Liahona
A po i Drejtohem Zotit së Pari?
Janar 2024


“A po i Drejtohem Zotit së Pari?”, Liahona, janar 2024.

Eja, Më Ndiq

1 Nefi 11–15

A po i Drejtohem Zotit së Pari?

Pamja
Nefi duke u lutur

Ne e dimë nga 1 Nefi 2:16 se kur Nefi u përball me pasiguri, ai iu drejtua Zotit dhe Zoti ia zbuti zemrën. Nga ana tjetër, kur Lamani dhe Lemueli u përballën me pasiguri, ata u grindën me njëri-tjetrin dhe u mbështetën te vëllai i tyre Nefi për përgjigje në vend që të mbështetshin te Zoti (shih te 1 Nefi 15:8–9).

Lamani dhe Lemueli tregojnë një model të asaj që mund të ndodhë kur mbështetemi vetëm tek të tjerët për të vërtetën në vend që t’i drejtohemi Zotit. Nefi u forcua nga ana shpirtërore dhe mbeti besnik ndaj Perëndisë gjithë jetën e vet, ndërsa Lamani dhe Lemueli si përfundim i braktisën mësimet e atit të tyre për Zotin. Ndonëse Nefi ishte një dishepull i besueshëm, edhe ai vetë e dinte se nuk ishte një zëvendësues për kërkimin e së vërtetës drejtpërsëdrejti nga Zoti (shih te 1 Nefi 15:6–11).

Teksa e vlerësoni varësinë tuaj nga Zoti kundrejt njerëzve të tjerë, te cila/t nga këto mundësi e shihni veten?

Burimet e Botës

Burimet e Ungjillit

Shpesh harroj të përsiat e të reflektoj për atë që na u mësua gjatë konferencës së përgjithshme.

I studioj rregullisht bisedat e konferencës së përgjithshme për t’i mbajtur të freskëta fjalët e udhëheqësve në mendjen time.

Kur kam pyetje, kontrolloj mediat shoqërore ose programet e mia zanore të parapëlqyera në internet për të gjetur përgjigje.

Kur kam pyetje, kërkoj për ndihmë te shkrimet e shenjta ose fjalët e profetëve bashkëkohorë.

Shpesh harroj të lutem e t’i studioj shkrimet e shenjta.

Lutja dhe studimi i shkrimeve të shenjta janë një pjesë e rregullt e jetës sime.

Njerëz të tjerë kanë këshillë më të mirë se udhëheqësit e Kishës ose shkrimet e shenjta.

Unë gjej paqe kur i dëgjoj fjalët e udhëheqësve të Kishës dhe i lexoj shkrimet e shenjta.

E vlerësoj mendimin e të tjerëve më shumë se mësimet e ungjillit.

I vlerësoj mësimet e ungjillit dhe frymëzimin nga Fryma e Shenjtë.