Premtimet e Tempullit na Lidhin me Perëndinë dhe Njëri‑Tjetrin

Për shkak të flijimit të Jezu Krishtit, ne mund të jetojmë me njerëzit tanë të dashur dhe me Perëndinë përsëri pas kësaj jete. Ne mund të zgjedhim ta ndjekim Atë duke bërë besëlidhje, ose premtime, me Të.
Both men and women walking outside the Accra Ghana Temple

Çfarë Është një Tempull?

Tempujt janë vende të shenjta dhe të shenjtëruara. Ne i konsiderojmë tempujt të jenë shtëpitë e Zotit Jezu Krisht. Ata janë të ndryshëm nga ndërtesat vendore kishtare ku ne zhvillojmë shërbesat e adhurimit të së dielës dhe veprimtari të tjera. Tempujt përkushtohen për punën më të shenjtë të Perëndisë.

Tempujt janë plot simbolizëm. Për shembull, të gjithë ata që frekuentojnë tempullin, vishen me veshje të bardha për të simbolizuar dëlirësi dhe barazi përpara Perëndisë. Tempujt janë një strehim i shenjtë dhe paqësor ku pasuesit e Jezu Krishtit mund të lidhen më thellësisht me Të.

Më e rëndësishmja, tempujt janë vende ku mund të bëjmë besëlidhje të shenjta me Perëndinë.
An exterior image of the Helena Montana Temple. The image is taken in the evening.

Çfarë Është një Besëlidhje?

Ne mund ta forcojmë marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe të marrim bekime të veçanta prej Tij nëpërmjet besëlidhjeve. Një besëlidhje është një premtim i shenjtë midis Perëndisë dhe fëmijëve të Tij. Perëndia jep kushtet për besëlidhjen dhe më pas na jep zgjedhjen për t’i pranuar ato.
Le ta përdorim pagëzimin si shembull.

Jesus Christ is baptized in the River Jordan by John the Baptist. An angel shows this experience to Nephi after he inquires about Lehi's vision.
Kur pagëzohemi, ne i premtojmë Perëndisë se do t’i shërbejmë Atij, do t’i zbatojmë urdhërimet e Tij dhe do të marrim emrin e Jezu Krishtit mbi vete. Nëse i bëjmë këto gjëra, Perëndia premton të na i falë mëkatet, të na bekojë me Shpirtin e Tij të Shenjtë dhe të na japë jetë të përjetshme në praninë e Tij.

Ne i përtërijmë besëlidhjet që i bëjmë në pagëzim, kur marrim sakramentin, gjithashtu i quajtur kungim, çdo të diel në kishë. Ky sakrament e ka marrë formën sipas sakramentit të Darkës së Fundit që Jezusi ua paraqiti Apostujve të Tij përpara vdekjes së Tij.

Pas pagëzimit, anëtarët në moshë madhore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mund të bëjnë besëlidhje të tjera me Perëndinë në tempull. Këto besëlidhje dhe premtime i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Të dhe sjellin bekime edhe më të mëdha.

Ne Bëjmë Besëlidhje në Tempull

Dhurimi

Fjala dhurim do të thotë “dhuratë”. Në ordinancën e dhurimit në tempull, anëtarët në moshë madhore të Kishës bëjnë besëlidhje solemne, përfshirë premtime për t’iu bindur urdhërimeve të Perëndisë dhe për t’ua përkushtuar kohën dhe talentet e tyre punës së Zotit. Në këmbim, anëtarët marrin bekime të tilla si njohuri më të madhe për planin e Perëndisë, forcë më të madhe për të ndjekur shembullin e Krishtit dhe mundësinë për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë.

Vulosja

Njëri nga gëzimet më të mëdha të ungjillit të Jezu Krishtit, është premtimi që lidhjet familjare mund të vazhdojnë përtej jetës sonë tokësore. Në tempull, familjet mund të lidhen ose “vulosen” së bashku për përjetësinë.

Gjatë një ceremonie vulosjeje të martesës, një bashkëshort e një bashkëshorte gjunjëzohen përballë njëri‑tjetrit te një altar për të bërë besëlidhje me njëri‑tjetrin dhe me Perëndinë. Ata premtojnë ta nderojmë dhe ta duan njëri‑tjetrin plotësisht dhe zotohen që t’i ndjekin mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit. Në këmbim, atyre u premtohet se martesa dhe familja e tyre do të durojnë përgjithmonë.
Young couple stands outside the Ogden Utah Temple. They are looking out at the temple in the background with the Angel Moroni being almost top center of the image. He is wearing a dark blue suit with white collared shirt. She is in a white dress. It is late afternoon/early evening.

Puna në emër të paraardhësve të vdekur

Ne besojmë te një Perëndi i drejtë dhe i mëshirshëm, i cili nuk do t’ia mohonte asnjërit prej fëmijëve të Tij bekimet e përjetësisë për shkak të rrethanave që ata nuk mund t’i kenë nën kontroll.

Në tempull ne kryejmë pagëzime, dhurime dhe vulosje në emër të paraardhësve, të cilët nuk e patën mundësinë për t’i marrë ato ordinanca përpara se të vdisnin. Në këtë punë, dikush që është gjallë, vepron si zëvendës ose mëkëmbës në emër të dikujt që ka vdekur.

Këto ceremoni të shenjta kryhen vetëm në tempuj. Ne besojmë se paraardhësit tanë mund të zgjedhin ta pranojnë ose refuzojnë këtë ofertë të bërë nga dashuria për ta.

Pyetje të Zakonshme

  • Kishat përdoren për shërbesa adhurimi të dielën, për aktivitete të rinisë gjatë javës, për grumbullime shoqërore dhe ngjarje të tjera të komunitetit, ndërkohë që tempujt veçohen në mënyrë specifike për shërbesa dhe ceremoni të shenjta.
  • Ne mund ta dallojmë një tempull nga fjalët “Shtëpia e Zotit” te ndërtesa, ndërkohë që një godinë e rregullt kishtare do të ketë fjalët “Vizitorët të Mirëpritur” dhe “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” nga jashtë.
  • Ndërkohë që ndërveprimi i grupeve dhe krijimi i komunitetit janë një pjesë e madhe e asaj që ndodh në godinat kishtare, tempujt kanë një nderim të veçantë. Në tempuj, njerëzit flasin me zë të ulët dhe janë plot mendim për të ruajtur respekt për Zotin.
Nganjëherë mund të futeni brenda në një tempull! Kur tempujt ndërtohen fillimisht ose pasi t’u jenë nënshtruar restaurimeve të mëdha, zhvillohen shtëpi të hapura për publikun. Gjithashtu shumë tempuj kanë qendra vizitorësh, zona pritjeje ose rrethina që janë të hapura për këdo.

Pasi një tempull përfundohet, ai përkushtohet për adhurim të shenjtë. Për shkak të natyrës së shenjtë të punës së bërë në tempuj, tempulli më pas hapet vetëm për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët janë përgatitur për atë përvojë.

Ndërkohë që mund të mos jeni në gjendje të hyni në tempull tani, të gjithë fëmijët e Perëndisë ftohen të mësojnë më shumë rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe të hyjnë në marrëdhënie besëlidhëse të cilat do t’i lejojnë të marrin pjesë plotësisht në bekimet e tempullit.
Gjatë një ceremonie të shkurtër e të thjeshtë, një nuse dhe një dhëndër bashkojnë duart përballë njëri‑tjetrit mbi një altar. Ata besëlidhin me Perëndinë që do ta nderojnë dhe duan njëri-tjetrin tërësisht dhe zotohen t’i ndjekin mësimet dhe shembullin e Shpëtimtarit. Në këmbim, atyre u premtohet se martesa dhe familja e tyre do të durojnë përgjithmonë.

Çiftet që martohen në tempull, shpesh festojnë me familjen dhe miqtë paskëtaj me një dasmë ose traditë tjetër kulturore. Çiftet që u martuan më parë në ceremoni civile jashtë tempullit (si ata që iu bashkuan Kishës pasi qenë martuar tashmë), mund të përjetojnë bekimet e vulosjes në tempull gjithashtu.

Familja Juaj Mund të Jetë Bashkë Përgjithmonë

Misionarët mund t’ju mësojnë më shumë rreth mënyrës se si bekimet e besëlidhjeve të pagëzimit dhe të tempullit, përfshirë premtimin për një familje të përjetshme, mund të jenë pjesë e jetës suaj.

Leaving Church Domain
You are about to leave our site. The new site has its own terms of use and privacy policy that differ from ChurchofJesusChrist.org