2022
Fillimet dhe Dhiata e Vjetër
Janar/Shkurt 2022


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Fillimet dhe Dhiata e Vjetër

Pamja
Jesus Christ with stars in background

Christ and the Creation [Krishti dhe Krijimi], nga Robert T. Barrett

Është fillimi i një viti të ri, që duket si një kohë veçanërisht e përshtatshme për të menduar për fillimet.

Këtë vit, në Dhiatën e Vjetër dhe në Perlën me Vlerë të Madhe do të na bëhet një turne i disa prej fillimeve më domethënëse dhe më të jashtëzakonshme të njohura nga njerëzimi.

Ne mund të arrijmë ta njohim më mirë Jezu Krishtin, i cili ishte me Atin “në fillim” (Abraham 4:1). Ne mund të lexojmë për Krijimin e botës dhe fillimin e jetës në vdekshmëri. Ne mund të mësojmë për fillimet e pendimit, familjeve, urdhërimeve dhe adhurimit në tempull këtu në tokë. Mund të studiojmë fillimin e besëlidhjeve të shenjta që vazhdojnë t’i japin formë jetës sonë sot.

Dhe nëse ende nuk na pëlqen shumë Dhiata e Vjetër, e sotmja mund të shënojë fillimin e një periudhe të re studimi dhe eksplorimi. Në faqen 20, unë tregoj për disa të vërteta që më ndihmuan të entuziazmohem më shumë rreth këtij libri të shkrimit të shenjtë dhe t’i shoh mësimet e tij me energji dhe qëllim të ripërtërirë. Në faqen 26, Presidenti Mark L. Pejs, President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, identifikon bekime të fuqishme që mund t’i marrim nëse jemi të gatshëm të lexojmë “me ndërgjegje dhe me lutje”.

Mbi gjithçka tjetër, le të kujtojmë se një jetë me fillime të reja është e mundur për shkak të Jezu Krishtit. Në artikullin e Plakut Kuentin L. Kuk në faqen 6, ai dëshmon se “asnjë nuk humbet përgjithmonë” për shkak se Shpëtimtari ynë na pret krahëhapur. Nëpërmjet hirit të Tij, ne jemi në gjendje ta vazhdojmë udhëtimin shpirtëror të paraardhësve tanë të lashtë që filloi shumë vite më parë.

Shpresoj që ky vit të jetë plot me fillime të mrekullueshme për secilin prej nesh!

Marisa Uidisëni

Ndihmësredaktore Përgjegjëse për Shtypin, Programi Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit]

Pamja
view of the earth from space

“Unë jam Fillimi dhe Mbarimi, Perëndia i Plotfuqishëm; me anë të të Vetëmlindurit tim i krijova këto gjëra; po, në fillim krijova qiellin dhe tokën mbi të cilën ti qëndron.”

Fotografia nga Adobe Stock