2021
Si mund ta di se e dëgjoj zërin e Zotit në jetën time?
Shkurt 2021


“Si mund ta di se e dëgjoj zërin e Zotit në jetën time?” Për Forcën e Rinisë, shkurt 2021, f. 29.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Shkurt 2021

Si mund ta di se e dëgjoj zërin e Zotit në jetën time?

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Presidenti Rasëll M. Nelson na ka ftuar të “mendoj[jmë] thellë dhe shpesh” rreth mënyrës se si e dëgjojmë Jezu Krishtin dhe të “ndërm[arrim] hapa që ta dëgjo[jmë] Atë më mirë dhe më shpesh” (“‘Si e dëgjoni Atë? #DëgjojeAtë’ Një Ftesë e Veçantë”, 26 shkurt 2020, blog.ChurchofJesusChrist.org).

Ne mund ta dëgjojmë Atë nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve. Por çelësi nuk është që vetëm t’i dëgjojmë ose t’i lexojmë ato fjalë. Nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti shpjegoi:

“Është zëri im që jua thotë [këto fjalë]; pasi ato ju jepen me anë të Shpirtit tim … ;

Prandaj, ju mund të dëshmoni se e keni dëgjuar zërin tim” (Doktrina e Besëlidhje 18:35–36).

Përveç këtyre, synimi për ta dëgjuar Atë, nuk është diçka që e bëjmë me vrull. Presidenti Nelson ka thënë: “Kërkon përpjekje të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme” (“Dëgjojeni Atë”, konferenca e përgjithshme e prillit 2020 [Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 89]).

Kur studioni, luteni, adhuroni, shërbeni dhe u bindeni urdhërimeve të Zotit, Ai do t’ju bekojë me Shpirtin e Tij dhe, nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, kjo do t’ju ndryshojë. Atëherë mund ta dini se e keni dëgjuar zërin e Tij.