Thirrjet në Mision
Pyetjet e Intervistës për Misionarët e Ardhshëm


Një çift kamboxhian po merr mësimet nga dy misionarë prapa një ndërtese të gjelbër, të ulur mbi një platformë druri jashtë në natyrë.

Pyetjet e Intervistës për Misionarët e Ardhshëm

Peshkopët dhe presidentët e kunjeve ftohen të “drejtojnë intervista të hollësishme, depërtuese shpirtërisht dhe lartësuese” me secilin kandidat për misionar duke përdorur pyetjet e mëposhtme (shihni te Manuali i Përgjithshëm, 24.4.2).

  1. A besoni dhe a keni një dëshmi për Perëndinë, Atin e Përjetshëm; Birin e Tij, Jezu Krishtin dhe Frymën e Shenjtë?

  2. A keni një dëshmi për Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe për rolin e Tij si Shpëtimtari dhe Shëlbuesi juaj?

    Ju lutem, ma shprehni dëshminë tuaj. Si ka ndikuar Shlyerja e Jezu Krishtit në jetën tuaj?

  3. A keni një dëshmi për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit dhe për vërtetësinë e Librit të Mormonit?

    Si e ka thelluar marrëdhënien tuaj me Jezu Krishtin kuptueshmëria juaj për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit dhe studimi nga ana juaj i Librit të Mormonit?

  4. A e mbështetni Presidentin e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si profet, shikues dhe zbulues dhe si të vetmin njeri në tokë të autorizuar që t’i ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë?

    A i mbështetni anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues?

    A i mbështetni Autoritetet e tjera të Përgjithshme dhe udhëheqësit vendorë të Kishës?

  5. Zoti ka thënë se të gjitha gjërat do të “bëhe[n] … në pastërti” përpara Tij (Doktrina e Besëlidhje 42:41).

    Pse të përpjekurit fort për pastërti përpara Perëndisë do të përfshinte shmangien e pornografisë?

    Sipas kuptueshmërisë suaj, çfarë do të thotë të jetosh ligjin e dëlirësisë?

    A përpiqeni fort për pastërti morale në mendimet dhe sjelljen tuaj?

    A i bindeni ligjit të dëlirësisë?

  6. A i ndiqni mësimet e Kishës së Jezu Krishtit në sjelljen tuaj më vete dhe publike me pjesëtarët e familjes suaj dhe të tjerët?

  7. A përkrahni ose nxitni ndonjë mësim, praktikë ose doktrinë në kundërshtim me ato të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme?

  8. A përpiqeni fort ta mbani të shenjtë ditën e Shabatit, si në shtëpi edhe në kishë; të frekuentoni mbledhjet tuaja; të përgatiteni për sakramentin dhe ta merrni atë me denjësi; dhe ta jetoni jetën tuaj në harmoni me ligjet dhe urdhërimet e ungjillit?

  9. A përpiqeni fort të jeni i/e ndershëm/me në gjithçka që bëni?

  10. A jeni pagues/e i/e së dhjetës së plotë?

  11. Sipas kuptueshmërisë suaj, çfarë do të thotë të jetosh Fjalën e Urtësisë?

    A i bindeni Fjalës së Urtësisë?

  12. Si misionar/e kohëplotë, a do të jetoni në përputhje me këto standarde për të cilat kemi diskutuar?

  13. (Kjo pyetje nuk bëhet kur intervistohet një anëtar/e që nuk e ka marrë dhurimin.) A i mbani besëlidhjet që bëtë në tempull?

  14. (Kjo pyetje nuk bëhet kur intervistohet një anëtar/e që nuk e ka marrë dhurimin.) A e nderoni privilegjin tuaj të shenjtë për ta veshur veshjen e brendshme të tempullit siç udhëzohet në ordinancat nistore? (Lexojani çdo anëtari/eje deklaratën “Mbajtja Veshur e Veshjeve të Brendshme të Tempullit”, të përfshirë më poshtë.)

  15. Çfarë do të thotë për ju të pendoheni, duke përfshirë rrëfimin e mëkateve të rënda autoriteteve të priftërisë?

    A ka mëkate të rënda në jetën tuaj që nevojitet të zgjidhen me autoritetet e priftërisë si pjesë e pendimit tuaj?

  16. A e konsideroni veten të denjë për të përfaqësuar Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij të rivendosur si misionar/e?

Mbajtja Veshur e Veshjeve të Brendshme të Tempullit

“Veshja e brendshme e priftërisë së shenjtë na kujton për velin në tempull dhe ai vel është një simbol për Jezu Krishtin. Kur e vishni veshjen tuaj të brendshme, ju vishni një simbol të shenjtë të Jezu Krishtit. Veshja e saj është një shprehje e jashtme e zotimit tuaj të brendshëm për ta ndjekur Atë. Veshja e brendshme është gjithashtu një kujtues i besëlidhjeve tuaja të tempullit. Ju duhet ta vishni atë veshje ditë e natë gjatë gjithë jetës suaj. Kur duhet të hiqet për veprimtari që nuk mund të kryhen në mënyrë të arsyeshme teksa e mbani të veshur atë, përpiquni ta vishni sërish sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë që i mbani besëlidhjet tuaja, përfshirë privilegjin e shenjtë për të veshur veshjen e brendshme të tempullit siç udhëzohet në ordinancat nistore, ju do të keni qasje më të madhe te mëshira, mbrojtja, forca dhe fuqia e Shpëtimtarit” (Manuali i Përgjithshëm, 26.3.3.2, në anglisht).

motra misionare duke ecur nëpër Nju‑Jork
çift misionar duke folur me njerëz