3
Jini të Bindur
Përsiatni:Cilat ligjeve duhet t’iu bindem që të bëhem më i/e mbështetur te vetja?
- 3:26
“Obedience Brings Blessings” [“Bindja Sjell Bekime”] (Nuk keni material filmik? Lexoni faqen vijuese.)
Diskutoni:Bindja ndaj ligjeve dhe parimeve të Perëndisë çon drejt bekimeve shpirtërore e materiale. Çfarë përvojash keni pasur që e vërtetojnë këtë?
Lexoni:Doktrina e Besëlidhje 130:20–21; pohim nga Jozef Smithi (në të djathtë)
Ushtrohuni:Vështrojeni tabelën më poshtë. Dallojeni se si bindja ndaj ligjeve të posaçme çon drejt bekimeve të posaçme. Jepen disa shembuj.
Tani, merrni pak minuta për të:
Hedhur në letër bekime të posaçme që dëshironi në kërkimin për punë, vetëpunësimin apo arsimimin tuaj. Përdorni kolonën e djathtë.
Përdoreni kolonën e majtë për të renditur ligjet të cilave mund t’iu bindeni për t’i marrë ato bekime.
Bindiuni
Që të Merrni
Ligjeve ose parimeve
Bekimet
Fjala e Urtësisë (DeB 89)
Shëndet më i mirë, dije e madhe
E dhjeta dhe ofertat (Malakia 3:10–12)
Bekime materiale dhe shpirtërore, sukses në punën tonë, mbrojtje
Shkoni në punë në orar çdo ditë
Punësim i vazhdueshëm dhe zotësi për të krijuar kursime
Hani shëndetshëm dhe bëni ushtrime rregullisht
Humbisni më pak ditë pune për shkak të sëmundjes
Ushtrohuni:Shkruani dy ose tri mënyra të posaçme në të cilat mund ta rritni bindjen tuaj ndaj ligjeve që zgjodhët:
Zotohuni:Zotohuni që t’i bëni veprimet vijuese gjatë javës. Shenjojini kutitë përzgjedhëse kur ta përfundoni çdo detyrë:
Ushtrojeni të qenit i/e bindur çdo ditë.
Jepjani mësim familjes suaj këtë parim.
Vazhdoni t’i ushtroni parimet e mëparshme të themelit.
Porosi për Ndërmjetësin e Grupit
Nxitini të gjithë që të bëjnë e të mbajnë zotime të posaçme dhe t’u japin mësim familjeve të tyre.
Bindja Sjell Bekime
Nëse nuk jeni në gjendje ta shikoni materialin filmik, lexojeni këtë skenar.
Ç’premtim i lavdishëm! “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28]. …
Vëllezërit dhe motrat e mia, prova e madhe e kësaj jete është bindja. “Dhe ne do t’i provojmë me këtë”, tha Zoti, “për të parë nëse ata do t’i bëjnë të gjitha gjërat që Zoti, Perëndia i tyre, do t’i urdhërojë” [Abraham 3:25].
Shpëtimtari shpalli: “Sepse të gjithë ata që dëshirojnë të kenë bekim nga dora ime, duhet t’i binden ligjit që u caktua për atë bekim dhe kushteve të tij, siç u ngritën që përpara krijimit të botës” [DeB 132:5].
Nuk ekziston shembull më i shkëlqyer për bindjen se ai i Shpëtimtarit tonë: Për të Pali vërejti:
“Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,
dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që i binden” [Hebrenjve 5:8–9].
Shpëtimtari tregoi dashuri të sinqertë për Perëndinë duke jetuar jetë të përsosur, duke e nderuar misionin e shenjtë që ishte i Tiji. Kurrë nuk ishte Ai arrogant. Kurrë nuk ishte Ai i fryrë me krenari. Kurrë nuk ishte Ai i pabesë. Gjithmonë ishte Ai i përulur. Gjithmonë ishte Ai i sinqertë. Gjithmonë ishte Ai i bindur. …
Kur u përball me agoninë e Gjetsemanit, kur Ai duroi dhembje të tillë që “djersa iu bë sikur të ishte pika të mëdha gjaku që binin në tokë” [Lluka 22:44], Ai dha shembullin e Birit të bindur duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti” [Lluka 22:42].
Sikurse Shpëtimtari i udhëzoi Apostujt e Tij të hershëm, kështu ju udhëzon Ai ju dhe mua: “Ti ndiqmë” [Gjoni 21:22]. A jemi të gatshëm të bindemi?
Dituria që kërkojmë, përgjigjet për të cilat jemi të dëshiruar, dhe forca që dëshirojmë sot për të përballuar sfidat e një bote të ndërlikuar dhe në ndryshim, mund të jenë tonat kur u bindemi me gatishmëri urdhërimeve të Zotit. Po i citoj edhe një herë fjalët e Zotit: “Ai që i mban urdhërimet e [Perëndisë], merr të vërtetë e dritë, derisa të përlëvdohet në të vërtetë dhe i di të gjitha gjërat” [DeB 93:28].
Është lutja ime e përulur që të mund të bekohemi me shpërblimet e bollshme që u premtohen të bindurve. Në emrin e Jezu Krishtit, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, amen.
(Tomas S. Monson, “Bindja Sjell Bekime”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 89, 92)