këtë përvijim të mësimit, mund të ndihmojë për ta sjellë në jetë historinë e hyrjes së Krishtit në Jerusalem.

Pamja
hyrja ngadhënjimtare e Krishtit

Hyrja Ngadhënjimtare, nga Walter Rane