2010
Plaku Huan A. Uceda
Maj 2010


Plaku Huan A. Uceda

Nga të Shtatëdhjetët

Pamja
Elder Juan A. Uceda

Kur Plaku Huan Alberto Uceda Andrade filloi t’i vinte rrotull Maria Izabel Bendezut – gruaja me të cilën ai përfundimisht do të martohej – ai e vuri re se ajo ishte një person i veçantë. Të dy ishin kthyer në besim kur ishin të rinj dhe të dy kishin shërbyer në misione në vendin e tyre të lindjes, Peru.

Por qe bindja e Motrës Uceda për t’u martuar në tempull që solli ndryshimin. Në atë kohë, tempulli më i afërt ishte Sàn-Paulo në Brazil. “U deshën shtatë ditë vetëm për të shkuar atje, duke përdorur çdo mjet transporti që ishte në dispozicion”, shpjegon Plaku Uceda. “Ne udhëtuam me autobus, makinë, varkë, kalë me karrocë, tren, kamion edhe aeroplan madje. Kur arritëm në tempull, ne zgjatëm duart tona për të prekur muret, thjesht për t’u siguruar që nuk ishte ëndërr. Qe një përvojë themelore për të dy ne.”

Çifti u martua në Tempullin e Sàn-Paulos në Brazil, më 13 prill 1979. Ata janë prindërit e pesë fëmijëve.

Plaku Uceda u lind në korrik 1953, në Lima të Perusë, nga Huan Hoze Uceda Perez dhe Ines Andrade Uceda. Pasi u bashkua me Kishën në vitin 1972, Plaku Uceda studioi për llogaritar dhe marrëdhënie publike në institutin “Hoze Karlos Mariategui” në Lima. Ai, gjithashtu, studioi administrim biznesi në institutin “Centro Andino di G.E.” dhe mori diplomë të parë për marrëdhënie me publikun nga universiteti “San Lui Gonzaga”.

Plaku Uceda ka punuar në Sistemin Arsimor të Kishës si drejtues zone për Perunë dhe Bolivinë. Në vitin 2003, ai u shpërngul nga Peruja për në Nju Xhersi të SHBA-së, për të ndihmuar të atin, që të krijonte një kompani për kualifikim arsimor e gjuhësor.

Përveç shërbimit të tij misionar, Plaku Uceda ka shërbyer si këshilltar i lartë, peshkop, president kunji, president i Misionit të Limës i Perusë Veriore, dhe si i Shtatëdhjetë Zone. Tani, ai shërben në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve.

“Kam një dëshmi të fortë për fuqinë e zbulesës personale nga Shpirti i Shenjtë”, thotë Plaku Uceda. “Kjo dëshmi përforcohet vazhdimisht, prej bekimeve që vijnë nga bindja.”