2015
Udhëheqëse Gra Përfshihen në Këshillat e Kishës
Nëntor 2015


Udhëheqëse Gra Përfshihen në Këshillat e Kishës

Kisha ka ftuar gra të shërbejnë në tre këshilla kryesues të udhëheqjes së Kishës.

Motra Linda K. Barton, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, do të shërbejë në Këshillin Ekzekutiv të Priftërisë dhe Familjes (më parë i quajtur Këshilli Ekzekutiv i Priftërisë). Motra Boni L. Oskarson, presidente e përgjithshme e Të Rejave, do të shërbejë në Këshillin Ekzekutiv të Misionarëve. Dhe Motra Rozmari M. Uiksom, presidente e përgjithshme e Fillores, do të shërbejë në Këshillin Ekzekutiv të Tempullit dhe Historisë Familjare.

Edhe pse gratë në presidencat e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, të Të Rejave dhe të Fillores u kanë dhënë ndihmesë e këshillë rregullisht këtyre këshillave për dekada, kjo ftesë siguron për një rol të vazhdueshëm në këshillat.

Nga e majta: Rozmari M. Uiksom, presidente e përgjithshme e Fillores; Boni L. Oskarson, presidente e përgjithshme e Të Rejave; Linda K. Barton, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës.