2015
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Nëntor 2015


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(65) Pas vdekjes së nënës së tyre, një i ri dhe vëllezërit e motrat e tij bekohen me të ardhura financiare pasi i riu e pranon një thirrje për të shërbyer në një mision kohëplotë. Nëpërmjet besimit te Jezu Krishti, dy vëllezër gjejnë forcë për të vazhduar pasi prindërit e tyre dhe një vëlla e një motër vdesin nga rrëzimi i një avioni.

Koiçi Aojagi

(126) Ndërsa bisedon me një udhëheqës të Kishës, Koiçi Aojagi fiton një kuptueshmëri më të qartë nëpërmjet Frymës së Shenjtë mbi rolin e fatkeqësisë në planin e shpëtimit.

Dejvid A. Bednar

(128) Dejvid A. Bednari mëson nga Plaku Robert D. Hejls se kur nuk mund të bësh atë që e ke bërë gjithmonë, atëherë mund të bësh vetëm gjërat që kanë rëndësinë më të madhe.

Randall K. Benet

(69) Nipi më i vogël i Randall K. Benetit pengohet ndërkohë që mëson të ecë, por përpiqet përsëri me nxitjen e prindërve të tij. Dy shenjtorë rusë të ditëve të mëvonshme që ndihen të nxitur ta ndajnë ungjillin me njëri-tjetrin, përfundimisht martohen në tempull.

Kim B. Klark

(124) Të nxitur nga zëri i Shpirtit, prindërit e Kim B. Klarkut pranojnë një thirrje misioni për në Filipine.

Kuentin L. Kuk

(39) Si misionar i ri, Kuentin L. Kuku mëson se çfarë do të thotë të jesh “[i] rregullt dhe sipas modës së Bristolit”. Kuentin L. Kuku merr pjesë në një Shabat të judenjve.

Henri B. Ajring

(80) Një motër e moshuar falënderon një dhjak që i dha asaj sakramentin. Nëpërmjet përpjekjeve të një presidenti të kuorumit të pleqve, Zoti prek zemrat e disa pleqve të ardhshëm më pak aktivë. Stërgjyshi i Henri B. Ajringut gëzohet që Zoti vigjiloi mbi të dhe e frymëzoi gjatë një misioni të vështirë.

(104) Fryma e Shenjtë e udhëheq babanë e Henri B. Ajringut drejt një mbledhjeje sakramenti në Australi. Pasi bashkëshortja e tij vdes, babai i Henri B. Ajringut ngushëllohet nga Fryma e Shenjtë.

Bredli D. Foster

(50) Ana Salivani e ndihmon Helen Kelerin e shurdhër e të verbër që të mësojë të lexojë. Bredli D. Fosteri ndien një ngutje për t’i ndihmuar fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij që t’i kuptojnë të vërtetat e ungjillit pasi interviston një misionar të ardhshëm të denjë.

Alen D. Hejni

(121) Pasi luan në një gropë me baltë kur është djalosh, Alen D. Hejni nuk lejohet të futet në shtëpi derisa gjyshja e tij e shpëlan për ta pastruar me një markuç.

Xhefri R. Holland

(47) Një anëtar më pak aktiv që po vdes, druhet të qëndrojë përpara nënës së tij në jetën tjetër. Një nënë e përkushtuar e ndihmon të birin të kthehet në Kishë. Lisa Tatëll Pajpëri e ndihmon të bijën të marrë pjesë në thirrjen hosana.

Von G. Kiç

(115) Sërfistë të pakënaqur nga një pengesë e ndërtuar përgjatë grykës së një gjiri australian, mësojnë se pengesa i mbron ata nga peshkaqenët.

Leri R. Lorens

(33) Leri R. Lorensi jep disa shembuj të mënyrave se si Fryma e Shenjtë jep “këshillë sipas rastit” për t’i ndihmuar njerëzit të përmirësohen.

Nill F. Mariot

(30) Pasi lutet dhe e kërkon Perëndinë për 10 vjet, Nill F. Marioti e gjen dhe e përqafon Kishën. Familja e motrës Mariot ushtron besim që ata do të jetojnë përjetësisht me një bijë që vdes pas një aksidenti me biçikletë.

Xhejms B. Martino

(58) Xhejms B. Martino vendos të pagëzohet pasi studion dhe lutet sinqerisht rreth Librit të Mormonit.

Riçard J. Meinis

(27) Plaku Taiçi Aoba u mëson të rinjve ta vendosin argjilën në qendër të një rrote poçari. Nensi Meinisi zbulon gëzimin e vërtetë pasi e gjen dhe e jeton ungjillin e Jezu Krishtit.

Karol F. Mek-Konki

(12) Një motër 102-vjeçare thotë se e fitoi çmimin Njohja e së Resë duke u penduar çdo ditë.

Tomas S. Monson

(83) Pasi pendohet dhe kthehet në Kishë, një grua dhe bashkëshorti i saj gjejnë paqe dhe shpresë nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit.

(86) Një zyrtar izraelit vret mendjen se çfarë të bëjë lidhur me dritën në sytë e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme që frekuentojnë Qendrën e UBJ-së në Jerusalem.

Hugo Montoia

(53) Një buzëqeshje nga Presidenti Rasëll M. Nelson i sjell paqe Hugo Montojës pas thirrjes së tij për tek Të Shtatëdhjetët.

Rasëll M. Nelson

(95) Si kirurg i ri e i shkurajuar zemre, Rasëll M. Nelsoni kthehet në punë falë largpamësisë, dashurisë dhe nxitjes së bashkëshortes së tij. Një koment i frymëzuar i presidentes së Fillores për kunjin e ndryshon drejtimin e mbledhjes së këshillit të kunjit.

Linda S. Rivs

(9) Pasi dëgjoi një shoqe të rrëfente disa nga sfidat e saj, Linda S. Rivsi pikëllohet për ata që janë lënduar nga të tjerët.

Dejll G. Renland

(93) Pasi Dejll G. Renlandi thirret si peshkop, vëllai i tij i thotë se Zoti e thirri për shkak të asaj që Ai ka nevojë të bëjë nëpërmjet tij. Prindërit e një të riu që vdes nga insufiçensa e zemrës, e ngushëllojnë Dejll G. Renlandin.

Gregori A. Shvicer

(98) Gregori A Shviceri e ndihmon nipin e tij ta ndiejë melodinë dhe mesazhin e një himni që ai po e ushtron në piano.

Vern P. Stenfill

(55) Duke u mbështetur te drita e bashkuar e një grupi çiklistësh që udhëtojnë së bashku përmes një tuneli të errët, Vern P. Stenfilli e kapërcen ankthin e tij.

Karol M. Stivens

(118) Karol M. Stivensi përdor dashurinë për ta bindur mbesën e saj të qëndrojë në ndenjësen e vet në makinë.

Geri E. Stivenson

(91) Pas thirrjes së tij si Apostull, Geri E. Stivensoni dhe bashkëshortja e tij, Lisa, e kuptuan se spirancën e tyre ishte besimi te Jezu Krishti dhe dituria për planin e shpëtimit.

Diter F. Uhtdorf

(15) Një vajzë 11-vjeçare mëson nga tetoja e saj se çelësi drejt lumturisë është ta duash Perëndinë dhe fëmijët e Tij.

(20) Një mësuese në një Shoqatë të Ndihmës qëndron zgjuar gjithë natën që të bëjë një jorgan për një mësim mbi thjeshtësimin.

(76) Diter F. Uhtdorfi habitet dhe trishtohet kur dëgjon se një mbajtës i Priftërisë Aarone e kishte larguar vetveten nga Perëndia.

Rozmari M. Uiksom

(6) Ati Qiellor i përgjigjet lutjes së një të reje për ta ditur se Ai e do atë. Një burrë që po vuante nga uria në Etiopi, shqetësohet për mirëqenien e një foshnjeje jetime.