Doktrina e Besëlidhje 2021
9 Maj. Si Mund të më Bekojë Fryma e Shenjtë çdo Ditë? Doktrina e Besëlidhje 46–48


“9 Maj. Si Mund të më Bekojë Fryma e Shenjtë çdo Ditë? Doktrina e Besëlidhje 46–48”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“9 Maj. Si Mund të më Bekojë Fryma e Shenjtë çdo Ditë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
një e re duke u lutur

9 Maj

Si Mund të më Bekojë Fryma e Shenjtë çdo Ditë?

Doktrina e Besëlidhje 46–48

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar? Kë duhet të ftojmë në një aktivitet të ardhshëm?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë detyrash kemi përmbushur? Çfarë detyrash nevojitet të caktojmë? Si i kemi ftuar të tjerët të vijnë te Krishti dhe si mund të ftojmë të tjerë tani?

  • Jeta jonë. Çfarë përvojash të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona? Çfarë po ndodh në jetën tonë dhe si mund ta përkrahim njëri‑tjetrin?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Shumë anëtarë të hershëm të Kishës së rivendosur kishin lexuar rreth shfaqjeve shpirtërore të Frymës së Shenjtë në shkrimet e shenjta (shih Veprat e Apostujve 2:1–4; 13:52; 1 Korintasve 12:4–11; 3 Nefi 19). Kur anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës studiuan kapitujt te Doktrina e Besëlidhje 46–48 këtë javë, ata mund të kenë mësuar se Zoti ishte i etur t’u mësonte këtyre shenjtorëve rreth bekimeve që Fryma e Shenjtë mund të sillte në jetën e tyre. Cilat përvoja ju kanë mësuar se si ju bekon Fryma e Shenjtë? Si mund t’i ndihmojë Fryma e Shenjtë ata të cilëve u jepni mësim në të gjitha aspektet e jetës së tyre?

Për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për ta frymëzuar kuorumin ose klasën tuaj të kërkojë ndikimin e Frymës së Shenjtë, ju mund të shqyrtoni “Funksionet e Frymës së Shenjtë” tek Të Vërtetë ndaj Besimit ([2005], f. 56–57) dhe mesazhin e Plakut Geri E. Stivenson “Si Ju Ndihmon Fryma e Shenjtë?” (Liahona, maj 2017, f. 117–120).

Pamja
e re duke lexuar shkrimet e shenjta në klasë

Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë që t’i kuptojmë e t’i japim mësim të vërtetat e ungjillit.

Mësoni së Bashku

Shkrimet e shenjta japin shumë shembuj të dhuratave shpirtërore. Si mund të ndihmoni për ta ndërtuar besimin e anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës suaj se këto dhurata mund të shfaqen në jetën tonë sot? Ju mund të filloni duke i ftuar ata që të shkruajnë në tabelë një dhuratë shpirtërore që përshkruhet te Doktrina e Besëlidhje 46:7–33 dhe të diskutojnë se si e kanë parë të shfaqet në jetën e tyre apo në jetën e dikujt që e njohin.

Përveç dhuratave të Shpirtit, Fryma e Shenjtë na bekon në shumë mënyra të tjera. Ju mund të përdorni një ose më shumë prej veprimtarive më poshtë që t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që ta kuptojnë më mirë këtë.

  • Nganjëherë ne mendojmë se Fryma e Shenjtë na nevojitet vetëm për vendime apo ngjarje të rëndësishme në jetën tonë. Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, që ta dallojnë se sa shumë gjëra mund të bëjë Fryma e Shenjtë për ta? Ju mund ta ndani kuorumin ose klasën në grupe të vogla dhe t’i kërkoni secilit grup që të lexojë një ose më shumë prej shkrimeve të shenjta nga pjesa “Burime Mbështetëse”. Një person nga çdo grup mund të tregojë atë që mësoi. Pastaj ftojeni çdo anëtar të kuorumit ose anëtare të klasës që të bëjë një listë të mënyrave se si Fryma e Shenjtë mund ta bekojë jetën e tyre të përditshme. Ndërsa tregojnë për listat e tyre, ata mund të flasin rreth asaj që mund të bëjnë për ta pasur Frymën e Shenjtë me vete gjatë gjithë kohës, çdo ditë.

  • Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar ata të cilëve u jepni mësim që të kuptojnë mënyrën se si mund t’i ndihmojë Fryma e Shenjtë, është të shkruani në tabelë pyetjet vijuese: Çfarë dimë rreth Frymës së Shenjtë? Si mund të na ndihmojë Fryma e Shenjtë? Më pas, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të kërkojnë përgjigje te mesazhi i Plakut Geri E. Stivenson “Si Ju Ndihmon Fryma e Shenjtë?” (Liahona, nëntor 2017, f. 117–120). Ata mund të gjejnë gjithashtu përgjigje duke shqyrtuar “Funksionet e Frymës së Shenjtë” tek Të Vërtetë ndaj Besimit (faqe 56–57). Si të jetë e përshtatshme, tregoni përvoja që keni pasur me Frymën e Shenjtë, dhe ftojini të rinjtë dhe të rejat që të tregojnë përvojat që kanë pasur.

  • Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të lexojnë “Personal Revelation [Zbulesa Vetjake]” ose “Learn to Recognize the Promptings of the Spirit [Mësoni të Dalloni Nxitjet e Shpirtit]” në kapitullin 4 të Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] ([2019], f. 95–96, 102–103). Më pas ata mund të bëjnë sikur janë misionarë të cilët po i japin mësim dikujt që nuk ka dëgjuar kurrë se si mund ta bekojë jetën tonë Fryma e Shenjtë. Çfarë do t’u thoshin atyre?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari tregoi histori e shëmbëlltyra të thjeshta dhe shembuj nga jeta reale për të dhënë mësim në një mënyrë që të kishte kuptim për dishepujt e Tij. Çfarë përvojash vetjake mund t’u tregoni të rinjve e të rejave që t’i ndihmoni të kuptojnë rolet e Frymës së Shenjtë dhe të ndiejnë dëshirë për të kërkuar përvoja të tilla? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 22.)