2022
Përse Perëndia ia ndryshoi emrin Jakobit në Izrael?
Mars 2022


“Përse Perëndia ia ndryshoi emrin Jakobit në Izrael?” Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.

Drejt e në Temë

Përse Perëndia ia ndryshoi emrin Jakobit në Izrael?

Pamja
e re

Pikturë nga Keith Larson

Jakobi ishte biri i Isakut dhe nipi i Abrahamit. Ashtu si ata, Jakobi kishte dëshira të drejta dhe kërkoi bekimet e Zotit.

Në një çast vendimtar në jetën e tij, “Jakobi u ndesh me një sfidë të rëndë. Liria e tij e zgjedhjes u vu në provë. Nëpërmjet kësaj ndeshjeje, Jakobi provoi atë që ishte gjëja më e rëndësishme për të. Ai tregoi se ishte i gatshëm ta lejonte Perëndinë të triumfonte në jetën e tij. Si përgjigje, Perëndia e ndryshoi emrin e Jakobit në Izrael, që do të thotë ‘lejojeni Perëndinë të triumfojë’. Më pas Perëndia i premtoi Izraelit se të gjitha bekimet që ishin shqiptuar mbi kokën e Abrahamit, do të ishin edhe të tijat” (Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, konferenca e përgjithshme e tetorit 2020 [Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 92]). Marrja e këtij emri të ri ishte shenjë e marrjes së besëlidhjes që kishin marrë babai dhe gjyshi i tij.

Kur pagëzohemi, ne bëjmë besëlidhje. Ne gjithashtu tregojmë se jemi të gatshëm të marrim mbi vete një emër të ri – emrin e Jezu Krishtit. Përveç kësaj, ne bëhemi pjesë e shtëpisë së Izraelit – e atyre që kanë bërë besëlidhje me Perëndinë dhe kanë premtuar që ta “lejoj[në] Perëndinë të triumfojë” në jetën e tyre. Atëherë Perëndia na premton të njëjtat bekime që Ai ua premtoi Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.