Eja, Më Ndiq
14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë


“14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2: Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“14–20 Janar. Lluka 2; Mateu 2”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
Dijetarë duke udhëtuar mbi deve

Le Ta Adhurojmë Atë, nga Dana Mario Wood

14–20 Janar

Lluka 2; Mateu 2

Ne Kemi Ardhur për ta Adhuruar Atë

Filloni duke lexuar Llukën 2 dhe Mateun 2, dhe kushtojini vëmendje ndonjë këndvështrimi shpirtëror që merrni. Idetë për studim në këtë përvijim të mësimit mund t’ju ndihmojnë të dalloni disa prej parimeve më të rëndësishme dhe domethënëse në këta kapituj.

Shënojini Mbresat Tuaja

Që nga dita e lindjes së Tij, qe e qartë se Jezusi nuk ishte fëmijë i zakonshëm. Nuk qe thjesht ylli i ri në qiej apo thirrja e gëzueshme engjëllore që e bënë fëmijërinë e Jezusit të pashoqe. Ishte gjithashtu fakti që një larmi e tillë e njerëzve besnikë – nga kombësi, profesione e prejardhje të ndryshme – u ndien menjëherë të tërhequr drejt Tij. Që përpara se Ai ta shqiptonte ftesën e Tij: “Eja e më ndiq”, ata erdhën (Lluka 18:22). Jo kushdo erdhi tek Ai, natyrisht – pati shumë që nuk i kushtuan vëmendje dhe një sundimtar ziliqar madje kërkoi t’i merrte jetën. Por kërkuesit e përulur, të pastër, të përkushtuar të drejtësisë e gjetën atë që po kërkonin tek Ai. Përkushtimi i tyre e frymëzon përkushtimin tonë, pasi “gëzim[i] [i] madh” që iu lajmërua barinjve ishte “për të gjithë popullin” dhe “Shpëtimtar[i], që është Krishti, Zoti” u lind atë ditë për të gjithë ne (shih Lluka 2:10–11).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Lluka 2:1–7

Jezu Krishti u lind në rrethana të përulura.

Ndonëse Jezu Krishti kishte lavdi me Perëndinë, Atin, “para se të bëhej bota” (Gjoni 17:5), Ai qe i gatshëm të lindte në rrethana modeste dhe të jetonte mes nesh në tokë. Teksa e lexoni Llukën 2:1–7, çfarë vini re rreth rrethanave të përulura të lindjes së Tij? Përpiquni të dalloni një hollësi ose ide në këtë histori, të cilën nuk e kishit vënë re më parë. Çfarë mësoni rreth Shpëtimtarit nga rrethanat e lindjes së Tij? Si ndikojnë këto ide në ndjenjat tuaja për Të?

Shih edhe materialin filmik “The Nativity” [“Lindja e Krishtit”] (LDS.org).

Lluka 2:8–38; Mateu 2:1–12

Ka shumë dëshmitarë të lindjes së Krishtit.

Lindja dhe fëmijëria e Krishtit u shënuan nga dëshmitarë e adhurues nga shtresa të ndryshme shoqërore e ekonomike – barinj të përulur që shkuan te grazhdi, dijetarë të pasur që i sollën dhurata në shtëpi, një vejushë që shërbente në tempull dhe një dishepull besnik që priste me padurim ardhjen e Mesias. Kur i shqyrtoni historitë e tyre, çfarë mësoni rreth mënyrave se si mund ta adhurojmë Krishtin e dëshmojmë për Të?

Dëshmia për Krishtin

Çfarë mësoj rreth të adhuruarit dhe të dëshmuarit?

Dëshmia për Krishtin

Barinjtë (Lluka 2:8–20)

Çfarë mësoj rreth të adhuruarit dhe të dëshmuarit?

Dëshmia për Krishtin

Simeoni (Lluka 2:25–35)

Çfarë mësoj rreth të adhuruarit dhe të dëshmuarit?

Dëshmia për Krishtin

Ana (Lluka 2:36–38)

Çfarë mësoj rreth të adhuruarit dhe të dëshmuarit?

Dëshmia për Krishtin

Dijetarët (Mateu 2:1–12)

Çfarë mësoj rreth të adhuruarit dhe të dëshmuarit?

Shih edhe 1 Nefi 11:13–23; 3 Nefi 1:5–21; “Shepherds Learn of the Birth of Christ” [“Barinjtë Mësojnë për Lindjen e Krishtit”] dhe “The Christ Child Is Presented at the Temple” [“Krishti Fëmijë Paraqitet në Tempull”] (videot, LDS.org).

Mateu 2:13–23

Prindërit mund të marrin zbulesë për të mbrojtur familjet e tyre.

Jozefi nuk mund ta kishte bërë dot kurrë atë që iu kërkua të bënte – ta mbronte Jezusin në fëmijërinë e Tij – pa ndihmën e qiellit. Ashtu si dijetarët, ai mori zbulesë që e paralajmëroi për rrezikun. Kur lexoni për përvojën e Jozefit, mendoni rreth rreziqeve fizike dhe shpirtërore që hasin familjet sot. Përsiatni rreth përvojave kur keni ndier udhërrëfimin e Perëndisë t’ju mbrojë ju dhe familjen e njerëzit tuaj të dashur. Merrni parasysh t’i ndani këto përvoja me të tjerët. Çfarë mund të bëni për të marrë një udhërrëfim të tillë në të ardhmen?

Përveç kësaj, ju mund të merrni parasysh të shihni materialin filmik “The First Christmas Spirit” [“Shpirti i Parë i Krishtlindjes”] (LDS.org) për një përshkrim të asaj që mund të ketë ndier Jozefi kur u përball me përgjegjësinë e përkujdesjes për Birin e Perëndisë.

Lluka 2:40–52

Edhe në moshë të re, Jezusi qe i përqendruar në bërjen e vullnetit të Atit të Tij.

Kur ishte i ri, Shpëtimtari e dha mësim ungjillin në mënyrë kaq të fuqishme saqë edhe mësuesit në tempull habiteshin nga “zgjuarësia … dhe nga përgjigjet” e Tij (Lluka 2:47). Çfarë mësoni nga këto vargje rreth Shpëtimtarit kur ishte i ri? Si po përpiqen të rinjtë që njihni, të merren “me punët e Atit” të tyre? (Lluka 2:49). Si ju kanë ndihmuar të rinjtë dhe fëmijët të fitoni një kuptueshmëri më të thellë për ungjillin? Çfarë tjetër mësoni nga shembulli i fëmijërisë së Jezusit te Lluka 2:40–52 dhe te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 3:24–26 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, [f. 225])?

Pamja
Djaloshi Jezus me mësuesit në tempull

“A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?” (Lluka 2:49).

Çfarë është Përkthimi prej Joseph Smith-it?

Për shkak se “shumë [të vërteta] të qarta dhe të çmueshme” u humbën nga Bibla gjatë shekujve (1 Nefi 13:28; shih edhe Moisiu 1:41), Zoti e urdhëroi Jozef Smithin të bënte një rishikim të frymëzuar të Biblës, i njohur si Përkthimi prej Joseph Smith-it. Shumë rishikime të bëra nga Profeti janë përfshirë në shtojcën e botimit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme të shkrimeve të shenjta. Botimi SHDM i Variantit të Mbretit Xhejms të Biblës përmban gjithashtu poshtëshënime me rishikimet e Profetit. Përkthimi prej Joseph Smith-it i Mateut 24, i njohur si Joseph Smith – Mateu, mund të gjendet te Perla me Vlerë të Madhe. Për më tepër informacion, shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Përkthim i Joseph Smith-it (PJS)” [f. 149]; “Bible, Inerrancy of” [“Bibla, Pagabueshmëria e”], Gospel Topics [Tema të Ungjillit], topics.lds.org.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Kur i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë ta dini se cilat parime të theksoni dhe diskutoni me qëllim që të plotësohen nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

Lluka 2

Ftojini pjesëtarët e familjes të zgjedhin një person që përshkruhet te Lluka 2, të lexojnë disa vargje rreth ndërveprimeve të atij personi me Shpëtimtarin dhe të tregojnë diçka që mësuan, që e rrit besimin e tyre te Jezu Krishti. Këndoni së bashku “Mary’s Lullaby” [“Ninulla e Maries”] ose “The Nativity Song” [“Kënga e Ngjarjes së Krishtlindjes]”, Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 44–45, 52–53. Çfarë mësojmë nga këto këngë rreth lindjes së Shpëtimtarit?

Lluka 2:49

Cilat janë “punët e Atit”? (shih Moisiu 1:39). Çfarë mësojmë rreth atyre punëve nga kjo histori dhe nga gjërat e tjera që bëri e dha mësim Jezusi gjatë gjithë jetës së Tij? Merrni parasysh t’i shkruani disa nga mënyrat se si familja juaj mund të marrë pjesë në punët e Atit dhe t’i vendosni ato në një poçe qelqi. Gjatë javës së ardhshme, kur familja juaj të jetë duke kërkuar mënyra për të bërë punët e Atit Qiellor, ata mund të përzgjedhin ide nga poçja e qelqit. Planifikoni një kohë kur do t’i tregoni përvojat tuaja.

Lluka 2:52

Çfarë mund të mësojmë nga Lluka 2:52 rreth mënyrës se si Jezusi u zhvillua në jetën e Tij? Në çfarë mënyrash mund të rriten “në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve” pjesëtarët e familjes?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Përdorini ndihmat për studimin për shkrimet e shenjta. Për të fituar ide të mëtejshme ndërsa i studioni shkrimet e shenjta, përdorni burime si poshtëshënimet, Topical Guide [Udhëzuesin Tematik], Bible Dictionary [Fjalorin Biblik], Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta dhe ndihma të tjera për studimin si LDS.org dhe New Testament Student Manual [Manualin e Studentit përDhiatën e Re] (manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2014).

Pamja
Maria, Jozefi dhe Jezusi foshnje

Shpëtimtari i Botës erdhi në tokë në rrethana të përulura.