Transgjinor
Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?


“Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten (2020)

“Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?” Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten

Cili është qëndrimi i Kishës mbi ndryshimin e gjinisë?

“Ata që ndiejnë se ndjesia e tyre e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin e tyre biologjik në lindje, … shpesh përballen me sfida të ndërlikuara. Ata, si dhe familjet dhe miqtë e tyre duhet të trajtohen me ndjeshmëri, zemërbutësi, dhembshuri dhe dashuri si të Krishtit. …

Individët e denjë që nuk kryejnë ndryshim kirurgjikal, mjekësor ose shoqëror të seksit të tyre biologjik në lindje, mund të gëzojnë të gjitha privilegjet e anëtarësisë në Kishë.

Udhëheqësit e Kishës këshillojnë të mos kryhen ndryshime kirurgjikale, mjekësore ose shoqërore të seksit biologjik në lindje të një individi. (Ndryshimi shoqëror nënkupton përcaktimin dhe paraqitjen e qëllimshme të vetes si ndryshe nga seksi biologjik në lindje dhe mund të përfshijë ndryshimin e veshjes, pamjes së jashtme, emrave apo përemrave.) Udhëheqësit këshillojnë se ndërmarrja e këtyre veprimeve do të çojë në disa kufizime të anëtarësisë në Kishë. Këto kufizime përfshijnë mosmarrjen ose mosushtrimin e priftërisë, mosmarrjen ose mospërdorimin e një rekomandimi të tempullit dhe mosshërbimin në disa thirrje në Kishë. …

Anëtarët që i kanë ndërmarrë hapat për të ndryshuar dhe më pas kthehen te seksi i tyre biologjik në lindje, dhe janë të denjë e të zotuar për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë, mund të gëzojnë të gjitha privilegjet e anëtarësisë në Kishë.

Rrethanat ndryshojnë shumë nga personi në person dhe mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Anëtarët që ndiejnë se ndjesia e tyre e brendshme për gjininë nuk pajtohet me seksin e tyre biologjik në lindje, ose që e përcaktojnë veten si transgjinorë, si dhe prindërit ose kujdestarët e të miturve që përballen me rrethana të tilla, nxiten të kërkojnë këshillë nga peshkopi i tyre. Peshkopët këshillohen me presidentin e kunjit që t’i trajtojnë situatat individuale me ndjeshmëri dhe dashuri si të Krishtit. Presidentët e kunjeve dhe të misioneve kërkojnë këshillë nga Presidenca e Zonës” (General Handbook: Serving in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], 38.6.23).