“Hyrje te Fjalët e Urta: ‘Zoti Jep Diturinë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Hyrje te Fjalët e Urta: ‘Zoti Jep Diturinë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Fjalët e Urta 1–4; 15–16; 22; 31; Predikuesit 1–3; 11–12: Mësimi 109
Hyrje te Fjalët e Urta
“Zoti Jep Diturinë”
Si e ka bekuar jetën tënde këshilla e urtë nga njerëz të dashur të mirëbesuar? Studimi i librit Fjalët e Urta mund të jetë si të kërkosh urtësi nga një mik dashamirës, pjesëtar i familjes dhe Zoti. Zbatimi i urtësisë së Tij në jetën tonë mund të na mbajë në shtegun e drejtë dhe të ngushtë të besëlidhjes. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë të vërteta që mund t’i ndihmojnë të ndjekin shtegun e Zotit.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një këshillë të vyer ose fjalë këshille të dobishme që i kanë marrë nga prindërit, udhëheqësit dhe miqtë e mirëbesuar. Ftojini nxënësit të përgatiten për të dhënë këshillë dhe për të treguar se si ajo e ka bekuar jetën e tyre.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Këshillë e mirëbesuar
Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke siguruar copa të vogla letre për nxënësit. Kërkojuni të shkruajnë një këshillë të vyer që u është dhënë atyre. Pasi t’i mblidhni letrat, mund të lexoni disa nga përgjigjet. Ftojeni nxënësin që shkroi përgjigjen të tregojë mënyrën se si e ka ndihmuar ajo këshillë. Nxënësit mund t’i qarkullojnë letrat e mbetura nëpër klasë, duke lexuar këshillën e shokëve të tjerë të klasës. Më pas ftojini nxënësit të diskutojnë pyetjet vijuese.
-
Çfarë e bën këshillën e dikujt domethënëse për ty?
-
Si e përcakton se kujt mund t’i mirëbesosh për këshillë?
Pasi nxënësit t’i kenë dhënë përgjigjet e tyre, mund t’i ftoni ata të përsiatin me lutje pyetjet e radhës.
-
Sa shpesh e ndjek këshillën e urtë të të tjerëve?
-
Sa shpesh e kërkon dhe e ndjek këshillën e Zotit?
Urtësia e Fjalëve të Urta
Libri Fjalët e Urta është një koleksion i urtësisë poetike të shkruar për izraelitët. Disa fragmente te Fjalët e Urta i atribuohen mbretit Salomon (shih te Fjalët e Urta 1:1; 10:1; 25:1; shih edhe te 1 Mbretërve 4:32), ndërkohë që autorët e tjerë janë të panjohur. Ndërsa i studion Fjalët e Urta, kushtoji vëmendje mënyrës se si Fryma e Shenjtë dëshmon për të vërtetën ndërsa ti përcakton drejtimin që Zoti do të donte të zbatoje në jetën tënde.
Mund t’u kujtoni nxënësve se libri Fjalët e Urta (ashtu si libri Jobit dhe Predikuesit) përdor elemente të poezisë hebraike që mund të jenë sfiduese për lexuesit. Nëse është e nevojshme, tregoni se, megjithëse shumë Fjalë të Urta janë thellësisht shpirtërore, disa janë thjesht këshilla tokësore.
Lexo te Fjalët e Urta 1:1–7, duke kërkuar disa nga qëllimet e fjalëve të urta.
Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Nëse është e dobishme, mund të pyesni se përse është e rëndësishme të mësojmë urtësinë sot.
Merreni parasysh të shpjegoni se “frika e Zotit” (vargu 7) i referohet ndjenjës dhe shfaqjes së nderimit dhe respektit ndaj Tij. Nëse duan, nxënësit mund ta shkruajnë këtë shpjegim në shkrimet e tyre të shenjta.
-
Përse mendon se nderimi ose respektimi i Zotit mund të jetë “fillimi i njohjes”? (Vargu 7.)
Lexo te Fjalët e Urta 2:6–9, duke kërkuar burimin e urtësisë së vërtetë. (Shënim: mburoja është një parzmore e lëvizshme.) Merre parasysh ta lidhësh ose të bësh referencë‑kryq të këtyre vargje me vargun te Mosia 4:9.
-
Si do ta përmblidhje atë që mësove si një pohim të vërtete?
Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë të tillë si: Zoti na jep urtësi për të na ndihmuar që të ndjekim shtegun e Tij. Mund t’i ftoni nxënësit ta shkruajnë këtë të vërtetë në shënimet e tyre, shkrimet e shenjta ose ditarët e studimit, ndërkohë që ju e shkruani atë në tabelë. Nxënësit mund të tregojnë shembuj të rasteve kur urtësia e Zotit i ndihmoi ata. Ata mund të diskutojnë se si urtësia e Tij mund të jetë ndryshe nga urtësia e botës. Nxënësit mund të përmendin gjëra si pagimi i së dhjetës sjell bekimet e Zotit (Malakia 3:10) ose ndjekja e ligjit të shëndetit të Shpëtimtarit na sjell bekime fizike dhe shpirtërore (Doktrina e Besëlidhje 89:18–21).
-
Si të ka ndihmuar ndjekja e këshillës së urtë të Zotit të qëndrosh në shtegun e Tij?
-
Cilët janë disa shembuj të rasteve kur Shpëtimtari kërkoi urtësi nga Ati i Tij dhe jo nga burime të tjera?
Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë shtesë për të menduar për çastet kur Shpëtimtari e ndoqi urtësinë e Atit të Tij, mund të jepni shembuj si Mateu 14:23; 26:36–39. Nxënësit mund të kenë një përvojë lartësuese të të mësuarit ndërsa mendojnë rreth mënyrës se si Jezu Krishti ishte një shembull i të vërtetave që ata përcaktojnë. (Për trajnim shtesë mbi ndihmesën ndaj nxënësve për të parë se Shpëtimtari është një shembull i një parimi, shihni tek “Theksojeni Shembullin e Jezu Krishtit” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)
Urtësia e Zotit mund të na ndihmojë ta ndjekim shembullin e Tij
Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërteta që i ftojnë ta ndjekin Shpëtimtarin dhe të jenë më shumë si Ai. Për ta bërë këtë, mund të siguroni disa ose të gjitha referencat vijuese nga Fjalët e Urta. Mund t’i shkruani referencat që përzgjidhni në shirita letre. Mund t’i jepni një letër secilit nxënës. Ftojini ata ta lexojnë referencën dhe të bëjnë dy hapat e mëposhtëm. Më pas nxënësit mund t’ia kalojnë letrën e tyre një nxënësi tjetër dhe t’i përsërisin të dy hapat. Përsëriteni kalimin nga një person tek tjetri derisa nxënësit të kenë studiuar disa fragmente.
Shënim: Mësimi 110: “Fjalët e Urta 3” do të përqendrohet tek të vërtetat që gjenden në atë kapitull.
Studio një ose më shumë nga fragmentet vijuese nga Fjalët e Urta dhe bëj sa vijon:
-
Shkruaje atë që mëson si një pohim të vërtete.
-
Shkruaj një përshkrim të shkurtër të mënyrës se si kjo urtësi mund ta ndihmojë dikë të ndjekë shembullin e Jezu Krishtit ose të bëhet më shumë si Ai.
Fjalët e Urta 1:8
Fjalët e Urta 4:14–15
Fjalët e Urta 4:26
Fjalët e Urta 6:23
Fjalët e Urta 11:17
Fjalët e Urta 15:1
Fjalët e Urta 16:16
Fjalët e Urta 16:18–19
Fjalët e Urta 17:22
Fjalët e Urta 23:17
Fjalët e Urta 28:13
Fjalët e Urta 29:18
Fjalët e Urta 30:5
Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit ta shpjegojnë atë që mësuan nga studimi i tyre i Fjalëve të Urta. Nxënësit mund ta bëjnë këtë veprimtari individualisht, ose mund t’i organizoni ata në grupe. Mund të siguroni letër dhe mjete për punë artistike për të krijuar një afishe, ose nxënësit mund të krijojnë diçka në telefonat e tyre. Për t’i ndihmuar nxënësit, paraqitni udhëzimet vijuese.
Imagjino sikur të kërkuan të krijosh një paraqitje pamore ku përdoret njëri nga fragmentet e Fjalëve të Urta për t’i ndihmuar adoleshentët të bëhen më shumë si Shpëtimtari. Përzgjidh një fjalë të urtë dhe krijo një afishe si një që mund të gjesh te revista Për Forcën e Rinisë. Paraqitja jote pamore mund të përmbajë sa vijon:
-
Një ilustrim të thjeshtë – diçka krijuese që mund të tërheqë vëmendjen e një adoleshenti
-
Referencën nga Fjalët e Urta dhe të vërtetën që na mëson ajo
-
Një shpjegim të mënyrës se si vargu nga Fjalët e Urta mund ta ndihmojë një adoleshent të ndjekë shembullin e Shpëtimtarit ose të bëhet më shumë si Ai
Shpërndaje urtësinë e Fjalëve të Urta
Jepuni nxënësve një mundësi për të treguar ose shfaqur paraqitjen e tyre pamore. Nëse nxënësit e bënë këtë veprimtari si grupe, ata mund të përzgjedhin dikë që t’ia tregojë paraqitjen e tyre pamore klasës. Mund t’i ekspozoni afishet nëpër klasë dhe nxënësit mund të shqyrtojnë punën e shokëve të tyre të klasës. Për ta përfunduar orën mësimore, mund t’i ftoni nxënësit të diskutojnë pyetjet vijuese ose të përgjigjen në ditarët e tyre të studimit.
Ndalu dhe reflekto mbi mbresat që mund të kesh pasur gjatë gjithë mësimit sot. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese në ditarin tënd të studimit:
-
Si ndikuan të vërtetat që studiove sot në dëshirën tënde për të ndjekur Zotin?
-
Çfarë ke ndier mbresën të bësh për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari?