Jezu Krishti

Lutjet e Sakramentit

  • Përmbajtja

  • Bekimi i Bukës

  • Bekimi i Ujit

Lutjet e Sakramentit


Lutjet e Sakramentit

  • Bekimi i Bukës

    O Perëndi, Ati i Amshuar, ne të kërkojmë ty në emër të birit tënd, Jezu Krishtit, t’u bekosh e t’u shenjtërosh këtë bukë shpirtrave të të gjithë atyre që marrin prej saj, që ata të mund të hanë në kujtim të trupit të Birit tënd dhe të mund të të dëshmojnë ty, O Perëndi, Ati i Amshuar, se ata janë të gatshëm të marrin mbi vete emrin e Birit tënd dhe gjithmonë ta kujtojnë atë e të zbatojnë urdhërimet që ai u ka dhënë atyre, që të mund të kenë gjithmonë Shpirtin e tij me ta. Amen.


  • Bekimi i Ujit

    O Perëndi, Ati i Amshuar, ne të kërkojmë ty në emër të Birit tënd, Jezu Krishtit, t’u bekosh e t’u shenjtërosh këtë ujë shpirtrave të të gjithë atyre që pinë prej tij, që ata të mund ta bëjnë atë në kujtim të gjakut të Birit tënd, i cili u derdh për ta; që ata të mund të të dëshmojnë ty, O Perëndi, Ati i Amshuar, se gjithmonë e kujtojnë atë, që të mund të kenë Shpirtin e tij me ta. Amen.