2022
Në Kagajani, Filipine
Mars 2022


“Në Kagajani, Filipine”, Për Forcën e Rinisë, Mars 2022.

Si Adhurojmë Ne

Kagajani, Filipine

Pamja
far në bregdet

Fotografia nga Getty Images

Magandang araw! Kamusta?
(Që do të thotë “Mirëdita! Si jeni?” në gjuhën tagaloge.)

Pamja
e re

Unë quhem Agravaine L.

Pamja
familje

Jam nga një qytet i vogël në Kagajan të Filipineve. Jetoj me stërgjyshen dhe stërgjyshin tim, me gjyshen time, mamin dhe dy motrat e mia. Po, sigurisht që kemi familje të madhe! Kjo është mjaft e zakonshme këtu në Filipine. Filipinasit njihen se kanë lidhje të forta familjare. Kjo është pjesa ime e parapëlqyer e të jetuarit këtu. Moti tropikal është thjesht një e mirë tjetër!

Pamja
hartë

Gjërat e mia të parapëlqyera për t’i bërë janë leximi i revistave dhe dëgjimi i emisioneve në internet dhe i muzikës lartësuese. Gjithashtu më pëlqen të shkruaj letra që i drejtohen vetes sime në të ardhmen, bashkëshortit dhe fëmijëve të mi të ardhshëm.

Studimi dhe Përhapja

Pjesa ime e parapëlqyer e të qenit anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është dijenia se jam në Kishën e vërtetë të Krishtit. Më pëlqen shumë të vizitoj tempullin, të përhap ungjillin dhe të shkoj në seminar me shoqet e mia. Mësoj kaq shumë nga të gjitha këto përvoja.

Pamja
e re në tempull

Unë nganjëherë has vështirësi me të durimin deri në fund. Por bëj ç’është e mundur për t’i studiuar shkrimet e shenjta çdo natë. Programi Eja, Më Ndiq më ndihmon shumë në studimin tim vetjak. Gjithashtu më pëlqen të lexoj histori nga të rinj e të reja të tjera në revistat e Kishës. Unë e përdor programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] që të mund të kem mesazhe lartësuese në telefonin tim, pavarësisht se ku ndodhem.

Shumica e shoqeve të mia në shkollë janë anëtare të Kishës. Mendoja se kjo do të thoshte që nuk kisha ndonjë mundësi për ta përhapur ungjillin. Por kam mësuar se përhapja e ungjillit nuk ka pse të bëhet patjetër te njerëz nga besime të ndryshme fetare. Më pëlqen shumë t’ia them dëshminë time shoqes sime më të ngushtë në shkollë dhe ajo gjithashtu është anëtare.

Shabati

Shtëpia jonë është mjaft larg nga godina e Kishës, prandaj mua dhe motrës sime na duhet të planifikojmë që më parë që të mbërrijmë në mbledhjet tona në kohë (ose më herët, me shpresë)!

Zgjohemi në orën 04:00 dhe shkojmë me këmbë deri në shtëpinë e tetos, që është rrugës për në godinën e Kishës. Atje heqim rrobat që kishim gjatë rrugës dhe veshim fustanet. Më pas ecim përsëri për 30 minuta të tjera që të arrijmë në godinën e Kishës (ose nganjëherë 25 minuta nëse ecim më shpejt). Ngaqë përgatitemi për të dielat që më parë, nuk jemi kurrë vonë. Epo thuajse kurrë! Rruga mbushet plot baltë kur bie shi. Një herë ra kaq shumë shi sa ngela në baltë dhe nuk mund të lëvizja.

Pamja
familje në kishë

Por gjithçka ia vlen sapo mbërrijmë në kishë. Ndiej paqe dhe gëzim kur flas rreth ungjillit dhe i përhap lajmet e mira të Shpëtimtarit tonë. Më pëlqen ta jap dëshminë time në çdo mbledhje agjërimi dhe dëshmish. Klasat e mia të Shkollës të së Dielës gjithashtu janë një vend i shkëlqyer për t’i shprehur idetë e mia rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe gjithashtu për të mësuar nga të tjerët.