Dhiata e Re 2023
25 Qershor. Çfarë Kuptimi ka për Mua Shlyerja e Jezu Krishtit? Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19


“25 Qershor. Çfarë Kuptimi ka për Mua Shlyerja e Jezu Krishtit? Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“25 Qershor. Çfarë Kuptimi ka për Mua Shlyerja e Jezu Krishtit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
The Savior’s Atonement: Foundation of True Christianity [Shlyerja e Shpëtimtarit: Themeli i Krishterimit të Vërtetë], nga Kirk Richards

The Savior’s Atonement: Foundation of True Christianity [Shlyerja e Shpëtimtarit: Themeli i Krishterimit të Vërtetë], nga Kirk Richards

25 Qershor

Çfarë Kuptimi ka për Mua Shlyerja e Jezu Krishtit?

Mateu 27; Marku 15; Lluka 23; Gjoni 19

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si i jemi afruar më shumë Shpëtimtarit? Si po përpiqemi të jemi më të ngjashëm me Të?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka qenë në mendjen tonë kohët e fundit? Si mund t’i ndihmojmë këta individë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund t’u përgjigjemi pyetjeve të miqve tanë rreth Kishës në një mënyrë që e forcon besimin e tyre te Shpëtimtari?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Cilat janë disa mënyra se si mund të lidhemi më mirë me pjesëtarë të rrethit familjar, të tillë si gjyshër dhe kushërinj?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Plaku Dejvid A. Bednar ka vërejtur se disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme “duket sikur kanë besim te Shpëtimtari, por nuk e besojnë se bekimet e premtuara prej Tij janë në dispozicion për ta” (“Po Të Më Kishit Njohur”, Liahona, nëntor 2016, f. 104). Me fjalë të tjera, ndonëse besojmë se Jezu Krishti vuajti dhe vdiq për mëkatet e botës, ne mund të pyetim veten a vuajti dhe vdiq Ai posaçërisht për mëkatet tona. A jeni ndier ndonjëherë kështu? Si do të përfitonin njerëzit në klasën ose kuorumin tuaj nga të kuptuarit se Shlyerja e Shpëtimtarit gjen zbatim për ta personalisht? Si mund t’i ndihmoni ata?

Përsiatini këto pyetje ndërsa lexoni këtë javë rreth Kryqëzimit të Shpëtimtarit. Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim për natyrën vetjake të Shlyerjes së Krishtit, ju mund të studioni mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” (Liahona, maj 2021, f. 75–77).

Mësoni së Bashku

Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të tregojnë diçka që mësuan rreth Kryqëzimit të Shpëtimtarit javën e kaluar te Dhiata e Re, dhe ndjenjat e tyre rreth Shpëtimtarit. Për të ndihmuar që ata të nxiten, mund të bëni një pyetje si: “Çfarë mësojmë rreth Jezu Krishtit nga gjërat që Ai tha dhe bëri gjatë orëve të Tij të fundit?” Për shembull, mund të eksploroni shembuj kur Shpëtimtari, ndërsa vuante për të gjithë, ende i pa me dhembshuri njerëzit përreth Vetes (shih, për shembull, Lluka 23:34, 39–43; Gjoni 19:25–27). Kjo mund të çojë në një diskutim rreth mënyrës se si Shlyerja e Jezu Krishtit është edhe universale, edhe vetjake. Veprimtaritë si ato në vijim mund t’ju ndihmojnë të diskutoni më tej për Shlyerjen e Shpëtimtarit.

  • Në paragrafin e parë të mesazhit të tij “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?”, Presidenti Dallin H. Ouks përshkroi kthimin në besim të një gruaje që nuk ishte e bindur se Jezu Krishti kishte bërë gjithçka për të. Ndoshta anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund ta lexojnë atë paragraf, duke e vendosur veten në vendin e Presidentit Ouks. Çfarë do t’i thoshim kësaj gruaje? Ju mund t’i jepni çdo anëtareje të klasës ose anëtari të kuorumit një nga pjesët me numër të mesazhit të Presidentit Ouks. Duke përdorur atë që mësojnë, bashkë me përvojat e tyre, ata më pas mund të tregojnë përgjigjet e tyre për pyetjen: “Çfarë ka bërë Jezu Krishti për mua?”

  • Për të frymëzuar një diskutim rreth mënyrës se si Shlyerja e Shpëtimtarit ndikon te ne personalisht, mund të shkruani në tabelë një frazë si: Për shkak se Jezu Krishti vuajti dhe vdiq për të gjithë njerëzit … . Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund të sugjerojnë mënyra për ta përfunduar fjalinë. Më pas mund ta ndryshoni frazën që të lexohet kjo: “Për shkak se Jezu Krishti vuajti dhe vdiq për mua …” dhe të ftoni çfarëdo sugjerim tjetër. Ndërsa anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit diskutojnë për këto pohime, nxitini ata të lexojnë shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”. Çfarë na mësojnë këto shkrime të shenjta rreth ndikimit të Shlyerjes së Shpëtimtarit te jeta jonë individuale?

  • Një mënyrë tjetër për t’i studiuar shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse” mund të jetë që t’i ftoni të rinjtë dhe të rejat t’i zëvendësojnë fjalët te vargjet në mënyrë që vargjet t’u drejtohen drejtpërdrejt atyre. Si ndikon bërja e kësaj te ndjenjat tona rreth të vërtetave në vargje? Si mund ta tregojmë mirënjohjen tonë për flijimin e Shpëtimtarit për ne?

  • Muzika e shenjtë mund të dëshmojë fuqishëm për Jezu Krishtin. Merrni parasysh t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të vijnë të përgatitur për të treguar himne që i ndihmojnë ta ndiejnë Shlyerjen e Shpëtimtarit në jetën e tyre. (Ata mund të shohin himnet e sakramentit ose pjesën “Jezu Krishti – Shpëtimtar” tek treguesi i temave të librit Himne.) Kërkojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit të përcaktojnë fraza te himnet që i ndihmojnë ta ndiejnë dashurinë e Shpëtimtarit për ta personalisht. Ju mund të flisni edhe për mënyrën se si flijimi i Shpëtimtarit ndikon në jetën tonë të përditshme. Për shembull, si ndikon ai në zgjedhjet që bëjmë?

Pamja
Krishti në Gjetseman

Christ in Gethsemane [Krishti në Gjetseman], nga Dan Burr

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shprehje të sinqerta të dashurisë si e Krishtit kanë fuqi të madhe për t’i zbutur zemrat e anëtarëve të klasës, të cilët po hasin vështirësi me ungjillin. Shpesh këta individë thjesht kanë nevojë të dinë se janë të nevojshëm dhe se njerëzit i duan.