2018
Lajme për Tempujt
Nëntor 2018


Lajme për Tempujt

Kisha planifikon të ndërtojë 12 tempuj të rinj, njoftoi Presidenti Rasëll M. Nelson në fjalën e tij përmbyllëse në konferencën e përgjithshme (shih faqen 113). Ai gjithashtu njoftoi planet për të përtëritur Tempullin e Solt-Lejkut dhe tempuj të tjerë të “kohës së pionierëve”, duke shtuar që hollësitë do të jepen më vonë.

Tempujt do të ndërtohen në Mendoza, Argjentinë; Salvador, Brazil; Juba‑Siti, Kaliforni, SHBA; Pnom‑Pen, Kamboxhia; Praija, Kepi i Gjelbër; Zhigo, Guam; Puebla, Meksikë; Okland, Zelandë e Re; Lagos, Nigeri; Davao, Filipine; San‑Huan, Porto‑Riko dhe Konteja Uashington, Jutë, SHBA.

Katër tempuj do të përkushtohen së shpejti: Tempulli i Konsepsionit, Kili më 28 tetor; Tempulli i Barrankijës, Kolumbi më 9 dhjetor; Tempulli i Romës, Itali në javën nga 10 deri më 17 mars 2019 dhe Tempulli i Kinshasës, Republika Demokratike e Kongos më 14 prill 2019.

Dhe dy tempuj u ripërkushtuan kohët e fundit: Tempulli i Hjustonit, Teksas u ripërkushtua më 22 prill 2018 dhe Tempulli i Xhordan Riverit, Jutë u ripërkushtua më 20 maj 2018.