Mbështetjate Vetja
Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja


Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja

Udhëzime të Fillimit

Ndërmjetësi:

  1. Filloni me një lutje (dhe himn, nëse dëshironi).

  2. Një anëtar i presidencës së kunjit mund të bëjë një prezantim dhe të japë një dëshmi për 3 deri 5 minuta.

  3. Një anëtar i komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja e fton të gjithë grupin t’i hapin broshurat e tyre te faqja 2 dhe ta ndjekin teksa anëtari i komitetit lexon tre paragrafët më poshtë.

Mirë se vini në këtë mbledhje shpirtërore të programit Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është t’ju ndihmojë të kuptoni arsyen përse dhe mënyrën se si mund të bëheni më të mbështetur te vetja. Në vend që një folës t’i bëjë paraqitje grupit, ne do të diskutojmë parime në grupe të vogla, do të lexojmë së bashku, do të përsiatim e shkruajmë mendimet tona.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj përvoje do të jenë nxitjet që i merrni nëpërmjet Shpirtit teksa Zoti ju tregon atë që mund të bëni për t’u bërë më shumë si Ai. Ju nxitim t’i shkruani këto mbresa teksa i merrni ato dhe më pas të veproni sipas tyre.

Në fund të kësaj mbledhjeje ju do të ftoheni që të zgjidhni një grup të mbështetjes te vetja, që mund t’ju ndihmojë të arrini njërin prej synimeve vijuese:

  • Të gjeni një vend pune ose ta përmirësoni punësimin tuaj të tanishëm

  • T’i administroni më mirë financat tuaja vetjake dhe familjare

  • Të zgjidhni një shteg të arsimimit dhe t’ia dilni mbanë në shkollë

  • Ta rritni biznesin tuaj të vogël

Por për tani, le të njihemi ca më mirë me njëri‑tjetrin.

Ndërmjetësi : Kërkojuni pjesëmarrësve te secila tavolinë që për një çast t’ua prezantojnë shkurtimisht vetveten të tjerëve te tavolina e tyre. Çdo prezantim nuk duhet të zgjatë më shumë se 30 apo 40 sekonda.

Çfarë Është Mbështetja te Vetja?

Lexoni:Synimi i nismës për mbështetjen te vetja është t’i ndihmojë individët që ta ndihmojnë veten e tyre për t’u bërë të mbështetur te vetja. Mbështetja te vetja është më shumë sesa të kesh një vend pune të mirë, rezervë ushqimesh ose para në bankë. Mbështetja tek vetja është “aftësia, zotimi dhe përpjekja për të siguruar nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës për veten dhe familjen. Kur anëtarët bëhen të mbështetur te vetja, ata janë gjithashtu më të aftë që të shërbejnë e të kujdesen për të tjerët” dhe puna kurorëzohet si parim udhëheqës në jetën e tyre (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 6.1.1).

Diskutoni:Cilat janë karakteristikat e një individi të mbështetur te vetja? A do të mbështeteshin te ndihma e qeverisë ose Kishës individët e mbështetur te vetja nëse, në vend të kësaj, do të mund të punonin për atë që u nevojitej?

Mbështetja te Vetja Është Thelbësore për Shpëtimin

Lexoni:Presidenti Tomas S. Monson dha mësim: “Le të jemi të mbështetur te vetja dhe të pavarur. Shpëtimi nuk mund të arrihet mbi asnjë parim tjetër” (“Guiding Principles of Personal and Family Welfare”, Ensign, shtator 1986, f. 3; duke cituar Marion G. Romney‑n, në Conference Report, tetor 1976, f. 167).

Diskutoni:Kur bëheni më të mbështetur te vetja, si jeni duke u bërë të ngjashëm me Atin Qiellor?

Shpirtërorja dhe Materialja Janë Një

Lexoni:Presidenti Diter F. Uhtdorf dha mësim: “Njësoj si dy anët e një monedhe, [materialja] dhe shpirtërorja janë të pandashme” (“Ndihma sipas Mënyrës së Zotit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 53). Në shkrimet e shenjta Zoti shpalli: “Gjithë gjërat për mua janë shpirtërore dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë një ligj që është tokësor” (DeB 29:34).

Diskutoni:Si mund të jenë një çështje si materiale ashtu edhe shpirtërore gjetja e një vendi pune dhe fitimi i jetesës?

Sa i Mbështetur te Vetja Jeni Ju, Materialisht dhe Shpirtërisht?

Si Bëhem më i/e Mbështetur te Vetja?

1. Zoti Mund t’Ju Ndihmojë të Bëheni të Mbështetur te Vetja

Shihni:“I Will Provide for My Saints” [“Unë Do Të Siguroj për Shenjtorët e Mi”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)

2. Shkrimet e Shenjta Mund t’Ju Ndihmojnë të Bëheni të Mbështetur te Vetja

Lexoni:Zoti na ndihmon në shumë mënyra kur ushtrojmë besim tek Ai. Njëri nga mjetet që na ka dhënë Ai, janë shkrimet e shenjta. Profeti Nefi dha mësim: “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni” (2 Nefi 32:3).

Diskutoni:Kur ju kanë dhënë shkrimet e shenjta udhërrëfim vetjak në jetën tuaj?

Përsiatni:Kur kërkoj të bëhem më i/e mbështetur te vetja, çfarë mund të bëj për të marrë më shumë udhërrëfim vetjak nga shkrimet e shenjta?

3. Bashkimi me një Grup të Mbështetjes te Vetja Mund t’Ju Ndihmojë të Filloni

Lexoni:Për t’ju ndihmuar të bëheni më të mbështetur te vetja, ju keni mundësi të bashkoheni me një grup të mbështetjes te vetja në lagjen ose kunjin tuaj. Një grup i mbështetjes te vetja është një grup individësh që takohen së bashku për të mësuar dhe ushtruar aftësi praktike për punësim, arsimim dhe financa.

Grupet e mbështetjes te vetja zakonisht takohen çdo javë për dy orë gjatë një periudhe tremujore. Mbledhjet ndjekin të njëjtin proces si kjombledhje shpirtërore. Anëtarët e grupit lexojnë e diskutojnë së bashku, përfundojnë veprimtaritë, si edhe përsiatin në mënyrë individuale kështu që Fryma e Shenjtë të mund t’i frymëzojë se si të veprojnë.

Një grup i mbështetjes te vetja është i ndryshëm nga shumica e kurseve të Kishës. Nuk ka mësues! Përkundrazi, grupi punon si një këshill me Frymën e Shenjtë si mësuesi. Anëtarët e grupit këshillohen së bashku ndërsa mësojnë aftësi të reja, zgjidhin probleme, zotohen të bëjnë gjëra gjatë javës dhe e raportojnë përparimin e tyre.

Anëtarët e grupit gjithashtu zhvillojnë miqësi të forta dhe ndiejnë dashurinë e Perëndisë teksa punojnë së bashku. Bashkimi me një grup jo vetëm që do t’ju sjellë dobi, por ju mund të jepni një shërbim të madh për t’i ndihmuar të tjerët në shtegun e tyre drejt mbështetjes te vetja.

Shihni:“The Power of the Group” [“Fuqia e Grupit”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Vazhdoni të lexoni.)

Ndërmjetësi: Nëse është në dispozicion, ftojeni dikë që ka marrë pjesë më parë në një grup të mbështetjes te vetja, që ta tregojë shkurtimisht (deri në tri minuta) përvojën e tij ose të saj.

Me Cilin Grup të Mbështetjes te Vetja Duhet të Bashkoheni?

Shihni:“Choosing a Self-Reliance Group” [“Zgjedhja e një Grupi të Mbështetjes te Vetja”], në dispozicion te srs.lds.org/videos. (Nuk keni material filmik? Lexoni përmbledhjet e grupeve te faqja 11.)

Përmbledhjet e Grupeve

Në secilin prej katër grupeve të mbështetjes te vetja anëtarët studiojnë dhe ushtrojnë parime nga broshura Themeli Im për Mbështetjen te Vetja. Kjo bëhet në fillim të mbledhjes së secilit grup, pasi mësimi i këtyre parimeve dhe aftësive themelore i ndihmon anëtarët e grupit të përparojnë materialisht dhe shpirtërisht, pavarësisht nga shtegu i zgjedhur. Anëtarët e grupit do të fitojnë besim më të madh te fuqia e Jezu Krishtit për të siguruar për ta. Ata do të ushtrojnë edhe aftësi jetësore, duke përfshirë menaxhimin e kohës, komunikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Gjeni një Vend Pune më të Mirë

Për ata që po kërkojnë punë ose një vend pune më të mirë. Anëtarët e grupit do të mësojnë që të përcaktojnë mundësitë, të krijojnë rrjetin e bashkëpunimit, të paraqiten në mënyrë profesionale dhe të përgatiten për intervista për vende pune. Ata gjithashtu do të caktojnë synime për kontakte dhe intervista.

Financat Personale

Për ata që dëshirojnë të kontrollojnë më mirë financat e tyre. Anëtarët e grupit do të mësojnë se si ta mënjanojnë borxhin, të mbrohen kundrejt vështirësive financiare dhe të investojnë për të ardhmen. Ata do të krijojnë një plan financiar dhe do të ndjekin një buxhet. Bashkëshortët nxiten që të marrin pjesë së bashku.

Arsimim për Punë më të Mirë

Për ata të cilëve u nevojitet arsimim ose trajnim shtesë që të gjejnë një vend pune. Anëtarët e grupit do të hulumtojnë, krijojnë e paraqesin plane karriere dhe arsimimi. Ata gjithashtu do të shpenzojnë kohë çdo javë duke ushtruar aftësi që do t’i ndihmojnë të jenë më të efektshëm për të mësuar.

Nisja dhe Rritja e Biznesit Tim

Për ata që e kanë tashmë një biznes ose burime për ta nisur një biznes. Anëtarët e grupit mësojnë tipare dhe aftësi të pronarëve të suksesshëm të bizneseve të vogla. Ata ushtrojnë mbajtjen e dokumenteve, reklamimin dhe administrimin e parave në dorë. Ata do të flasin me pronarë biznesesh, klientë e furnizues dhe do të zhvillojnë plane për ta rritur biznesin e tyre.

Zgjidhni një Grup

Një anëtar i komitetit të mbështetjes te vetja tani do t’ju ndihmojë të organizoheni në grupe të mbështetjes te vetja. Pasi ta keni përzgjedhur grupin tuaj, shkruani informacionin vijues.

Mbledhjet e Grupit Tim për Mbështetjen te Vetja

Dita:

Ora:

Vendi:

Emri i ndërmjetësit:

Numri i telefonit:

Ndërmjetësi : Autoriteti kryesues mund të dojë të japë një dëshmi të shkurtër.

Mbylleni me lutje.

Si të Bëjmë një Mbledhje Shpirtërore të Programit Shtegu Im

Udhëzime për një Komitet të Kunjit për Mbështetjen te Vetja

Përpara Mbledhjes Shpirtërore:

  • Rishikojeni dhe plotësojeni vetë këtë broshurë.

  • Porositni broshura Shtegu Im për Mbështetjen te Vetja në numër të mjaftueshëm për pjesëmarrësit (store.lds.org).

  • Kini sasi të mjaftueshme stilolapsash ose lapsash për pjesëmarrësit.

  • Rregulloni një numër të mjaftueshëm tavolinash rrumbullake në sallën kulturore.

  • Vendosni anëtarë të komitetit të mbështetjes te vetja te çdo derë për t’i përshëndetur ata që frekuentojnë, dhe për t’u bashkuar me pjesëmarrësit që janë te tavolinat.

  • Nëse është e mundur, ftoni dikë që ka marrë pjesë në një grup të mëparshëm, që ta tregojë përvojën e tij ose të saj në mbledhjen shpirtërore (shih faqen 9).

  • Vizitoni srs.lds.org/report për të shkarkuar Formularin e Raportimit të Mbledhjes Shpirtërore që do të plotësohet gjatë mbledhjes shpirtërore.

Gjatë Mbledhjes Shpirtërore:

  • Vendosni një anëtar të komitetit te secila tavolinë për të nxitur pjesëmarrjen në grup dhe për t’i mbajtur gjërat brenda kohës së duhur.

  • Kujtojuni pjesëmarrësve që t’i vënë në heshtje telefonat e tyre celularë.

  • Merreni parasysh ta filloni mbledhjen shpirtërore me një këngë, lutje dhe një mirëseardhje të shkurtër (3–5 minuta) nga një udhëheqës priftërie ose një anëtar i komitetit të kunjit për mbështetjen te vetja.

  • Ndiqeni materialin siç shkruhet në broshurë.

  • Bëjeni ndërmjetësin e secilit grup të shkruajë emrin dhe numrin e telefonit për secilin person që është pjesë e grupit të vet. Në mbledhjen e parë të grupit, çdo ndërmjetës do të plotësojë një formular regjistrimi më të hollësishëm të grupit.

  • Nëse kunji shtrihet në një zonë të madhe gjeografike, komiteti i kunjit mund ta marrë parasysh ndarjen e grupeve sipas vendit ku ndodhen anëtarët e grupit.

Pas Mbledhjes Shpirtërore:

  • Vizitoni srs.lds.org/report për të shkruar informacionin nga Formulari i Raportimit të Mbledhjes Shpirtërore.