Dhiata e Vjetër 2022
27 Mars. Kush Jam Unë dhe Kush Dëshiron Perëndia të Bëhem? Eksodi 1–6


“27 Mars. Kush Jam Unë dhe Kush Dëshiron Perëndia të Bëhem? Eksodi 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022 (2021)

“27 Mars. Kush Jam Unë dhe Kush Dëshiron Perëndia të Bëhem?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2022

Pamja
i ri duke i rënë kitarës

27 Mars

Kush Jam Unë dhe Kush Dëshiron Perëndia të Bëhem?

Eksodi 1–6

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj udhëhiqni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet më poshtë ose vetë pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2, ChurchofJesusChrist.org). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si po gjejmë gëzim duke ndjekur Jezu Krishtin?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kush ka nevojë për ndihmën tonë në lagjen e Kishës ose komunitetin tonë? Si mund t’i ndihmojmë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin që të përgatitet për shërbim misionar?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund të kontribuojmë në përpjekjet e lagjes sonë për të bërë punë për historinë familjare dhe punë në tempull?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuni anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Një ferishte që digjet e që nuk konsumohet do të ketë qenë një pamje mbresëlënëse dhe ia tërhoqi vëmendjen Moisiut. Por akoma më mbresëlënëse ishte ajo që ndodhi më pas. Perëndia i foli Moisiut dhe Moisiu mësoi ta shihte vetveten siç e pa Perëndia. Me këtë këndvështrim, Moisiu përmbushi diçka me ndihmën e Zotit që e kishte konsideruar të pamundur: ai u përball me Faraonin dhe shpëtoi popullin e Perëndisë.

Ne të gjithë kemi nevojë për përvoja që të na ndihmojnë t’i zëvendësojmë dyshimet tona për veten me kuptueshmërinë e Perëndisë se kush jemi dhe kush mund të bëhemi. Në veçanti, të rinjtë dhe të rejat përballen me mesazhe të rreme për vlerën e tyre vetjake. Ashtu si me Moisiun, Perëndia “ka një punë për [ata] që ta bëj[në]” (Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone). Ata/o kanë faraonët e tyre për t’u përballur dhe njerëzit e tyre për të shpëtuar. Si do t’i ndihmoni ata/o të kujtojnë se janë bija dhe bij të dashur të prindërve qiellorë “me një natyrë hyjnore dhe fat të përjetshëm”? (Tema e Të Rejave.) Përsiatni për këtë ndërsa lexoni tek Eksodi 1–6. Merreni parasysh gjithashtu të studioni vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:10–15 dhe mesazhin e Presidentit Diter F. Uhtdorf “Ju Keni Rëndësi për Të” (Liahona, nëntor 2011, f. 19–22).

Pamja
grup të rejash në mjedis të hapur

Jeta jonë mund të ndryshojë kur e kuptojmë identitetin tonë të vërtetë si fëmijë të Perëndisë.

Mësoni së Bashku

Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj këtë javë mund t’i kenë lexuar kapitujt tek Eksodi 1–6. Për t’i nxitur ata të tregojnë se çfarë mësuan, ju mund t’i pyetni se si u ndje Moisiu rreth thirrjes së tij për të çliruar fëmijët e Izraelit (shih Eksodi 3:11). Çfarë të vërtetash i mësoi Zoti Moisiut për ta ndihmuar të ndryshonte këndvështrimin? (Shih Eksodi 3:4–15; 4:10–17; shih edhe Moisiu 1:3–11.) Si mund ta kenë ndihmuar këto të vërteta Moisiun? Si mund të na ndihmojnë ne? Përdorni një veprimtari si një nga të mëposhtmet për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të dallojnë atë që Perëndia ka zbuluar në lidhje me identitetin, vlerën dhe potencialin e tyre të vërtetë.

  • Presidenti Diter F. Uhtdorf tha: “Zoti përdor një peshore shumë të ndryshme nga e botës për të matur vlerën e një shpirti” (“Ju Keni Rëndësi për Të”, f. 22). Për ta diskutuar këtë ide, ju mund të shkruani në tabelë: Si ia tregon bota një personi se ai ose ajo ka vlerë? Ftojini ata të cilëve u jepni mësim, të sugjerojnë përgjigje. Nëse e gjykojmë vlerën tonë në këtë mënyrë, si mund të ndikojnë këto ndjenja në zgjedhjet tona? Më pas ju mund të shkruani në tabelë: Si i tregon Perëndia një personi se ai ose ajo ka vlerë? Ndërsa të rinjtë dhe të rejat japin përgjigjet, nxitini të lexojnë vargjet Gjoni 3:16; Doktrina e Besëlidhje 18:10–15; Lluka 15:3–6, 11–32. Ata gjithashtu mund të lexojnë pjesën e fundit të mesazhit të Presidentit Uhtdorf. Nëse e gjykojmë vlerën tonë në këtë mënyrë, si mund të ndikojnë këto ndjenja në zgjedhjet tona?

  • Etiketimet ndikojnë në mënyrën se si ndihemi dhe si e trajtojmë veten dhe të tjerët. Për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të marrin parasysh se si e etiketojnë veten, ju mund t’i jepni secilit prej tyre disa etiketa emrash bosh. Në secilën etiketë mund të jetë shkruar në krye “Përshëndetje, unë jam …”. Ftojini ata të mendojnë për disa fjalë ose fraza të ndryshme që mund t’i shkruajnë në etiketat me emrat e tyre. Nëse Ati Qiellor do t’i plotësonte etiketat me emra për ne, çfarë mund të shkruante Ai? Çfarë mund të shkruante Ai nëse në etiketa thuhej “Përshëndetje, unë mund të bëhem …”? Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund t’i përsiatin këto pyetje ndërsa lexojnë disa nga shkrimet e shenjta në vijim: 1 Gjon 3:1–3; Moroni 10:32–33; Doktrina e Besëlidhje 76:69–70; 84:37–38.

  • Mesazhet e konferencës së përgjithshme te pjesa “Burime Mbështetëse” përmbajnë shembuj të njerëzve jeta e të cilëve ndryshoi ngaqë mësuan identitetin e tyre të vërtetë si fëmijë të Perëndisë. Merrni parasysh t’i jepni secilës anëtare të klasës ose secilit anëtar të kuorumit një nga këta shembuj për ta përsiatur dhe ndarë me grupin. Ju gjithashtu mund të flisni rreth asaj se si dijenia se jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë, ka ndikuar në jetën tuaj. Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të bëjnë të njëjtën gjë.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse do të duan, mund t’i shprehin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë mbi mënyrën se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, nëse ata veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

“Nëse rinia e ndien që ju keni mirëbesim tek ata, vetëbesimi i tyre në potencialin e tyre hyjnor do të rritet dhe ata do t’ju habitin me atë që mund të përmbushin” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 28).