Hap pas Hapi

Sistemi i Përgatitjes për Ordinancat: Dokumentacioni Ndihmues

Hyrje

Përgatitja për Ordinancat është një sistem në internet që u vjen në ndihmë anëtarëve dhe udhëheqësve të priftërisë teksa plotësojnë detyrat administrative dhe shpirtërore lidhur me marrjen e ordinancave të tempullit.

Në të shkuarën, punonjësit e tempullit i kanë kryer detyrat administrative lidhur me ordinancat e tempullit. Sistemi në internet i Përgatitjes për Ordinancat i lejon peshkopët, presidentët e degëve, presidentët e kunjeve dhe presidentët e misioneve që t’i plotësojnë këto detyra dhe të ndjekin ecurinë e tyre te Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit (LCR). Kjo e thjeshton procesin administrativ dhe i lejon udhëheqësit e priftërisë që të jenë më të përfshirë në përgatitjen për tempullin.

Udhëheqësit e priftërisë tani janë përgjegjës për detyrat që më parë administroheshin nga tempulli, duke përfshirë verifikimin e informacionit personal dhe mbledhjen e dokumenteve të nevojshme. Ky sistem i lejon udhëheqësit e priftërisë dhe anëtarët që të punojnë së bashku në procesin e shenjtë të përgatitjes për të marrë ordinancat e tempullit.

Sistemi i Përgatitjes për Ordinancat i lejon udhëheqësit e priftërisë që të plotësojnë detyrat vijuese:

  • Të krijojnë një detyrë të re të përgatitjes për ordinancat, të verifikojnë informacionin e anëtarit dhe të regjistrojnë përgjigjet ndaj pyetjeve për kualifikimin.
  • Të shtojnë në detyrën e përgatitjes për ordinancat të gjithë anëtarët që do të marrin pjesë në një ordinancë vulosjeje.
  • Të bëjnë kërkesë për çdo miratim ose përjashtim nga rregullorja që nevojitet nga Presidenca e Parë.
  • Të verifikojnë çdo dokumentacion të nevojshëm, përfshirë certifikata martese ose shkresa të birësimit.
  • T’i regjistrojnë datat sapo të përfundojnë intervistat për rekomandim tempulli.
  • T’i ndihmojnë anëtarët në caktimin e takimeve në tempull.

Shënim: Peshkopët, presidentët e degëve, presidentët e kunjeve dhe presidentët e misioneve janë përgjegjës për t’i ndihmuar anëtarët që të përgatiten t’i marrin ordinancat e tyre vetjake të tempullit për të gjallët. Këshilltarët mund të ndihmojnë vetëm nën drejtimin e peshkopit ose të presidentit të kunjit.

Sistemi i Përgatitjes për Ordinancat është gjithashtu i dukshëm për të gjithë anëtarët e Kishës në këndin e internetit të Kishës. Nga këtu, ata mund të hyjnë me të shpejtë te detyrat që lidhen me përgatitjen e tyre për ordinancat e tempullit për të gjallët, dhe të ndihmojnë për t’i plotësuar ato detyra. Kjo faqe gjithashtu siguron burime për t’i ndihmuar anëtarët që të mësojnë më shumë rreth ordinancave të tempullit për të gjallët.

Nëpërmjet thjeshtimit të procesit të përgatitjes për ordinancat, anëtarët e Kishës dhe udhëheqësit e tyre të priftërisë mund të përqendrohen më pak te detyrat administrative dhe më shumë te qëllimi i ordinancave të tempullit: që të afrohen më pranë Jezu Krishtit dhe të bashkohen përjetësisht si familje.

Vështrim i Përgjithshëm mbi Procesin

Organizimi

Në këtë hap, peshkopi ose presidenti i degës shqyrton orientimet bazë të përgatitjes për tempullin, shkruan një datë të synuar për ordinancën dhe i dërgon anëtarit një mesazh me postë elektronike duke e ftuar që të verifikojë informacionin e vet personal. Për presidentët e kunjeve dhe të misioneve, ky hap është vetëm për lexim.

Informacioni

Në këtë hap, anëtari/ja verifikon informacionin e vet personal dhe u përgjigjet pyetjeve rreth gjendjes së tij ose saj aktuale. Peshkopi ose presidenti i degës mund të ndihmojë për këtë. Këto pyetje kualifikuese ndihmojnë që të përcaktohet nëse anëtari duhet të japë dokumentacion, të tillë si një certifikatë martese ose shkresat e birësimit, përpara se të mund të kryhen ordinancat. Për një president kunji ose misioni, ky hap është vetëm për lexim.

Kërkesat për Presidencën e Parë

Nëse një anëtar ka nevojë për miratim nga Presidenca e Parë përpara se të marrë ordinancat e veta për të gjallët, nënndarja Kërkesat për Presidencën e Parë do të jetë e dukshme. Peshkopët, presidentët e degëve, presidentët e kunjeve dhe presidentët e misioneve merren me këto kërkesa duke përdorur programin Dokumentet Konfidenciale.

Takimi në Tempull

Në këtë hap, anëtari planifikon një takim në tempull. Anëtari mund ta riplanifikojë takimin më vonë nëse nevojitet. Për një president kunji ose misioni, ky hap është vetëm për lexim.

Veprimet që Kërkohen

Në këtë hap, anëtari, peshkopi ose presidenti i degës dhe presidenti i kunjit ose i misionit plotësojnë të gjitha detyrat e kërkuara përpara takimit në tempull. Këto hapa mund të përfshijnë rishikimin e udhëzimeve të tempullit, kryerjen e ordinancave përgatitore, shugurimin e anëtarit në priftëri ose vërtetimin e letrave të miratimit apo të dokumenteve ligjore.

Intervistat

Përpara frekuentimit të tempullit, anëtari duhet të marrë pjesë në intervistat për rekomandimin e tempullit edhe me peshkopin ose presidentin e degës, edhe me presidentin e kunjit ose presidentin e misionit. Në këtë hap, udhëheqësit e priftërisë regjistrojnë datën e intervistës dhe përfundojnë procesin e rekomandimit të tempullit.

Gati për Tempull

Ky është hapi i fundit në procesin Përgatitja për Ordinancat. Kur të plotësohen të gjithë hapat e tjerë, udhëheqësit e priftërisë e përfundojnë procesin e Përgatitjes për Ordinancat duke ia dorëzuar dokumentacionin rekomandues tempullit. Pas kësaj, hollësitë e takimit në tempull do të bëhen të dukshme në këtë pjesë. Nëse udhëheqësit e priftërisë kanë nevojë të bëjnë ndryshime më vonë te Përgatitja për Ordinancat, atyre do t’iu nevojitet të klikojnë te Rihape Përgatitjen përpara se ta bëjnë këtë gjë.

Faqja “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”

Hyrja në Faqen “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit” – Për Peshkopët dhe Presidentët e Kunjeve

  1. Shkoni te ChurchofJesusChrist.org dhe nënshkruajeni hyrjen duke përdorur llogarinë tuaj të Kishës.
  2. Pasi të nënshkruani hyrjen, ju do të shihni Panelin tuaj Kryesor. Nga këtu, përzgjidheni menunë si grilë (nëntë kutiçka në një rrjetë) pranë fotografisë suaj të profilit. Kjo do të hapë një menu të quajtur Mjetet. Nga këtu, përzgjidhni Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit. Kjo do të hapë një faqe të re.
  3. Përzgjidhni Tempulli nga shiriti i menusë në krye. Më pas, përzgjidhni Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit.

Lundrimi nëpër Faqen “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”

Në këtë faqe, peshkopët dhe presidentët e degëve mund të shohin ftesat për përgatitjen për ordinancat nga peshkopë dhe presidentë të tjerë degësh, shohin anëtarët në njësitë e tyre që po përgatiten aktualisht për ordinancat e tempullit për të gjallët, shohin anëtarët që janë gati për takimet e tyre në tempull, si dhe shohin ordinancat e përfunduara ose të anuluara.

Ftesat nga Peshkopë të Tjerë

Kjo pjesë rendit anëtarët e lagjes që janë ftuar të marrin pjesë në një ordinancë vulosjeje me një anëtar të një njësie tjetër.

Kur peshkopët dhe presidentët e degëve i marrin këto ftesa, ata ndjekin këta hapa:

  1. Klikojnë te Shiko Ftesën.
  2. Vihen në kontakt me anëtarin/en e ftuar për të përcaktuar nëse ai/ajo dëshiron ta pranojë apo ta refuzojë ftesën.

Nëse anëtari/ja e ftuar e pranon:

  1. Shkruani emrin e tij ose të saj në kutinë e kërkimit dhe përzgjidhni emrin e tij ose të saj nga lista.
  2. Klikoni te Pranoje dhe Filloje Përgatitjen. Më pas ju mund të filloni procesin e përgatitjes me anëtarin/en e njësisë suaj.
  3. Nëse sistemi tregon se kjo është një ordinancë e përsëritur, klikoni te Pranoje/Bashkoje Ordinancën. Kjo do t’i ndërthurë të dy përgatitjet në një të vetme.

Nëse anëtari/ja e ftuar e refuzon:

  1. Peshkopi ose presidenti i degës klikon te Refuzoje Ftesën. Peshkopi ose presidenti i degës i personit tjetër, i cili dërgoi ftesën, do të marrë një mesazh me postë elektronike që e njofton se ftesa u refuzua.

Anëtarët që po Përgatiten

Kjo pjesë rendit anëtarët e lagjes që po përgatiten për një ordinancë dhurimi ose vulosjeje për të gjallët. Rrathët jeshilë përfaqësojnë pjesët e përfunduara të procesit të përgatitjes për ordinancat. Mesazhet që u përkasin miratimeve nga Presidenca e Parë dhe ftesave të mbetura pezull, janë të dukshme në këtë ekran me një tekst të kuq.

  • Emri: Klikoni tek emri i një anëtari/eje për të parë informacionin e tij ose të saj të kontaktit.
  • Ordinanca: Klikoni tek emri i ordinancës për të parë pjesëmarrësit në ordinancë, takimet në tempull ose për të bërë ndryshime në planet e tempullit.
  • Takimi në Tempull: Kjo pjesë rendit takimet e planifikuara në tempull.
  • Shiko Përgatitjen: Klikoni te Shiko Përgatitjen për të përfunduar hapat e nevojshëm që anëtari/ja të marrë ordinancat e veta të tempullit për të gjallët. Mundësia Shiko Përgatitjen është gjithashtu e dukshme për anëtarin/en kur ai ose ajo nënshkruan hyrjen në Llogarinë e vet të Kishës.
  • Pjesëmarrësi Jashtë Njësisë/që Nuk Përdor Internetin: Emrat e anëtarëve jashtë njësisë suaj të cilët do të marrin pjesë në ordinanca me njërin nga anëtarët e lagjes suaj, renditen gjithashtu në këtë faqe. Këta pjesëmarrës do të emërtohen Jashtë Njësisë. Nëse janë renditur si Pjesëmarrës që Nuk Përdor Internetin, peshkopi ose presidenti i tyre i degës ende nuk po e përdor sistemin në internet Përgatitja për Ordinancat.

Gati për Tempullin

Kjo pjesë rendit anëtarët Përgatitjet për Ordinancat e të cilëve kanë përfunduar dhe të cilët janë gati t’i marrin ordinancat e tyre të tempullit për të gjallët. Data e takimit në tempull do të renditet këtu.

Ordinancat e Përfunduara

Kjo pjesë rendit anëtarët të cilët i kanë marrë ordinancat e tyre të tempullit për të gjallët në gjashtë muajt e fundit.

Përgatitja e Anuluar

Kjo pjesë rendit Përgatitjet e anuluara për Ordinancat. Këto renditen për një vit dhe mund të rifillohen gjatë asaj kohe. Nëse një peshkop ose president dege do të dëshironte të rifillonte një përgatitje më shumë se një vit pasi është anuluar, ju duhet të filloni një përgatitje të re për ordinancat.

Krijimi i një Përgatitje të Re për Ordinancat – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Pasi të nënshkruani hyrjen në llogarinë tuaj të Kishës, lundroni te programi Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit.
  2. Në krye, klikoni tek Tempulli, më pas, përzgjidhni Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit.
  3. Klikoni te + Dhurim, Vulosje ose Martesë e Re.
  4. Kërkojeni anëtarin e lagjes që do të marrë ordinancën.
  5. Përzgjidheni anëtarin e lagjes dhe klikoni te Vazhdo.
  6. Shenjojeni kutinë pranë secilës prej ordinancave që do të marrë anëtari i lagjes suaj.
  7. Klikoni te Vazhdo.

Shtimi i një Personi te një Ordinancë Tempulli

Në këtë pikë, ju do të shtoni tek ordinanca çdo pjesëmarrës tjetër.

Shtimi i një Personi nga Lagjja Ime – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Përzgjidhni Person i Gjallë në Lagjen Time.
  2. Shkruani emrin e personit te kutia Emri i Anëtarit ose NDA. Përzgjidheni personin nga lista.
  3. Përzgjidheni rolin që do të luajë personi në ordinancë (Bashkëshort/e, Fëmijë, Motër/Vëlla, Nënë, Baba, Vëzhgues).
  4. Klikoni te Shto.
  5. Përsëriteni këtë proces për të gjithë njerëzit që do të donit t’i shtonit tek ordinanca. Shënim: Nëse ka ndonjë kufizim që mund ta pengojë personin për të marrë pjesë në ordinancë, ai kufizim do të renditet në këtë hap.

Shtimi i një Personi nga Jashtë Lagjes Sime – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Përzgjidhni Person i Gjallë Jashtë Lagjes Sime.
  2. Përzgjidhni metodën e ftesës.

    Ftesë e Drejtpërdrejtë nga Peshkopi te Peshkopi
    Peshkopi apo presidenti i degës ose do ta pranojë, ose do ta refuzojë ftesën pasi të këshillohet me personin. Nëse personi e pranon, ai ose ajo do të punojë me peshkopin ose presidentin e vet të degës që ta përfundojë procesin e përgatitjes për ordinancat. Nëse personi e refuzon, peshkopi ose presidenti i degës merr një mesazh me postë elektronike që e informon atë për vendimin e personit.

    1. Në kutinë Gjej Peshkopin, shkruani emrin e peshkopit ose presidentit të degës të personit të ftuar dhe përzgjidheni atë nga lista.
    2. Në kutinë Anëtar që po Ftohet të Marrë Pjesë, shkruani emrin e personit të ftuar. Përzgjidhni rolin e personit të ftuar në ordinancë.
    3. Klikoni te Dërgo Ftesën.

    Nëpërmjet Postës Elektronike
    Për këtë metodë i dërgohet një mesazh me postë elektronike personit që do të marrë pjesë në ordinancën e tempullit për të gjallët. Ai apo ajo ose do ta pranojë, ose do ta refuzojë ftesën. Nëse ai ose ajo e pranon, peshkopi ose presidenti i vet i degës do të marrë një mesazh me postë elektronike për të filluar procesin e përgatitjes për ordinancën. Nëse personi e refuzon, peshkopi ose presidenti i degës që e dërgoi ftesën, do të marrë një mesazh me postë elektronike që ia thotë këtë gjë.

    1. Përzgjidheni rolin e personit të ftuar në ordinancë (zakonisht Bashkëshort ose Bashkëshorte).
    2. Shkruani adresën e postës elektronike të personit të ftuar. Nuk ka nevojë të shkruani adresën e postës elektronike të udhëheqësit të tij ose të saj të priftërisë; ai do të marrë automatikisht një mesazh me postë elektronike nëse anëtari e pranon ftesën.
    3. Shpjegojini anëtarit/es së njësisë suaj domethënien që ka kjo ftesë, dhe konfirmoni se ai ose ajo dhe personi që po ftojnë, janë në dijeni se ju po e dërgoni atë. Më pas klikoni tek Unë kam konfirmuar se ky individ është në dijeni që një ftesë do të dërgohet.
    4. Nëse do të dëshironit, ju mund të shtoni një mesazh të personalizuar dhe ta shikoni paraprakisht mesazhin e postës elektronike.
    5. Klikoni te Dërgo Ftesën.

Një mesazh do të shfaqet në faqen përmbledhëse për ju “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, nën “Anëtarët që po Përgatiten” me tekst të kuq që thotë “Ftesa e Mbetur Pezull”. Kjo gjendje do të ndryshojë kur personi i ftuar ose peshkopi apo presidenti i vet i degës e pranon ose e refuzon ftesën.

Shënim: Nëse peshkopi ose presidenti i degës i personit nuk e përdor ende sistemin Përgatitja për Ordinancat, do t’ju duhet të kryeni detyra të tjera pa internet.

Anulimi i një Ftese të Mbetur Pezull – për Peshkopët

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni tek emri i ordinancës që do të donit ta redaktonit.
  2. Nën “Ftesat e Mbetura Pezull”, gjeni emrin e personit ftesën e të cilit do të donit ta anulonit. Klikoni tek Anulo Ftesën. Konfirmojeni anulimin duke klikuar tek Anulo Ftesën në kutinë që shfaqet.
  3. Personi do të hiqet nga ordinanca.

Pranimi ose Refuzimi i Ftesave nga Peshkopët e Tjerë – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

Ftesat nga peshkopët ose presidentët e tjerë të degëve renditen në faqen “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit” nën titullin “Ftesat nga Peshkopë të Tjerë”.

Shtimi i një Personi të Vdekur – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

1. Përzgjidhni Person i Vdekur. Në mënyrë që ky mjet të funksionojë siç duhet, personi i vdekur duhet të jetë i renditur te pema familjare e anëtarit në programin FamilySearch (familysearch.org). Këshilluesit e lagjes për historinë familjare mund të ndihmojnë për këtë gjë. Nëse nuk është në dispozicion asnjë këshillues për historinë familjare, shihni udhëzimet më poshtë nën “Mjetet e Programit FamilySearch për Përgatitjen për Ordinancat”.

2. Do të renditen emrat e çdo bashkëshorti/eje të vdekur, çdo fëmije ose prindi. Nëse personi po përgatitet për një ordinancë vulosjeje me bashkëshortin/en, klikoni te rrethi pranë emrit të bashkëshortes/it. Nëse personi po përgatitet që të vuloset te prindërit dhe/ose me fëmijët e vet, përdorni kutitë përzgjedhëse që të përzgjidhni të gjithë pjesëmarrësit.

3. Nëse nevojitet, përzgjidheni rolin që do të ketë personi në ordinancë: Bashkëshort, Bashkëshorte, Fëmijë, Baba ose Nënë.

4. Më pas klikoni te Përfshi të Përzgjedhurit.

5. Që të shtoni një ordinancë tjetër tempulli për të gjallët, përzgjidhni Shto Një Vulosje Tjetër me Bashkëshortin/en ose Shto Një Vulosje Tjetër me Fëmijët.

Mjetet e Programit FamilySearch për Përgatitjen për Ordinancat

Që një person i gjallë të vuloset te/me një person i/të vdekur, qoftë si bashkëshort/e, prind ose fëmijë, personi i vdekur duhet të renditet në programin FamilySearch (familysearch.org). Nëse një person i vdekur nuk është në programin FamilySearch, nëse është renditur si i gjallë, i mungon informacioni ose mund të ketë përsëritje në sistem, këto çështje duhet të zgjidhen në programin FamilySearch përpara se të ndodhë ordinanca. Një këshillues për historinë familjare mund të ndihmojë për këtë proces. Mjetet e renditura këtu, mund të jenë gjithashtu të dobishme.

Përgatitja për Ordinancat: Një Orientues Hap pas Hapi

Organizimi

Kuptueshmëria e Anëtarit – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Shqyrtoni pjesën Kuptueshmëria e Anëtarit. Përgjigjuni pyetjes në faqe që do t’ju ndihmojë të vlerësoni përgatitjen shpirtërore të personit për të bërë besëlidhje tempulli. Më pas, klikoni te Po.
  2. Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Data e Përafërt e Ordinancës – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Shkruani një datë të përafërt për ordinancën e tempullit për të gjallët duke klikuar te Shto Një Datë dhe duke përzgjedhur një datë nga kalendari. Kjo datë e përafërt e ordinancës nuk është e dukshme për anëtarin, ashtu sikurse takimi në tempull (i cili do të nevojitet të planifikohet më vonë). Kjo datë e përafërt përdoret për të përcaktuar se cilat rregullore mund të nevojitet që të merren parasysh dhe çfarë lloj rekomandimi tempulli do t’i nevojitet personit.
  2. Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Përgatitja për Tempullin – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Shqyrtojini orientimet mbi përgatitjen për tempullin të renditura në këtë pjesë, më pas planifikoni me anëtarin që ta ndihmoni të përgatitet siç duhet. Klikoni tek Unë do ta mbikëqyr përgatitjen për në tempull të këtij anëtari.
  2. Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Vihuni në Kontakt me Peshkopin ose Presidentin e Mëparshëm të Degës

  1. Nëse anëtari ka jetuar në njësinë tuaj për më pak se një vit, pjesa Vihuni në Kontakt me Peshkopin e Mëparshëm do të jetë e dukshme. Përdorni informacionin e kontaktit të renditur këtu që të këshilloheni me peshkopin ose presidentin e mëparshëm të degës të personit përpara se të vazhdoni me përgatitjen për ordinancat e tempullit për të gjallët. Nëse anëtari ka jetuar në njësinë tuaj për më pak se një vit dhe nuk është renditur asnjë peshkop apo president i mëparshëm dege, këshillohuni me presidentin tuaj të kunjit ose misionit që të përcaktoni nëse të vazhdoni apo jo.
  2. Kur ky hap të plotësohet, klikoni te Po, u vura në kontakt me peshkopin e mëparshëm ose u këshillova me presidentin e kunjit.
  3. Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Udhëzimet për Anëtarin – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nëse anëtari ka qasje në internet dhe mund ta verifikojë informacionin e vet personal, klikoni te Dërgo Udhëzimet për Anëtarin. Nëse nevojitet, ju mund të shtoni ose redaktoni adresën e postës elektronike të personit në këtë faqe. (Nëse anëtari nuk ka qasje në internet, përzgjidhni Anëtari nuk ka qasje në internet.)
  2. Anëtari do të marrë një mesazh me postë elektronike me një hallkë lidhëse për të verifikuar informacionin e vet. Pasi ta bëjë këtë, përgatitja për ordinancat mund të vazhdojë.
  3. Nëse nevojitet, ju mund ta ridërgoni mesazhin me postë elektronike duke lundruar përsëri te kjo faqe dhe duke klikuar te Ridërgo Udhëzimet për Anëtarin. Për të parë udhëzimet, klikoni te Shiko Udhëzimet.
  4. Klikoni te Vazhdo tek Informacioni.

Informacioni

Informacioni Personal – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

Verifikimi i informacionit është përgjegjësi e anëtarit. Në shumicën e rasteve, ky hap do të shenjohet “I Përfunduar” pa ndihmën e një udhëheqësi të priftërisë. Megjithatë, në disa raste, anëtari mund të kërkojë ndihmën e peshkopit ose presidentit të vet të degës. Në këto raste, ndiqni këto udhëzime:

  1. Nëse personi kërkon ndihmën tuaj lidhur me verifikimin e informacionit të tij ose të saj, planifikoni një kohë që të takoheni. Kur të jeni së bashku, përzgjidhni Një anëtar i kësaj ordinance është me mua dhe më ka kërkuar ta ndihmoj për verifikimin e informacionit.
  2. Verifikojeni me anëtarin çdo pjesë të informacionit të renditur, përfshirë emrin, datën e lindjes dhe adresën.
  3. Nëse një zë është renditur saktë, klikoni te Verifiko.
  4. Nëse informacioni mungon ose nuk është renditur saktë, klikoni tek ikona Redakto (lapsi). Shkruani informacionin e saktë dhe më pas klikoni te Ruaj dhe Verifiko Ndryshimet. (Në disa raste, mund t’ju nevojitet të jepni një arsye për ndryshimin.) Nëse jeni peshkop ose president dege, këto ndryshime do të përditësohen në dokumentet e anëtarësisë në Kishë. Nëse bëhen redaktime nga dikush që nuk është peshkop ose president dege (p.sh. anëtari/ja ose një këshilltar në peshkopatë), ndryshimet do t’i përcillen nëpunësit të lagjes, i cili do ta përditësojë informacionin në dokumentet e anëtarësisë në Kishë.

    Shënim: Nëse informacioni rreth një personi tjetër të gjallë, të tillë si një prind, është i pasaktë, vihuni në kontakt drejtpërsëdrejti me personin. Vetëm nëpunësi i lagjes së personit të gjallë mund ta përditësojë dokumentin e tij ose të saj të anëtarësisë.

Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Informacioni për Ordinancën, Bashkëshortin/en dhe Prindërit – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

Vazhdoni ta verifikoni informacionin për secilën pjesë. Nëse ka një term që nuk e dini, shihni te Fjalorthi në fund të këtij artikulli.

Pyetjet për Kualifikimin – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Në pjesën Pyetjet për Kualifikimin, përgjigjuni secilës pyetjeje të renditur. Këto nuk janë pyetje për rekomandimin e tempullit, por ato ndihmojnë që të përcaktohet ndonjë konsideratë shtesë që mund të jetë e nevojshme të trajtohet përpara se të mund të ndodhë ordinanca e tempullit për të gjallët. (Për shembull, mund të jetë nevoja që një bashkëshort/e të japë miratimin me shkrim që të ndodhë një ordinancë, ose një person mund të ketë nevojë për miratim nga Presidenca e Parë që të vuloset me një bashkëshort/e nëse ajo ose ai ishte vulosur më parë me një bashkëshort/e tjetër.) Pasi të jepen përgjigjet për këto pyetje, mund të ketë veprime shtesë të renditura në hapin Veprimet që Kërkohen.
  2. Klikoni te Dorëzo Informacionin. Pohoni dhe përzgjidhni në dritaren që shfaqet, se dëshironi ta përzgjidhni kutinë Dorëzo Informacionin.
  3. Klikoni te Vazhdo te Kërkesat për Presidencën e Parë ose Vazhdo tek Takimi në Tempull.

Kërkesat për Presidencën e Parë

Nëse përgjigjet e anëtarit/es për ndonjërën nga pyetjet kualifikuese nxjerrin në pah se ai ose ajo ka nevojë për miratim nga Presidenca e Parë për të vazhduar më tej, hapi “Kërkesat për Presidencën e Parë” do të jetë i dukshëm. Udhëheqësit e priftërisë merren me këto kërkesa duke përdorur sistemin Dokumentet Konfidenciale.

Kërkesë drejtuar Presidencës së Parë – Udhëzime për Peshkopët

  1. Nëse nevojitet një kërkesë drejtuar Zyrës së Presidencës së Parë, shqyrtojeni informacionin e renditur. Peshkopi ose presidenti i degës e fillon kërkesën në programin Dokumentet Konfidenciale dhe ia dorëzon presidentit të kunjit ose presidentit të misionit.
  2. Për të parë një rregullore të Kishës, klikoni te Shiko te Manuali i Përgjithshëm.
  3. Nëse vendosni të mos e bëni kërkesën, këshillohuni me anëtarin/en që të përcaktoni nëse ai ose ajo duhet të vazhdojë më tej. Në qoftë se ai apo ajo vendos të mos vijojë, anulojeni përgatitjen për ordinancat në sistem.
  4. Presidenti i kunjit ose misionit e miraton dhe dorëzon kërkesën në programin Dokumentet Konfidenciale. Kur Zyra e Presidencës së Parë përgjigjet, vendimi dhe data e vendimit do të shfaqen te nënndarja Kërkesat për Presidencën e Parë.
  5. Nëse kërkesa është miratuar, presidenti i kunjit ose misionit klikon te Shenjoje të Përfunduar Veprimin Konfidencial. Në mesazhin e konfirmimit, klikoni te Shenjoje të Përfunduar Veprimin Konfidencial.
  6. Nëse kërkesa është miratuar me kufizime, presidenti i kunjit ose misionit klikon te Shenjoje të Përfunduar Veprimin Konfidencial. Nëse kërkohet një sasi e madhe kohe pritjeje, sistemi mund të sugjerojë që ta anuloni këtë përgatitje për ordinanca dhe ta rifilloni më vonë.
  7. Nëse kërkesa nuk është pranuar, presidenti i kunjit ose misionit këshillohet me anëtarin dhe më pas klikon tek Anuloje Përgatitjen për Ordinancat. Në mesazhin e konfirmimit, klikoni tek Anuloje Përgatitjen për Ordinancat.
  8. Nëse ka përjashtime, klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër. Përndryshe klikoni te Vazhdo tek Takimi në Tempull.

Nëse një kërkesë drejtuar Zyrës së Presidencës së Parë për anëtarin tashmë është dorëzuar dhe miratuar nëpërmjet sistemit Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit, presidenti i kunjit ose misionit do ta shenjojë detyrën e kërkesës si të përfunduar te nënndarja Kërkesat për Presidencën e Parë duke përdorur sistemin Përgatitja për Ordinancat. Procesi i përgatitjes për ordinancat nuk mund të vijojë derisa presidenti i kunjit ose misionit ta shenjojë këtë si të përfunduar.

Takimi në Tempull

Caktimi i një takimi në tempull është përgjegjësi e anëtarit. Anëtarët mund ta planifikojnë takimin duke marrë në telefon personelin e tempullit ose nëpërmjet internetit në temples.churchofjesuschrist.org. Në shumicën e rasteve, ky hap do të shenjohet “I Përfunduar” pa ndihmën e një udhëheqësi të priftërisë.

  1. Klikoni te Një anëtar i kësaj ordinance është me mua dhe më ka kërkuar ta ndihmoj për verifikimin e informacionit.
  2. Klikoni te Planifiko Takimin në Tempull.
  3. Përzgjidhni tempullin e caktuar për njësinë tuaj ose kërkoni një tempull tjetër.
  4. Planifikoni një takim në tempull duke telefonuar në numrin e renditur të telefonit të tempullit. Do t’ju nevojitet të jepni emrin dhe datën e lindjes së anëtarit, emrin e lagjes apo të degës suaj dhe të kunjit apo distriktit tuaj, numrin e anëtarësisë së personit dhe datën e kohën që personi do të donte të planifikonte takimin e vet në tempull.
  5. Pasi tempulli ta konfirmojë takimin, do të shfaqen hollësitë e takimit. Klikoni tek Udhëzimet nga Tempulli për ta ndihmuar anëtarin që të vijë i përgatitur në tempull.
  6. Ju mund ta anuloni ose riplanifikoni një takim duke klikuar tek ikona Redakto dhe më pas duke klikuar tek Anulo Takimin. Në mesazhin e konfirmimit, klikoni tek Anulo Takimin. Më pas merreni në telefon tempullin për ta riplanifikuar atë.
  7. Klikoni te Vazhdo te Veprimet që Kërkohen.

Veprimet që Kërkohen

Veprimet që i Kërkohen Anëtarit

Veprimet që i Kërkohen Anëtarit, janë përgjegjësia e anëtarit. Në shumicën e rasteve, ky hap do të shenjohet “I Përfunduar” pa ndihmën e peshkopit ose presidentit të degës. Megjithatë, në disa raste, anëtari mund të kërkojë ndihmën e udhëheqësit të vet të priftërisë. Në këto raste, ndiqni udhëzimet më poshtë:

  1. Ndihmojeni anëtarin/en tek i referohet kësaj pjese, që të përcaktojë se çfarë veprimesh (nëse ka), nevojitet të ndërmarrë ai ose ajo përpara se të mund të marrë ordinancat e tempullit. Këto mund të përfshijnë, për shembull, kryerjen e ordinancave me mëkëmbës për pjesëtarë të vdekur të familjes me të cilët personi dëshiron të vuloset, marrjen e Priftërisë Melkizedeke ose marrjen e ordinancave të tjera përgatitore. Bashkëpunoni me anëtarin për t’u siguruar që të ndërmerren këto veprime.
  2. Pasi të përfundohen këto veprime, anëtari klikon tek Tjetër.

Veprimet që i Kërkohen Peshkopit – Udhëzime për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

Veprimet që i Kërkohen Peshkopit, janë përgjegjësia e peshkopit ose presidentit të degës dhe mund të plotësohen vetëm nga peshkopi, presidenti i degës ose njëri prej këshilltarëve të tij.

  1. Me kujdes shqyrtojeni dhe plotësojeni secilin zë të veprimeve. Disa zëra do të kërkojnë të punohet së bashku me anëtarin që të përfundohen.
  2. Sigurohuni që të plotësohet secili zë i veprimeve dhe të plotësohen Veprimet që i Kërkohen Peshkopit.
  3. Nëse nevojitet, informojeni presidentin e kunjit ose misionit që veprimet që i kërkohen peshkopit ose presidentit të degës, u plotësuan dhe që veprimet për presidentin e kunjit ose misionit janë gati të plotësohen.

Veprimet që i Kërkohen Presidentit të Kunjit – Udhëzime për Presidentët e Kunjeve dhe Presidentët e Misioneve

Veprimet që i Kërkohen Presidentit të Kunjit, janë përgjegjësia e presidentit të kunjit ose të misionit dhe mund të plotësohen vetëm nga presidenti i kunjit ose i misionit ose njëri prej këshilltarëve të tij.

  1. Rishikojeni dhe plotësojeni çdo veprim të nevojshëm.
  2. Klikoni te Vazhdo tek Intervistat.

Intervistat

Përpara se një person të mund të frekuentojë tempullin, ai ose ajo duhet të kryejë intervistat si me peshkopin ose presidentin e degës, ashtu edhe me presidentin e kunjit ose presidentin e misionit. Në këtë hap, udhëheqësit e priftërisë tregojnë se e kanë intervistuar personin dhe e kanë gjetur atë të denjë për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit. Ata gjithashtu shënojnë datën e intervistës dhe i japin personit një rekomandim tempulli.

Intervista me Peshkopin – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Kryejeni intervistën për rekomandimin e tempullit siç udhëzoheni te Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit.
  2. Pas intervistës, klikoni te Shto Datën e Intervistës.
  3. Shkruani datën e intervistës.
  4. Nëse anëtari nuk e ka tashmë një rekomandim aktual tempulli, përzgjidhni emrin e personit që e kreu intervistën, dhe klikoni te Lësho Rekomandimin e Tempullit.
  5. Klikoni tek Tjetër që të vazhdoni te pjesa tjetër.

Intervista me Presidentin e Kunjit – për Presidentët e Kunjeve dhe Presidentët e Misioneve

  1. Kryeni intervistën për rekomandimin e tempullit.
  2. Pas intervistës, klikoni te Shto Datën e Intervistës.
  3. Shkruani datën e intervistës.
  4. Nëse anëtari nuk e ka tashmë një rekomandim aktual tempulli, përzgjidhni emrin e personit që e kreu intervistën, dhe klikoni tek Aktivizo Rekomandimin e Tempullit.
  5. Klikoni te Vazhdo te Gati për Tempull.

Gati për Tempull

Gati për Tempull – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

Ky është hapi i fundit në procesin Përgatitja për Ordinancat.

1. Kur të plotësohen të gjithë hapat e tjerë, klikoni te Përfundo Përgatitjen për Ordinancat.

2. Pas kësaj, hollësitë e takimit në tempull do të bëhen të dukshme këtu. Nëse keni nevojë t’i bëni ndryshime më vonë kësaj përgatitjeje për ordinancat, do t’ju nevojitet të lundroni te kjo nënndarje dhe të klikoni te Rihape Përgatitjen përpara se ta bëni këtë gjë.

Bërja e Ndryshimeve te një Përgatitje për Ordinancat

Heqja e një Personi nga një Ordinancë – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni tek emri i ordinancës nga e cila do të donit të hiqnit një person.
  2. Poshtë nënndarjes “Takimi në Tempull”, klikoni te Hiqe Personin.
  3. Përzgjidhni personin/at që do të hiqet/n duke shenjuar kutinë pranë emrit/ave të tij/tyre, më pas klikoni te Hiqe.
  4. Konfirmoni nëse vërtet doni ta hiqni personin nga ordinanca ose përzgjidhni një arsye nëse ju shfaqet mesazhi që ta bëni këtë gjë. Klikoni te Hiqe ose Anuloje Përgatitjen për Ordinancat.

Anulimi i një Ftese të Mbetur Pezull – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni tek emri i ordinancës që do të donit ta redaktonit.
  2. Nën “Ftesat e Mbetura Pezull”, gjeni emrin e personit ftesën e të cilit do të donit ta anulonit. Klikoni tek Anulo Ftesën. Konfirmojeni anulimin duke klikuar tek Anulo Ftesën në kutinë që shfaqet.
  3. Personi do të hiqet nga ordinanca.

Redaktimi i Rolit të një Personi në një Ordinancë – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni tek emri i ordinancës që do të donit ta modifikonit.
  2. Poshtë nënndarjes “Takimi në Tempull”, klikoni te Redakto Rolet. (Nëse kjo mundësi nuk ekziston, ju nuk mund t’i redaktoni rolet në atë ordinancë.)
  3. Zgjidhni rolin e duhur nga lista me shpalosje poshtë emrit të personit, rolin e të cilit do të donit ta ndryshonit. Vetëm rolet që lejoheni t’i ndryshoni, do të shfaqen si lista me shpalosje.
  4. Klikoni te Ruaj.
  5. Lexojeni mesazhin e konfirmimit. Nëse jeni të sigurt që do të donit ta modifikonit rolin, klikoni te Ruaj Rolet.

    Shënim: Nëse e ndryshoni rolin e një personi në një ordinancë, mund t’ju nevojitet të verifikoni rishtas disa informacione.

Redaktimi ose Përditësimi i Informacionit për Përgatitjen për Ordinancat – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni te Shiko Përgatitjen.
  2. Poshtë emrit të personit, klikoni te nënndarja që do të donit ta redaktonit, përditësonit ose përfundonit. Lundroni te nënpjesët duke përdorur hallkat lidhëse në të majtë.
  3. Kur ta mbaroni një pjesë, klikoni tek Tjetër ose Vazhdo për të lëvizur te pjesa tjetër.

Anulimi i një Përgatitjeje për Ordinancat – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, klikoni tek emri i ordinancës që do të donit ta anulonit.
  2. Poshtë nënndarjes “Takimi në Tempull”, klikoni tek Anulo Ordinancën.
  3. Në mesazhin e konfirmimit, përzgjidhni një arsye. Kjo përzgjedhje nuk do t’u tregohet të tjerëve.
  4. Klikoni tek Anuloje Përgatitjen për Ordinancat. Emri i personit do të hiqet nga pjesa “Anëtarët që po Përgatiten”, dhe do të shfaqet nën pjesën “Përgatitja e Anuluar” e faqes “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”.

Rifillimi i një Përgatitjeje të Anuluar – për Peshkopët dhe Presidentët e Degëve

  1. Nga faqja “Shiko Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”, rrëshqitni poshtë te lista e titulluar “Përgatitja e Anuluar”.
  2. Gjeni emrin e personit përgatitjen e të cilit do të donit ta vazhdonit, dhe klikoni te Rifilloje Përgatitjen.
  3. Lexojeni mesazhin njoftues dhe konfirmoni që e kuptoni se do t’ju nevojitet ta rifilloni përgatitjen e secilit pjesëmarrës duke klikuar te Rifilloje Përgatitjen.
  4. Nëse nevojitet, përsëritini hapat 1–3 për secilin person në ordinancë. Mund t’ju nevojitet të verifikoni një pjesë të informacionit ose të dërgoni përsëri disa ftesa.
  5. Emri i personit do të shfaqet te pjesa “Anëtarët që po Përgatiten” e faqes “Anëtarët që po Përgatiten për Ordinancat e Tempullit”.

Fjalorthi

Kjo është një listë sipas rendit alfabetik [në anglisht] e termave të përdorur në sistemin Përgatitja për Ordinancat. Këto përkufizime mund të jenë të dobishme kur i ndihmoni anëtarët të përgatiten që të marrin ordinancat e tempullit.

Pagëzim: Pagëzimi me zhytje është ordinanca e parë shpëtuese e ungjillit. Një person duhet të pagëzohet përpara se të mund të marrë ordinancat e tempullit.

Lindur në Besëlidhje: Fëmijët e lindur nga prindër të cilët u vulosën në tempull përpara lindjes së fëmijës, janë të “lindur në besëlidhje”. Këta fëmijë janë pjesë e një familjeje të përjetshme që në lindje dhe nuk kanë nevojë të marrin pjesë në një ordinancë të vulosjes te prindërit.
Vulosje e Fëmijës te Prindërit: Një ordinancë tempulli që e lidh përjetësisht një fëmijë te prindërit e vet.

Martesë Civile: Një martesë civile është një martesë e kryer jashtë tempullit nga një person i miratuar nga qeveria. Disa tempuj kërkojnë që frekuentuesit të paraqitin një certifikatë të martesës civile përpara se të mund të kryhet një ordinancë e vulosjes me bashkëshortin/en.

Dokumentet Konfidenciale: “Dokumentet Konfidenciale” është një mjet në internet që e përdorin udhëheqësit e priftërisë për t’i dërguar kërkesa për vulosje zyrës së Presidencës së Parë. Gjithashtu përdoret për të kërkuar nga zyra e Presidencës së Parë përjashtime nga rregulloret e Kishës lidhur me ordinancat e tempullit.

Konfirmim: Konfirmimi është një ordinancë ku një person konfirmohet anëtar/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme me anë të vënies së duarve. Ai ndodh pak pas pagëzimit.

Dhurim: Dhurimi në tempull është një ordinancë që duhet ta marrim me qëllim që të kthehemi në praninë e Perëndisë. Si pjesë e dhurimit, ne mësojmë rreth planit të shpëtimit, misionit dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit, dashurisë së Perëndisë për fëmijët e Tij dhe potencialit tonë hyjnor. Gjatë dhurimit, ne gjithashtu besëlidhim t’u bindemi ligjeve të Perëndisë dhe të përpiqemi për t’u bërë më shumë si Jezu Krishti.

FamilySearch: FamilySearch është një mjet në internet i krijuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe që ndodhet në faqen FamilySearch.org. Qëllimi i tij është të regjistrojë emrat e të gjithë individëve të vdekur në një trung familjar, duke përdorur informacionin historik për ta bashkuar familjen e Perëndisë. Informacioni në programin FamilySearch përfshin informacionin personal bazë, lidhjet familjare dhe ordinancat e përfunduara të tempullit të një personi.

Numër i Identifikimit në Programin FamilySearch: Një numër identifikimi personal (NIP) i dhënë individëve të renditur në programin FamilySearch.

Miratim nga Presidenca e Parë: Në disa situata, Presidenca e Parë duhet të japë miratimin e saj që të kryhet një ordinancë. Kjo është e zakonshme në situata ku një person që planifikon të vuloset me një bashkëshort/e, ka qenë vulosur më parë me një bashkëshorte ose bashkëshort tjetër. Udhëheqësit e priftërisë duhet ta marrin këtë miratim përpara se të planifikohet një ordinancë, por anëtari mund t’i përfundojë përgatitjet e tjera të tempullit ndërkohë që pret për miratimin.

Nistore: Ordinanca e nistores është një ordinancë përgatitore në tempull që një person e merr privatisht përpara se të vazhdojë me ordinancën e dhurimit në tempull. Anëtarët e Kishës zakonisht e marrin ordinancën e Nistores në orët përpara dhurimit të tyre.

Martesë e Njohur nga Ligji: Kur një vulosës në tempull autorizohet nga qeveria vendore për të kryer martesa, një ordinancë vulosjeje me bashkëshortin/en e kryer në tempull gjithashtu konsiderohet si një “martesë e njohur nga ligji”. Në varësi se ku ndodhet tempulli, disa ligje mund të ndalojnë që martesat ligjore të kryhen si pjesë e ordinancës së vulosjes. Nëse anëtari/ja nuk mund të martohet në tempull, ai ose ajo do të duhet ta ndryshojë këtë mundësi dhe të marrë masa për t’u martuar nga ana civile përpara vulosjes së vet ose të përzgjedhë një tempull tjetër.

Ordinancë për të Gjallët: Një ordinancë në tempull e marrë nga një person i gjallë për veten e vet.

Numër i dokumentit të anëtarësisë (NDA): Numri i identifikimit që lidhet me dokumentin zyrtar në Kishë të një personi. Ky numër caktohet dhe një dokument Kishe krijohet kur një person pagëzohet ose në rastin e fëmijëve të lindur nga anëtarë të Kishës, kur fëmija merr një emër dhe një bekim në Kishë.

Vëzhgues: Një pjesëtar/e i/e afërt i/e familjes që e vëzhgon ordinancën, por nuk merr pjesë në të. Për shembull, në një vulosje të një fëmije te prindërit, një vëzhgues/e mund të jetë një vëlla ose motër që është vulosur më parë te prindërit e vet.

Pjesëmarrës: Personi/at që marrin pjesë në një ordinancë. Për shembull, në vulosjen e një fëmije te prindërit, pjesëmarrësit janë babai, nëna dhe fëmija.

Në Përgatitje për të Hyrë në Tempullin e Shenjtë”: Një pamflet në dispozicion në faqen ChurchofJesusChrist.org ose nga qendrat e Kishës për shpërndarjen që mund t’i ndihmojë anëtarët të cilët po përgatiten për të marrë ordinancat e tempullit, teksa përgatiten shpirtërisht.

Kontakt Parësor: Personi me të cilin duhet të kontaktohet nëse ka pyetje ose shqetësime lidhur me një takim të planifikuar në tempull.

Mëkëmbës/e: Një person që kryen ordinanca në tempull në emër të një personi të vdekur. Termi “ordinanca me mëkëmbës” u referohet ordinancave të marra nga një mëkëmbës/e i/e gjallë që përfaqëson një person të vdekur dhe e kryen ordinancën në emër të tij apo të saj.

Rekomandim për Pagëzimet dhe Konfirmimet me Mëkëmbës: Një rekomandim tempulli (shihni te Rekomandim Tempulli më poshtë) që tregon se një person është i denjë për të hyrë në tempull që të kryejë pagëzime dhe konfirmime me mëkëmbës, por jo ordinancat e nistores, dhurimit ose vulosjes. Këto përdoren në përgjithësi nga rinia ose personat në moshë madhore që nuk e kanë marrë ende dhurimin në tempull, por që janë pagëzuar dhe konfirmuar.

Rekomandim: Shihni te Rekomandim Tempulli.

Certifikatë Vulosjeje: Një certifikatë e shtypur që tregon kur dhe në cilin tempull u krye një ordinancë vulosjeje.

Vulosje me Bashkëshortin/en: Një ordinancë që i lidh përjetësisht një bashkëshort e një bashkëshorte me njëri‑tjetrin dhe me fëmijët e tyre të ardhshëm. Kjo ordinancë mund të ndodhë pasi çifti të martohet në mënyrë civile, ose, nëse një vulosës në tempull është i autorizuar ligjërisht që të kryejë martesa, një çift mund të martohet ligjërisht dhe të vuloset në të njëjtën kohë. Një anëtar/e i/e Kishës gjithashtu mund të vuloset me një bashkëshorte ose bashkëshort të vdekur. Pas realizimit të martesës, duhet të shkruhet data e martesës dhe autoriteti ligjor që e akordon martesën, te pjesa Veprimet që Kërkohen. Është e mundur të planifikoni takimin për vulosje në tempull edhe përpara se të bëni martesën civile.

Kurs i Përgatitjes për Tempullin: Një klasë me dëshirë që peshkopët mund t’ua ofrojnë anëtarëve të lagjeve që po përgatiten për ordinancat e tempullit. Manuali I Dhuruar nga Lart është burimi i parapëlqyer për këtë kurs dhe është në dispozicion në këndin e internetit të Kishës ose në qendrat e Kishës për shpërndarjen.

Rekomandim Tempulli: Një certifikatë që tregon se një anëtar i Kishës është i denjë për të marrë pjesë në ordinancat e tempullit. Anëtarët e Kishës i paraqitin rekomandimet e tyre të tempullit te sporteli hyrës i tempullit përpara se të lejohen që të futen.

Përditësimi i Fundit Më 11 gush 2025