Dhiata e Vjetër 2022
8 Maj. Si ta Di se Perëndia më ka Falur? Eksodi 35–40; Levitiku 1; 16; 19


“8 Maj. Si ta Di se Perëndia më ka Falur? Eksodi 35–40; Levitiku 1; 16; 19”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“8 Maj. Si ta Di se Perëndia më ka Falur?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
e re duke buzëqeshur

8 Maj

Si ta Di se Perëndia më ka Falur?

Eksodi 35–40; Levitiku 1; 1619

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si mund të na ndihmojë të drejtuarit te Zoti për t’i përballuar sfidat dhe sprovat tona?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kë njohim që ka nevojë për lutjet tona dhe miqësinë tonë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat plane të përhapjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin bërja e punës për historinë familjare?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Njerëzit ndonjëherë pyetin veten a “kanë bërë mjaftueshëm” që t’u falen mëkatet. Megjithëse duhet përpjekje për t’u penduar, në fund të fundit nuk falemi sepse kryejmë një listë detyrash ose bëjmë detyra të caktuara. Ne falemi kur e pranojmë mëshirën e ofruar nga Jezu Krishti. Në këtë mënyrë natyra jonë mund të ndryshojë.

Në kohët e lashta, ritualet dhe sakrificat e ligjit të Moisiut i drejtuan izraelitët te Shlyerja e Shpëtimtarit. Siç shpjegoi Zoti te Levitiku 16:30: “Atë ditë prifti do të bëjë shlyerjen për ju, për t’ju pastruar, me qëllim që të jeni të pastruar nga tërë mëkatet tuaja përpara Zotit”. Sigurisht, vetëm një ritual nuk mund të na japë faljen e mëkatit. Falja vjen nga Jezu Krishti. Në kohën tonë, ordinancat si pagëzimi dhe sakramenti i drejtojnë mendjet dhe zemrat tona te Shpëtimtari. Ato na ndihmojnë të kuptojmë se Ai do të na falë përherë kur pendohemi.

Si ju ka ndihmuar Ati Qiellor që të dini se jeni falur? Ju mund të studioni Mosia 4:1–3 dhe mesazhin e Presidentit Ted R. Kelister “Shlyerja e Jezu Krishtit” (Liahona, maj 2019, f. 85–87). Ky mesazh mund t’i ndihmojë ata të cilëve u jepni mësim, të kuptojnë se Ati Qiellor na fal kur pendohemi.

Pamja
i ri duke u lutur

Ne falemi kur e pranojmë mëshirën e ofruar nga Jezu Krishti.

Mësoni së Bashku

Mund të filloni duke paraqitur figura të Shpëtimtarit në Gjetseman dhe në kryq (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 56–57). Ftojini të rinjtë dhe të rejat të shqyrtojnë vargjet te Levitiku 1:1–9; 16:15–16, 30. Kërkojuni atyre të tregojnë fraza që iu kujtojnë Shlyerjen e Shpëtimtarit. Si i ndihmuan izraelitët sakrificat e përshkruara në këto vargje që ta pritnin me padurim Shlyerjen e Shpëtimtarit? Çfarë na ndihmon ta kujtojmë Shlyerjen e Shpëtimtarit? Çfarë na ndihmon ta ndiejmë dashurinë dhe faljen e Shpëtimtarit? Veprimtaritë më poshtë mund t’i ndihmojnë të rinjtë dhe të rejat ta kuptojnë më mirë se Perëndia do të na falë.

  • Disa njerëz në shkrimet e shenjta i përshkruan ndjenjat që patën kur i fali Ati Qiellor. Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj mund të lexojnë disa shembuj (shih “Burime Mbështetëse”). Ftojini ata të bëjnë një listë të frazave nga këto vargje që përshkruajnë se si është të marrësh falje. Ju mund t’u kërkoni atyre të shprehin me fjalët e tyre se si është falja për ta. Çfarë mund të mësojmë rreth Perëndisë nga këto ndjenja? Ndoshta ju mund të shprehni vetë ndjenjat tuaja rreth faljes.

  • Ndonjëherë njerëzit nuk janë të sigurt se kanë marrë falje pasi nuk janë të sigurt se janë penduar me të vërtetë. Mesazhi i Plakut Dejll G. Renland “Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme” shpjegon se si të pendohesh me të vërtetë dhe të marrësh faljen e Perëndisë (Liahona, nëntor 2016, f. 121–124). Ju mund të shkruani në tabelë titujt Pendim i Vërtetë dhe Gjërat që e Pengojnë Pendimin. Kërkojuni atyre të cilëve u jepni mësim, të gjejnë në mesazh mësime që e kanë vendin poshtë titujve. Çfarë mësojmë rreth Shpëtimtarit dhe faljes së Tij nga tri paragrafët e fundit të këtij mesazhi?

  • Disa njerëz mund të jenë penduar, por nuk ndiejnë që kanë marrë falje. Kjo mund të ndodhë pasi ata nuk kanë qenë në gjendje të falin veten. Këshillat në mesazhin e Presidentit Ted R. Kelister “Shlyerja e Jezu Krishtit” mund t’i ndihmojnë ata. Klasa ose kuorumi juaj mund të lexojë pjesën që fillon me “2. Mëkati”. Kërkojuni atyre të gjejnë këshilla që mund t’ia japin një miku ose pjesëtari të familjes që ende ndihet fajtor edhe pas pendimit. Jepuni kohë të rinjve dhe të rejave të tregojnë ndjenjat e tyre rreth Shpëtimtarit, i cili bëri të mundur që ne të pendohemi dhe të marrim falje.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari na ka mësuar që t’i përdorim shkrimet e shenjta për të gjetur përgjigje për vetë pyetjet tona. Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, të dëshirojnë të drejtohen te shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve kur kërkojnë përgjigje?