Eja, Më Ndiq
4–10 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5: ‘Fryma e Zotit Është mbi Mua’


“4–10 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5: ‘Fryma e Zotit Është mbi Mua’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“4–10 Shkurt. Mateu 4; Lluka 4–5”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
Krishti triumfon mbi Satanin

Krishti Triumfon mbi Satanin, nga Robert T. Barrett

4–10 Shkurt

Mateu 4; Lluka 4–5

“Fryma e Zotit Është mbi Mua”

Filloni duke lexuar Mateun 4 dhe Llukën 4–5, dhe kushtojini vëmendje ndonjë këndvështrimi që merrni. Idetë për studim në këtë përvijim të mësimit mund t’ju ndihmojnë të dalloni parime të rëndësishme në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Që prej rinisë së Tij, Jezusi dukej se ishte në dijeni që Ai kishte një mision të pashoq, të shenjtë. Por ndërsa Jezusi u përgatit për të filluar shërbesën e Tij tokësore, kundërshtari u përpoq të mbillte dyshim në mendjen e Shpëtimtarit. “Nëse je Biri i Perëndisë”, tha Satani (Lluka 4:3, kursivet janë shtuar). Por Shpëtimtari kishte biseduar me Atin e Tij në Qiell. Ai i njihte shkrimet e shenjta dhe Ai e dinte se kush ishte. Për Atë, oferta e Satanit – “Unë do të të jap gjithë pushtetin e këtyre mbretërive” (Lluka 4:6) – ishte ofertë boshe, pasi përgatitja që bëri Shpëtimtari gjatë gjithë jetës, e lejoi Atë të merrte “fuqinë e Frymës” (Lluka 4:14). Kështu që pavarësisht nga tundimi, sprovat dhe mospranimi, Jezu Krishti kurrë nuk u tund nga puna që i ishte caktuar: “Më duhet ta shpall lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë … sepse për këtë jam dërguar” (Lluka 4:43).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Mateu 4:1–2

Bisedimi me Perëndinë më përgatit t’i shërbej Atij.

Për t’u përgatitur për misionin e Tij, Jezusi shkoi në shkretëtirë “për të qenë me Perëndinë” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:1, [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 226]). Mendoni për atë çfarë bëni ju, për t’u ndier pranë Perëndisë. Si ju përgatit kjo për punën që Ai dëshiron që ju ta bëni?

Mateu 4:1–11; Lluka 4:1–13

Jezu Krishti dha shembullin për mua duke i bërë ballë tundimit.

Ndonjëherë njerëzit ndihen fajtorë kur tundohen që të mëkatojnë. Por edhe Shpëtimtari, i cili jetoi “pa mëkatuar” (Hebrenjve 4:15), u tundua. Mund të jetë ngushëlluese dijenia se, për shkak se edhe Krishti u përball me tundime dhe i mposhti ato, Ai i njeh tundimet që hasim, dhe mund të na ndihmojë t’i mposhtim ato (shih Hebrenjve 2:18; Alma 7:11–12).

Kur lexoni Mateun 4:1–11 dhe Llukën 4:1–13, çfarë mësoni që mund t’ju ndihmojë kur përballeni me tundime? Ju mund t’i organizoni mendimet tuaja në një tabelë si kjo:

Jezu Krishti

Unë

Jezu Krishti

Çfarë e tundoi Satani Krishtin që të bënte?

Ta përdorte fuqinë e Tij për të kënaqur urinë e Tij.

Unë

Çfarë më tundon Satani mua që të bëj?

Jezu Krishti

Përse Krishti ishte i përgatitur t’i bënte ballë tundimit?

Ai agjëroi; Ai shkoi për të qenë me Perëndinë; Ai i njihte shkrimet e shenjta.

Unë

Si mund të jem unë i përgatitur t’i bëj ballë tundimit?

Jezu Krishti

Unë

Çfarë idesh të mëtejshme fitoni nga Përkthimi prej Joseph Smith-it i Mateut 4? (shih [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 226] gjithë PJS, Mateun 4).

Shih edhe 1 Korintasve 10:13; Alma 13:28; Moisiu 1:10–22; “Temptation” [“Tundim”], Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.lds.org, [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Tundoj, Tundim”, f. 191].

Lluka 4:16–32

Jezu Krishti është Mesia për të cilin u profetizua.

Nëse do t’ju kërkohej ta përshkruanit atë që u dërgua Jezu Krishti të bënte në tokë, çfarë do të thoshit? Te Lluka 4:18–19, Shpëtimtari i përshkroi aspektet e vetë misionit të Tij duke cituar një prej profecive të Isaias rreth Mesias (shih Isaia 61:1–2). Çfarë mësoni rreth misionit të Tij teksa i lexoni këto vargje?

Pamja
Jezusi duke dhënë mësim në sinagogë

Jezu Krishti dëshmoi se Ai është Mesia.

Ndonëse judenjtë kishin pritur për shekuj që të përmbushej profecia e Isaias, shumë njerëz nuk e pranuan që Jezusi ishte Mesia kur Ai shpalli: “Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja” (Lluka 4:21). Ndërsa e lexoni Llukën 4:20–30 (shih edhe Marku 6:1–6), përpiquni ta vini veten në vend të popullit të Nazaretit. A ka ndonjë gjë që mund t’ju pengonte ta pranonit plotësisht Krishtin si Shpëtimtarin tuaj vetjak?

Shih edhe Mosia 3:5–12; “Jesus Declares He Is the Messiah” [“Jezusi Shpall se Ai Është Mesia”] (video, LDS.org).

Mateu 4:18–22; Lluka 5:1–11

Kur kam mirëbesim te Zoti, Ai mund të më ndihmojë që ta arrij potencialin tim hyjnor.

Presidenti Ezra Taft Benson dha mësim: “Burrat dhe gratë që e kthejnë jetën e tyre nga Perëndia do të zbulojnë se Ai mund të bëjë shumë më tepër sesa ata prej jetës së tyre” (Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson [2014], f. 46). Kjo është ajo që i ndodhi Pjetrit dhe shokëve të tij peshkatarë. Jezusi i ndihmoi ata të kuptonin se ata mund të bënin më shumë sesa të gjuanin peshq – ata mund të bëheshin “peshkatarë njerëzish” (Mateu 4:19; shih edhe Lluka 5:10). Për t’i ndihmuar ata që ta kuptonin këtë, Jezusi përdori përvoja që ishin të njohura për ta.

Kur keni ndier se Shpëtimtari ju bëri thirrje për ta ndjekur Atë? Si mund t’i tregoni Zotit se jeni të gatshëm të “[lini] çdo gjë” (Lluka 5:11) për ta ndjekur Atë? Përsiatini këto pyetje ndërsa e lexoni Mateun 4:18–22 dhe Llukën 5:1–11.

Shih edhe “Eja, Më Ndiq”, Himne, nr. 60.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë ta dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Mateu 4:1–2; Lluka 4:1–2

Jezusi kishte agjëruar përpara se të tundohej nga kundërshtari. Çfarë idesh mund të fitojmë nga ky rrëfim rreth fuqisë së agjërimit? Informacioni tek “Fasting and Fast Offerings” [“Agjërimi dhe Blatimet”], Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.lds.org, [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Agjëroj, Agjërim”, f. 4; “Blatim”, f. 20–21], mund t’ju ndihmojë të udhëhiqni një diskutim si familje rreth agjërimit. Ju mund t’i ftoni pjesëtarët e familjes të tregojnë përvoja që kanë pasur me agjërimin. Ndoshta familja juaj mund të planifikojë me lutje që ata të agjërojnë së bashku për një qëllim të veçantë.

Mateu 4:3–4; Lluka 4:3–4

Kur Satani e tundoi Krishtin që ta kthente gurin në bukë, ai sfidoi identitetin hyjnor të Krishtit duke thënë: “Në qoftë se je Biri i Perëndisë” (Mateu 4:3, kursivet janë shtuar). Përse përpiqet Satani që të na bëjë ta vëmë në dyshim identitetin tonë hyjnor? Si përpiqet ai që ta bëjë këtë? (Shih edhe Moisiu 1:10–23.)

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:11

Pasi Jezusi u vu në provë fizikisht dhe shpirtërisht, mendimet e Tij u drejtuan te nevojat e Gjon Pagëzorit, i cili qe në burg: “Dhe tani Jezusi e dinte se Gjoni ishte futur në burg dhe dërgoi engjëj, dhe ja, ata erdhën dhe i shërbyen [Gjonit]” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 4:11, [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, f. 226]). Si bekohemi ne kur e ndjekim shembullin e Krishtit duke menduar për të tjerët përpara se të mendojmë për veten? Si mund ta ndjekim shembullin e Tij?

Lluka 4:16–21

A njohim ndonjë njeri që është zemërthyer apo që ka nevojë “për [t’u] çliruar”? (Lluka 4:18). Si mund t’i ndihmojmë të tjerët që ta marrin shërimin dhe çlirimin e Shpëtimtarit? Ju gjithashtu mund të diskutoni se si bërja e ordinancave të tempullit sjell “çlirimin e të burgosurve” (Lluka 4:18).

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojeni ungjillin e Jezu Krishtit. “Ndoshta gjëja më e rëndësishme që mund të bëni [si prind apo mësues], është… ta jetoni ungjillin me të gjithë zemrën tuaj. … Kjo është mënyra kryesore për t’u kualifikuar për shoqërimin e Frymës së Shenjtë. Nuk duhet të jeni të përsosur, thjesht të përpiqeni me zell – dhe të kërkoni falje nëpërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit kurdoherë që pengoheni” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 13).

Pamja
Jezusi thërret Apostujt të bëhen peshkatarë njerëzish

Thirrja, nga Jorge Cocco