Doktrina e Besëlidhje 2021
10 Janar. Përse Është i Rëndësishëm Vegimi i Parë? Parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet; Joseph Smith – Historia 1:1–26


“10 Janar. Përse Është i Rëndësishëm Vegimi i Parë? Parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet; Joseph Smith – Historia 1:1–26”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“10 Janar. Përse Është i Rëndësishëm Vegimi i Parë?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
Jozef Smithi duke u lutur

Unë Pashë një Dritë, nga Jon McNaughton

10 Janar

Përse Është i Rëndësishëm Vegimi i Parë?

Parathënia për Doktrinën e Besëlidhjet; Joseph Smith – Historia 1:1–26

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush ka nevojë për ndihmën dhe lutjet tona? Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar? Kë duhet të ftojmë në një aktivitet të ardhshëm?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë detyrash kemi përmbushur? Çfarë detyrash nevojitet të caktojmë? Si i kemi ftuar të tjerët të vijnë te Krishti dhe si mund të ftojmë të tjerë tani?

  • Jeta jonë. Çfarë përvojash të kohëve të fundit i kanë forcuar dëshmitë tona? Çfarë po ndodh në jetën tonë dhe si mund ta përkrahim njëri‑tjetrin?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Megjithëse kanë kaluar mbi 200 vjet që kur Jozef Smithi u gjunjëzua për herë të parë për t’u lutur në Korijen e Shenjtë, përgjigjja që ai mori ndikon thellësisht në jetën tonë sot. Përsiatni për bekimet që kanë ardhur në jetën tuaj ngaqë Ati dhe Biri iu shfaqën Jozefit. Pse është e rëndësishme për ata të cilëve u jepni mësim, që ta fitojnë dëshminë e tyre për Vegimin e Parë nga Fryma e Shenjtë? Si do t’i ndihmoni ta bëjnë këtë? Mund të jetë e dobishme që të rishikoni mesazhet nga konferenca e përgjithshme e prillit 2020, e cila përkujtoi 200‑vjetorin e këtij vegimi të lavdishëm.

Pamja
të reja në klasë

Çdo i ri ose e re mund të marrë një dëshmi vetjake për Vegimin e Parë.

Mësoni së Bashku

Për shkak se Jozef Smithi ishte në moshën e rinisë në kohën kur mori Vegimin e Parë, ata të cilëve u jepni mësim mund të ndiejnë një lidhje me kërkimin e tij për të vërtetën. Jepuni disa çaste anëtarëve të kuorumit dhe anëtareve të klasës që të shprehin mendimet dhe mbresat e tyre rreth vargjeve te Joseph Smith – Historia 1:1–26. Veprimtaritë më poshtë mund t’i ndihmojnë ata që të forcojnë dëshmitë e tyre se Perëndia, Ati, dhe Jezu Krishti, iu shfaqën Jozef Smithit.

  • Cilat të vërteta të ungjillit mësojmë nga përvoja e Jozef Smithit në Korijen e Shenjtë? Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të lexojnë rrëfimin e Jozefit te Joseph Smith – Historia 1:7–20 dhe të tregojnë të vërtetat që gjejnë. (Për shembull, Perëndia i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve; Satani dhe fuqia e tij janë të vërteta, por fuqia e Perëndisë është më e madhe; zbulesa nuk është ndërprerë.) Si e kanë bekuar jetën tonë këto të vërteta?

  • Ju mund t’u kërkoni gjithashtu anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës që të shqyrtojnë mesazhet rreth Vegimit të Parë nga konferenca e përgjithshme e prillit 2020 (shih Liahona, maj 2020). Për shembull, ata mund të shqyrtojnë mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë” (Liahona, maj 2020, f. 88–92). Ftojini të tregojnë atë që gjejnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre për Vegimin e Parë.

  • Secili prej Presidentëve të Kishës dëshmoi për misionin hyjnor të Profetit Jozef Smith. Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të përfitojnë nga leximi i dëshmive të tyre në një nga manualet Mësime të Presidentëve të Kishës. (Shumica e këtyre manualeve përmbajnë një kapitull rreth Profetit Jozef Smith. Për një listë të këtyre kapitujve, shih Gospel Topics [Tema të Ungjillit] “First Vision” [“Vegimi i Parë”], topics.ChurchofJesusChrist.org.) Disa ditë përpara orës mësimore, ju mund t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj që të zgjedhin një nga këta Presidentë dhe të lexojnë një deklaratë që bëri ai, të cilën mund ta përdorin për t’i dhënë mësim dikujt rreth Vegimit të Parë.

  • Merreni parasysh t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të studiojnë pjesën “The Restoration of the Gospel of Jesus Christ through Joseph Smith [Rivendosja e Ungjillit të Jezu Krishtit nëpërmjet Jozef Smithit]” te kapitulli 3 i Preach My Gospel [Predikoni Ungjillin Tim] ([2019], f. 36–38) dhe të ushtrohen që t’i japin mësim njëri‑tjetrit rreth Vegimit të Parë. Ju mund t’i sfidoni ata që ta tregojnë përvojën e Jozef Smithit duke përdorur disa nga vetë fjalët e tij, të cilat gjenden te Joseph Smith – Historia 1:16–17.

  • A janë në dijeni ata të cilëve u jepni mësim, se ka disa rrëfime për Vegimin e Parë? Secili prej këtyre rrëfimeve jep hollësi të pashoqe që na japin një kuptim më të plotë të asaj që ndodhi në Korijen e Shenjtë. Ju mund të përmblidhni pjesën “Vështrim i Përgjithshëm” të esesë mbi Tema të Ungjillit “Rrëfimet për Vegimin e Parë” (topics.ChurchofJesusChrist.org). Më pas ju mund t’u kërkoni atyre të cilëve u jepni mësim, që të shqyrtojnë përmbledhjet e katër rrëfimeve, të cilat gjenden në pjesën “Rrëfimet për Vegimin e Parë”. Ata mund t’i lexojnë gjithashtu disa nga rrëfimet aktuale duke përdorur hallkat lidhëse që janë dhënë. Çfarë gjetën ata që e forcon dëshminë e tyre për Vegimin e Parë? Ju mund të shihni gjithashtu materialin filmik “Ask of God: Joseph Smith’s First Vision” [“Kërkoji Perëndisë: Vegimi i Parë i Jozef Smithit”] (ChurchofJesusChrist.org), i cili e portretizon Vegimin e Parë duke përdorur hollësi nga këto rrëfime. Pse është mirë të kemi disa rrëfime për Vegimin e Parë? Si na ndihmojnë këto rrëfime për ta kuptuar më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

  • Mateu 3:13–17; Veprat e Apostujve 7:54–60; 3 Nefi 11:3–10 (Perëndia, Ati, dhe Jezu Krishti, u shfaqen njerëzve në tokë)

  • “What Do We Learn about the Nature of God from the First Vision?” [“Çfarë Mësojmë për Natyrën e Perëndisë nga Vegimi i Parë?”] nga “Face to Face with President Eyring and Elder Holland” [“Ballë për Ballë me Presidentin Ajring dhe Plakun Holland”] ([transmetim mbarëbotëror për rininë, 4 mars 2017), FacetoFace.ChurchofJesusChrist.org

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari i ftoi pasuesit e Tij që të dëshmonin për vërtetësinë e mësimeve të Tij. Kur e bënë, Shpirti ua preku zemrat. Si mund t’i nxitni ata të cilëve u jepni mësim, që të japin dëshmitë e tyre? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 11.)

Shih edhe “Prepare to Teach” [“Përgatituni të Jepni Mësim”] (material filmik, ChurchofJesusChrist.org).