Çfarë Besojmë Ne
Të gjithë janë të mirëpritur. Vizitoni një kishë afër jush.
Pyetje të Zakonshme
A janë të krishterë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Po! Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne besojmë se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i Botës. Ai na do më shumë nga sa mund ta përfytyrojmë. Ne e konsiderojmë veten ndjekës të përkushtuar të Jezusit. Ndërkohë që disa nga bindjet tona janë të dallueshme, ne besojmë se nëpërmjet jetës, shërbesës, sakrificës dhe ringjalljes së Tij, Jezu Krishti na shpëton nga mëkati, vuajtja dhe vdekja.
Mësoni më shumë për bindjet tona.
Si janë shërbesat e Kishës?
Oraret e shërbesave në Kishë ndryshojnë nga bashkësia në bashkësi. Sidoqoftë, ju gjithmonë mund të keni pritshmërinë për një shërbesë kryesore adhurimi për të gjithë, që pasohet nga orët mësimore për fëmijët, të rinjtë dhe personat në moshë madhore.
Shërbesa për të gjithë quhet “mbledhja e sakramentit”. Kjo mbledhje përbëhet nga këngë, lutje dhe predikime (ose “biseda”) që bëhen nga anëtarë të ndryshëm të bashkësisë çdo javë. Por pjesa më e rëndësishme e mbledhjes është koha kur marrim sakramentin (që është i ngjashëm me kungimin) që të kujtojmë Shpëtimtarin.
Mësoni më shumë për shërbesat e së dielës ose gjeni një kishë afër jush.
Pse ka tempuj Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?
Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, një tempull është ndryshe nga ndërtesat e tjera të Kishës. Tempulli është një vend ku shenjtorët e ditëve të mëvonshme marrin udhëzim të veçantë rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit. Në tempull, anëtarët bëjnë besëlidhje të përjetshme (ose premtime) me Perëndinë. Kjo përfshin premtimet për të zbatuar urdhërimet, për të jetuar ungjillin e Jezu Krishtit, për të qenë besnikë në martesë dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin duke e ndarë bashkë atë që kemi.
Gjithashtu, për shkak se ne besojmë se familjet janë përgjithmonë, një pjesë e madhe e punës së bërë brenda tempujve, është për t’i bërë lidhjet familjare edhe më të forta. Martesat në tempull kryhen që të zgjatin përjetësisht, jo vetëm “derisa vdekja t’ju ndajë”. Prindërit dhe fëmijët bëhen familje e përjetshme në tempuj. Paraardhësit mund t’i marrin gjithashtu të gjitha bekimet e tempullit nëse dikush kryen ordinanca të shenjta në emrin e tyre dhe nëse ata e pranojnë atë akt shërbimi. Tempujt janë vende të ngarkuara me punë!
Çfarë është Libri i Mormonit?
Libri i Mormonit është një libër shkrimesh të shenjta të frymëzuara që na mëson rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit. Ai na ndihmon të marrim drejtim për jetën vetjake dhe mund të na ndihmojë që të ndihemi më pranë Jezu Krishtit. Nga vjen emri? Qindra vjet më parë, një profet i lashtësisë, me emrin Mormoni, përpiloi një anal të popullit të tij. Ata u përballën me shumë nga po ato sfida me të cilat përballemi edhe ne. Dhe, po ashtu si ne, ata gjetën forcë kur iu drejtuan Jezu Krishtit. Kërkojuni misionarëve një paraqitje të Librit të Mormonit.
Libri i Mormonit qëndron përkrah Biblës si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit dhe misionit të Tij hyjnor si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi i botës. Së bashku, Bibla dhe Libri i Mormonit japin më shumë kuptueshmëri për dashurinë e madhe të Perëndisë për të gjithë ne dhe mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Tij.
Mësoni më shumë rreth faktit se si veprojnë së bashku Bibla dhe Libri i Mormonit.
A besojmë ne te Bibla?
Po. Bibla është fjala e Perëndisë, një vëllim shkrimesh të shenjta dhe zbatimi i mësimeve të saj i sjell gëzim jetës sonë. Së bashku me Biblën, ne gjejmë frymëzim edhe në libra të tjerë shkrimesh të shenjta të pashoqe të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Të gjithë ata veprojnë së bashku që të na mësojnë të vërteta të rëndësishme rreth Perëndisë dhe Jezu Krishtit.
Mësoni më shumë rreth besimit tonë te Bibla.
Ejani më pranë Perëndisë. Takohuni me misionarët.
Takohuni përmes internetit ose fizikisht. Do t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja dhe t’ju njohim me komunitetin e kishës suaj vendore.
Mesazh Shprese
Vëllezër e motra, ne mirëfilli mund ta ndryshojmë botën me një person dhe një ndërveprim, një e nga një. Si? Duke u bërë modeli i mënyrës se si të trajtohen ndryshimet e ndershme të opinionit me respekt reciprok dhe dialog dinjitoz.
Një Komunitet Besimi i Përqendruar te Jezu Krishti
Merrni lajmet më të fundit nga Kisha.
Gjëra të mira po ndodhin përqark botës. Merrni përditësime aktuale rreth projekteve, ngjarjeve, përpjekjeve për ndihmë gjatë katastrofave natyrore të Kishës dhe të tjera.