Trajnimi për Programin Mësimor
Krijoni një Trajnim për Udhëzuesin e Ritmit


“Krijoni një Trajnim për Udhëzuesin e Ritmit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2022)

“Krijoni një Trajnim për Udhëzuesin e Ritmit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit

Pamja
burrë në kompjuter

Krijoni një Trajnim për Udhëzuesin e Ritmit

Hyrje

Në seminar ne ndjekim programin Eja, Më Ndiq. Kjo gjë e vendos seminarin në një rol përkrahës ndaj asaj që nxënësit po mësojnë në shtëpi. Edhe pse kjo qasje e ka lehtësuar atë që po studiojnë nxënësit e seminarit, ajo kërkon disa përshtatje në mënyrën se si zonat dhe programet vendore do ta përdorin programin mësimor të seminarit. Në shumë raste, për shkak të natyrës së ndërlikuar të këtyre përshtatjeve, mund të jetë më mirë që t’i vini administratorët/et zonalë/e, bashkërenduesit/et ose administratorët/et e programit të krijojnë një udhëzues të ritmit me qëllim që mësuesve/eve të mos t’iu duhet ta bëjnë këtë gjë. Krijimi i këtyre udhëzuesve për mësuesit do t’i ndihmojë që të mos harxhojnë shumë kohë. Megjithatë, disa mësuesve ende do t’iu nevojitet që t’i bëjnë përshtatje udhëzuesit të ritmit që jepni ju.

Orientimet për Krijimin e një Udhëzuesi të Ritmit të Seminarit

Jepini Përparësi Zotërimit Doktrinor

Kur krijoni udhëzuesin e ritmit, do t’ju nevojitet që t’i kushtoni shumë vëmendje kohës se kur do t’i planifikoni mësimet e zotërimit doktrinor. Sa vijojnë janë orientime të rëndësishme për planifikimin e veprimtarive të të mësuarit të zotërimit doktrinor:

  • Përcaktoni se kur t’i jepni mësimet Marrja e Njohurisë Shpirtërore, Pjesët 1, 2 dhe 3. Këto mësime u paraqitin nxënësve parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Ato jepen mësim më mirë në fillim të vitit akademik shkollor përpara se të jepet ndonjë mësim i fragmentit të zotërimit doktrinor.

  • Sigurohuni që të 24 mësimet e fragmentit të zotërimit doktrinor dhe mësimet kontekstuale që lidhen me to, të përfshihen tek udhëzuesi i ritmit me qëllim që ato të jepen mësim ndërkohë që seminari është në zhvillim e sipër. Shumica e mësimeve të fragmentit të zotërimit doktrinor do të dalë në mënyrë të natyrshme gjatë vitit ndërkohë që seminari është në zhvillim e sipër. Është më mirë që t’i lini këto mësime sa më afër që të jetë e mundur me kohën kur do të studiohet blloku përkatës i shkrimeve të shenjta në programin Eja, Më Ndiq. Përcaktoni se cilat mësime të fragmenteve të zotërimit doktrinor nxënësit do të humbasin kur seminari nuk është në zhvillim e sipër. Zhvendosini këto mësime në javën që ka përsëritje të zotërimit doktrinor, që të jepen mësim në vend të përsëritjes. Përveç zhvendosjes së këtij mësimi, sigurohuni gjithashtu që të zhvendosni mësimin përkatës kontekstual në të cilin do të paraqitet fillimisht fragmenti. Mësimet kontekstuale gjenden në manualin e mësuesit të seminarit menjëherë përpara çdo mësimi të fragmentit të zotërimit doktrinor. Zhvendosja e këtyre dy mësimeve do të thotë që një përsëritje e zotërimit doktrinor dhe një mësim tjetër gjatë asaj jave do të nevojitet që të zëvendësohen.

  • Planifikojini përsëritjet e vlerësimit të zotërimit doktrinor dhe vlerësimet e zotërimit doktrinor. Mësuesit i kryejnë këto përsëritje dhe vlerësime në fund të semestrit në klasat e tyre për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë se sa mirë i kanë mësuar fragmentet përkatëse në këtë kurs. Udhëzuesi i ritmit mund të përfshijë pjesën “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1” pasi nxënësit të kenë bërë të gjitha mësimet e fragmentit të zotërimit doktrinor që u përkasin fragmenteve në vlerësimin e zotërimit doktrinor. “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1” mund të planifikohet gati një javë pas përsëritjes. Udhëzuesi i ritmit mund të përshtatet në të njëjtën mënyrë që të përfshijë pjesët “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 2” dhe “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 2” pasi nxënësit t’i kenë studiuar mësimet e fragmentit të zotërimit doktrinor që u përkasin fragmenteve në vlerësimin e zotërimit doktrinor.

  • Sigurohuni që nxënësit të kenë një përvojë të përjavshme me zotërimin doktrinor. Gjatë javëve që nuk kanë një mësim të marrjes së njohurisë shpirtërore, një mësim të fragmentit të zotërimit doktrinor, një mësim të përsëritjes së vlerësimit të zotërimit doktrinor ose një vlerësim të zotërimit doktrinor, planifikoni një përsëritje të zotërimit doktrinor. Ka një përsëritje të zotërimit doktrinor tashmë të përfshirë në çdo javë të mësimeve në manualin e mësuesit të seminarit kur nuk ka një mësim të fragmentit të zotërimit doktrinor ose të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Ndiqni Planin e Programit Eja, Më Ndiq

Për pjesën më të madhe, ndiqni planin e programit Eja, Më Ndiq kur krijoni udhëzuesin tuaj të ritmit. Ka disa blloqe të shkrimeve të shenjta në planin javor të programit Eja, Më Ndiq që janë të mbushura me përmbajtje veçanërisht të pasur dhe përfshijnë fragmente të shumta të zotërimit doktrinor. Për ta drejtpeshuar zotërimin doktrinor si një përvojë të përjavshme me javët që kanë blloqe veçanërisht të pasura të shkrimeve të shenjta, ju mund të doni t’i përshtatni mësimet tek udhëzuesi i ritmit me qëllim që nxënësit të fillojnë ta studiojnë bllokun e shkrimeve të shenjta në seminar në javën përpara se të vijë në planin e programit Eja, Më Ndiq ose të vazhdojnë ta studiojnë në javën që pason.

Sidoqoftë, këto raste duhet të jenë të rralla. Nxënësit zakonisht duhet të studiojnë në seminar të njëjtin bllok të shkrimeve të shenjta që po e studiojnë në shtëpi me programin Eja, Më Ndiq.

Pasqyroni Planin Vendor të Shkollës dhe Trajtoni Nevojat Vendore

Në udhëzuesin e ritmit përfshini ditët e festave të shkollës vendore dhe pushime të tjera në planin e shkollës sa më mirë që të mundeni. Kur një javë në seminar shkurtohet për shkak të planit të shkollës vendore, sigurohuni që prapë t’i jepni përparësi zotërimit doktrinor. Gjatë këtyre javëve, do t’ju duhet të jeni përzgjedhës se cilat mësime të tjera do t’i përfshini në udhëzuesin e ritmit. Mund të keni nevojë të shqyrtoni thëniet e qëllimit të mësimeve të ndryshme në një vështrim të përgjithshëm javor ose madje t’u hidhni një sy vetë mësimeve për të përcaktuar se cilat përvoja të të mësuarit do të ishin më të mirat për nxënësit.

Kur krijoni udhëzuesin e ritmit, sigurohuni që t’i trajtoni nevojat e nxënësve në zonën ose programin tuaj. Ka mësime të hyrjes që përfshihen në fillim të manualit të mësuesit të seminarit të cilat mund të përfshiheshin në një udhëzues të ritmit gjatë vitit shkollor. Përveç kësaj, nxënësit mund të përfitojnë nga lloje të tjera të përvojave të të mësuarit që nuk përfshihen domosdoshmërisht në manualin e mësuesit. Këto përvoja mund të përfshijnë mësime që i ndihmojnë nxënësit të përgatiten ose të reflektojnë për një konferencë të përgjithshme ose një takim shpirtëror për rininë të kohës së fundit. Këto lloj veprimtarish mund të përfshihen në udhëzuesin e ritmit.

Rastet për Studim

Më poshtë janë dy shembuj të rasteve për studim që ilustrojnë mënyrën se si të zbatohen këto orientime që sapo u diskutuan kur bëni një udhëzues të ritmit.

André Morales, një Bashkërendues

Nxënësit në krahinën ku Vëllai Morales bashkërendon programin e seminarit, e fillojnë shkollën më 6 mars. Ai fillon të përgatitë një udhëzues të ritmit për mësuesit e këtyre nxënësve, me qëllim që mësuesve të mos t’iu duhet ta bëjnë atë. E fillon duke shikuar planin e programit Eja, Më Ndiq për të parë se cili bllok i shkrimeve të shenjta do të studiohet atë javë. Ai vëren se për javën e 6 marsit, blloku i shkrimeve të shenjta është Mateu 9–10, Marku 5 dhe Lluka 9. Për atë javë në manualin e mësuesit të seminarit ai shikon pesë mësimet vijuese:

Pamja
grafiku 1 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Vëllai Morales e kupton se shumë nxënës do të jenë për herë të parë në seminar, prandaj vendos ta fillojë seminarin duke zgjedhur disa mësime nga materialet e hyrjes te Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Re. Ai zgjedh mësimet “Hyrje te Dhiata e Re” dhe “Studimi i Shkrimeve të Shenjta”.

Vëllai Morales ndihet mirë rreth këtyre dy mësimeve të para, por po has vështirësi që të dijë se cilat mësime të tjera duhet të planifikojë për këtë javë të parë. Ai sheh dokumentin e vështrimit të përgjithshëm javor për këtë javë dhe shqyrton qëllimet e mësimeve për secilin nga mësimet. Vërtet ndien se nxënësit do të kenë përvojë të mirë me dy mësimet te Marku 5, por gjithashtu kupton se nxënësit kanë nevojë të njihen me zotërimin doktrinor. Prandaj shton mësimin “Hyrje në Zotërimin Doktrinor”. Për dy mësimet e tjera, ai vendosi të përfshinte që të dy mësimet te Marku 5. Prandaj java e parë në udhëzuesin e ritmit duket si vijon:

Pamja
grafiku 2 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Javën e ardhshme në atë plan, Vëllai Morales sheh se ka një fragment të zotërimit doktrinor për vargjet te Mateu 11:28–30.

Pamja
grafiku 3 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Ai ndien se nxënësit vërtet duhet t’i kuptojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore përpara se të bëjnë mësimin e fragmentit të zotërimit doktrinor për vargjet te Mateu 11:28–30. Vendos që t’i planifikojë të treja mësimet rreth marrjes së njohurisë shpirtërore në pjesën e parë të kësaj jave. Më pas planifikon mësimin kontekstual dhe mësimin përkatës të fragmentit të zotërimit doktrinor për vargjet te Mateu 11:28–30.

Pamja
grafiku 4 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Për secilën prej javëve në vazhdim, ai vendos të ndjekë rendin e organizimit të mësimeve në manualin e mësuesit, me pak përjashtime. Ai shikon planin e programit Eja, Më Ndiq dhe vëren që ndërsa nxënësit do të kenë pushimet e verës dhe seminari nuk do të zhvillohej, kishte katër fragmente të tjera të zotërimit doktrinor për studim. Ende i nevojitet të përfshijë në udhëzuesin e ritmit mësimet e fragmentit të zotërimit doktrinor dhe mësimet përkatëse kontekstuale për këto katër fragmente të tjera: Lluka 2:10–12, Gjoni 3:5, Gjoni 3:16 dhe Mateu 5:14–16. Vini re se si ai i ndryshoi dy javët në vazhdim për të siguruar që nxënësit t’i merrnin të gjitha fragmentet e zotërimit doktrinor dhe mësimet kontekstuale që lidheshin me to.

Pamja
grafiku 5 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Pasi Vëllai Morales e mbaron udhëzuesin e ritmit deri në këtë pikë, ai vë re se në javën më pas është Pashka. Manuali i mësuesit të seminarit nuk përfshin ndonjë përmbajtje për javët e Pashkës ose të Krishtlindjes në programin Eja, Më Ndiq, prandaj Vëllai Morales mund të planifikojë çfarëdo mësimi që e zgjedh për këtë javë. Ai mund të vendosë që të përfshijë mësime të tjera që nxënësit mund t’i kenë humbur gjatë verës. Ai vendos të planifikojë gjatë kësaj jave dy mësimet e mbetura të fragmentit të zotërimit doktrinor dhe mësimet kontekstuale që lidheshin me to, të cilat u trajtuan gjatë kohës së pushimeve verore. Ende ka një vend tjetër për një mësim dhe vendos të shtojë një mësim nga materialet e hyrjes që nxënësit nuk e kanë zhvilluar ende.

Pamja
grafiku 6 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Tani që Vëllai Morales i ka përfshirë në udhëzuesin e ritmit të gjitha mësimet e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe mësimet kontekstuale që lidhen me to, ai ndjek rendin e mësimeve në manualin e mësuesit. Herë pas here ka javë ku një ditë nuk ka shkollë. Gjatë këtyre javëve ai ende u jep përparësi përvojave të të mësuarit të zotërimit doktrinor dhe vendos se cilin prej mësimeve të tjera atë javë të mos e përfshijë në udhëzuesin e ritmit.

Pamja
grafiku 7 për udhëzuesin e ritmit të Vëllait Morales

Vëllai Morales e ndjek këtë model deri në dy javët e fundit të gjysmës së parë të kursit. Në dy javët e mbetura ai përfshin mësimin “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1” në vend të një përsëritjeje të zotërimit doktrinor. Javën pasuese, që është java e fundit e gjysmës së parë të kursit, ai vendos të planifikojë mësimin “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1”. E planifikon atë në fillim të javës që nxënësit të kenë dy ditë më shumë kohë për ta bërë vlerësimin, në qoftë se ndonjë mungon në ditën në të cilën kryhet ose i nevojitet ta bëjë sërish.

Stejsi Riçards, një Drejtoreshë e Seminarit në Orët e Lira

Semestri i dytë i vitit shkollor në zonën ku japin mësim Motra Riçards dhe mësuesit e saj, zhvillohet nga 3 janari deri në 27 maj. Nxënësit më pas nuk kanë shkollë gjatë pushimeve të verës deri më 22 gusht.

Motra Riçards është në gjendje të krijojë një udhëzues të ritmit me ndryshime minimale nga mënyra se si është organizuar manuali i mësuesit për pjesën e parë të semestrit. Sidoqoftë, teksa krahason planin shkollor me ritmin në programin Eja, Më Ndiq, ajo vëren se nxënësit do të kenë pushimet e verës në kohën kur janë planifikuar të jepen mësim dy prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që përfshihen në gjysmën e parë të programit mësimor. Këto fragmente janë vargjet te Gjoni 17:3 dhe Lluka 24:36–39. Ngaqë njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të zvogëlojë hapësirën bosh të asaj që nxënësit do ta humbasin kur shkolla nuk zhvillohet, ajo vendos të gjejë një vend për t’i përfshirë këto fragmente gjatë semestrit aktual. Ajo gjithashtu e di se ka nevojë të planifikojë mësimet “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1” dhe “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1” përpara se nxënësit të largohen për pushimet e verës.

Me qëllim që t’i bëjë këto përshtatje, ajo vendos ta fillojë nga java e fundit e semestrit dhe të veprojë duke u kthyer pas derisa të jetë në gjendje të bëjë të funksionojnë mësimet e vlerësimit, të përsëritjes së vlerësimit, të zotërimit doktrinor, mësimet kontekstuale që i shoqërojnë ato dhe ndonjë mësim tjetër që dëshirohet. Ajo vendos që të mos e zhvillojë mësimin “Zotërimi Doktrinor: Vlerësimi 1” gjatë javës së fundit të semestrit për shkak të faktit se sa i ndryshueshëm mund të jetë plani shkollor dhe se sa nxënës ka mundësi të mungojnë atë javë. Si rrjedhim, java e fundit lihet siç u planifikua.

Pamja
grafiku 1 për udhëzuesin e ritmit të Motrës Riçards

Duke e ditur që mësimi “Zotërimi Doktrinor: Përsëritje e Vlerësimit 1” duhet të zhvillohet përpara mësimit të vlerësimit, Motra Riçards vendos ta përfshijë si mësimin e parë të javës së parafundit të semestrit dhe e vendos mësimin e vlerësimit si mësimin përfundimtar të javës. Kjo do t’u lejojë nxënësve pak ditë pas përsëritjes që t’i studiojnë fragmentet të cilat mund të mos i njohin aq mirë.

Më pas ajo vendos që përsëritja do të ishte më e efektshme pasi nxënësit t’i kenë studiuar të gjitha mësimet e fragmentit të zotërimit doktrinor. Duke e zhvendosur mësimin e zotërimit doktrinor Mateu 22:36–39 me mësimin e vet kontekstual përkatës në fund të javës së mëparshme, ajo është në gjendje ta përmbushë këtë synim ndërkohë që ruan pak ditë midis përsëritjes dhe vlerësimit.

Pamja
grafiku 2 për udhëzuesin e ritmit të Motrës Riçards

Motra Riçards më pas sheh mundësinë për të përfshirë në udhëzuesin e ritmit mësimin e zotërimit doktrinor Gjoni 17:3 së bashku me mësimin e tij kontekstual. Këto mësime fillimisht ishin planifikuar të jepeshin gjatë pushimeve të verës. Pasi lexoi qëllimet e mësimeve në secilin prej mësimeve të mbetura për javën, ajo zgjodhi të mbante tri mësimet që e ndjeu se u nevojiteshin më shumë nxënësve në zonën e saj. Nuk e pa të nevojshme që të bënte ndonjë ndryshim për javën 24–30 prill.

Pamja
grafiku 3 për udhëzuesin e ritmit të Motrës Riçards

Motra Riçards e dinte se kishte vetëm një mësim të fragmentit të zotërimit doktrinor që mbetej, Lluka 24:36–39, që kishte ende nevojë të përfshihej. Normalisht do të ishte dhënë gjithashtu mësim gjatë kohës së pushimeve të verës. Ajo vuri re që java 17–23 prill ka një mësim të përsëritjes së zotërimit doktrinor që mund të zëvendësohej nga mësimi Lluka 24. Por teksa vazhdoi të shihte planin, vuri re që java e Pashkës nuk kishte ndonjë mësim të planifikuar.

Duke e ditur që mësimi i zotërimit doktrinor Lluka 24, së bashku me mësimin kontekstual përkatës, do të ishin të përsosur për javën e Pashkës, ajo vendosi ta përfshinte atje. Më pas ajo shikon mësimet e tjera që nxënësit do t’i humbisnin gjatë pushimeve të tyre verore dhe vendos se mësimet më të rëndësishme që mund të jepeshin nga ato mësime do të ishin ato që u mësojnë rreth vuajtjes së Shpëtimtarit në Gjetseman, Kryqëzimit të Tij dhe dëshmitarëve të Ringjalljes së Tij. Ajo plotëson planin për javën e Pashkës duke i përfshirë ato mësime.

Pamja
grafiku 4 për udhëzuesin e ritmit të Motrës Riçards

Duke përzgjedhur mësimet që zgjodhi, Motra Riçards ishte në gjendje t’i jepte përparësi zotërimit doktrinor për nxënësit si edhe për t’u siguruar nxënësve përvoja të vlefshme të të mësuarit që përqendrohen te Shpëtimtari gjatë javës së Pashkës.

Gjatë pjesës së mbetur të semestrit, ajo ishte në gjendje t’i organizonte mësimet në mënyrë që ata të ndiqnin nga afër rendin e manualit të mësuesit.