Dhënia e Shërbesës
Të Marrim Ndihmë për t’i Ndihmuar Të Tjerët
Parimet


Parimet e Dhënies së Shërbesës

Të Marrim Ndihmë për t’i Ndihmuar Të Tjerët

Si i përfshijmë të tjerët kur na nevojitet ndihmë në përpjekjet tona për të dhënë shërbesë? Merrni pjesë në intervistat për dhënien e shërbesës dhe mbledhjet e këshillit të dielën e parë.

Liahona, Tetor 2018

Pamja
two women talking

Kur skleroza e shumëfishtë e la Ketin në një karrige me rrota, ajo zbuloi se kishte nevojë për ndihmë çdo natë që të ngrihej nga karrigia për të shkuar në shtrat. Kjo punë ishte tepër e madhe vetëm për një anëtar, cilido të ishte ai. Ndaj kuorumi i pleqve u këshillua rreth situatës së saj dhe vendosi të bënte një program për ta ndihmuar çdo mbrëmje.1

Kur arrijmë t’i njohim nevojat dhe pikat e forta të atyre të cilëve u shërbejmë, mund të zbulojmë se na duhet ndihmë për të ndihmuar që nevojat e tyre të plotësohen. Intervistat për dhënien e shërbesës dhe mbledhjet e këshillit të dielën e parë janë dy mundësi për të diskutuar si t’i përfshijmë të tjerët siç duhet.

Intervistat për Dhënien e Shërbesës

Këto intervista tremujore midis motrave shërbestare dhe presidencës së Shoqatës së Ndihmës ose midis vëllezërve shërbestarë dhe presidencës së kuorumit të pleqve janë i vetmi raportim formal që ne bëjmë lidhur me ata të cilëve u japim shërbesë. Intervista është një mundësi të paktën çdo tre muaj: 1) për t’u këshilluar lidhur me anët e forta, nevojat dhe sfidat e familjeve dhe individëve të caktuar, 2) për të përcaktuar se për cilat nevoja mund të ndihmojë kuorumi, Shoqata e Ndihmës ose këshilli i lagjes, dhe 3) për të mësuar nga udhëheqësit e për të dhënë nxitje për përpjekjet në dhënien e shërbesës.

Presidenti i kuorumit të pleqve dhe presidentja e Shoqatës së Ndihmës ia komunikojnë drejtpërdrejt peshkopit nevojat e rëndësishme dhe do të marrin këshilla dhe udhëzim prej tij.

Mund të gjeni më tepër informacion rreth intervistave për dhënien e shërbesës në ministering.lds.org.

T’i Bëjmë Kuptimplota Intervistat për Dhënien e Shërbesës

Në përkrahje të pohimit të Presidentit Rasëll M. Nelson që programi i dhënies së shërbesës do të jetë faktori përcaktues nga i cili do të varet rrjedha e Kishës, Plaku Geri E. Stivenson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Realizimi i këtij vizioni, … mund të bazohet te [fakti se] sa mirë mësohen dhe përfshihen vëllezërit dhe motrat shërbestare në intervistën për dhënien e shërbesës”.2

Katër porosi për vëllezërit e motrat tona shërbestarë:

  • Shkoni në intervistë duke kërkuar këshillë. Jini gati për të mësuar.

  • Jini të përgatitur për t’i diskutuar nevojat për të cilat mund t’ju nevojitet ndihmë që t’i plotësoni.

  • Përqendrohuni te pikat e forta dhe aftësitë e individit, jo vetëm te nevojat.

  • Vihuni në kontakt me presidencën për t’u këshilluar midis intervistave tremujore sipas nevojës.

Pesë porosi për udhëheqësit:

  • Intervistat nuk ka pse të jenë të gjata, por planifikoni kohë të mjaftueshme për të biseduar në një vend që lejon të zhvillohet një bisedë kuptimplote.

  • Shfrytëzojeni mundësinë që t’i jepni shërbesë vëllait ose motrës shërbestare.

  • Mos bëni pyetje që japin përshtypjen që thjesht po i numëroni vizitat ose po hiqni nga lista një kontakt (“A e kreve dhënien e shërbesës?”). Bëni pyetje që e përforcojnë sjelljen e dëshiruar (“Çfarë nxitjeje keni ndier kur jeni lutur për familjen? Çfarë ndodhi kur vepruat sipas atyre nxitjeve?”).

  • Dëgjoni sinqerisht dhe mbani shënime.

  • Këshillohuni së bashku. Dyshet shërbestare kanë të drejtën të marrin zbulesë për ata që janë caktuar t’u japin shërbesë.

Pyetje dhe Përgjigje rreth Intervistave për Dhënien e Shërbesës

Çfarë është një intervistë për dhënien e shërbesës?

Është një diskutim mes vëllezërve shërbestarë dhe një anëtari të presidencës së kuorumit të pleqve ose mes motrave shërbestare dhe një anëtareje të presidencës së Shoqatës së Ndihmës në një mjedis që u lejon atyre të kërkojnë dhe marrim frymëzim nga Fryma e Shenjtë.Si rrjedhim, vëllezërit dhe motrat shërbestarë mund të frymëzohen për të vëzhguar, për të dashur, për të dhënë mësim dhe për të ngushëlluar sipas mënyrës së Shpëtimtarit.

A duhet të jenë ballë për ballë këto intervista tremujore?

Zakonisht ato kryhen ballë për ballë, por mund të zhvillohen në telefon ose me anë të internetit kur takimi ballë për ballë nuk është i mundur. Përgjithësisht të dy anëtarët e dyshes duhet të marrin pjesë në intervistë kur është e përshtatshme.

Cili është qëllimi i një interviste për dhënien e shërbesës?

Intervistat për dhënien e shërbesës janë një mundësi që vëllezërit dhe motrat shërbestarë t’i shqyrtojnë situatat e tanishme, të bëjnë plane për të ardhmen dhe të marrin ndihmën që u nevojitet për individët ose familjet të cilave≈u japin shërbesë. Është një rast për të folur rreth burimeve që mund të sigurojnë kuorumi dhe Shoqata e Ndihmës.

Si t’ia bëj me çështjet e fshehta ose delikate?

Vëllezërit dhe motrat shërbestare ia japin informacionin e fshehtë vetëm presidentit të kuorumit të pleqve ose presidentes së Shoqatës së Ndihmës – ose drejtpërsëdrejti peshkopit. Në mbledhjet e këshillit të dielën e parë nuk duhet të jepet informacion i fshehtë ose delikat.

Pamja
council meeting

Mbledhjet e Këshillit të Dielën e Parë

Përveç intervistave për dhënien e shërbesës, mbledhjet e këshillit të dielën e parë janë një mënyrë tjetër për t’i përfshirë të tjerët në dhënien e shërbesës. Në mbledhjet e Shoqatës së Ndihmës dhe të kuorumit të pleqve, frymëzimi mund t’u vijë të pranishmëve nëpërmjet Shpirtit dhe nga të tjerët që janë në grup.

Qëllimi i një mbledhjeje këshilli është që [anëtarët/et]:

  • “Të këshillohen së bashku rreth përgjegjësive, mundësive dhe sfidave vendore;

  • “Të mësojnë nga idetë dhe përvojat e njëri-tjetrit; dhe

  • “Të planifikojnë mënyra për të vepruar sipas mbresave të marra nga Shpirti.”3

Mbledhjet e këshillit janë më tepër sesa diskutime: mbledhjet na shtyjnë të veprojmë si individë ose si grup sipas frymëzimit nga Shpirti. Anëtarët mund të ndiejnë dëshirë për ta përmbushur punën e Zotit si rrjedhojë e këtyre mbledhjeve.

Ftesë për të Vepruar

“Lutja jonë sot”, tha Plakun Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “është që çdo burrë e çdo grua – dhe të rinjtë e të rejat tona më të rritura – do të [jenë] të zotuar më thellësisht për një përkujdesje të përzemërt ndaj njëri-tjetrit, të shtyrë vetëm nga dashuria e pastër e Krishtit për ta bërë këtë gjë.”4

Shënime

  1. Shih Mormon Messages video “Lift”, lds.org/media-library.

  2. Geri E. Stivenson, në “Intervistat për Dhënien e Shërbesës” (material filmik), ministering,lds.org.

  3. Eja, Më Ndiq – Për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e NdihmësLiahona, nëntor 2017, f. 140; në dispozicion edhe në comefollowme.lds.org.

  4. Xhefri R. Holland, “Jini me Ta e Forcojini Ata”, Liahona, maj 2018, f. 103.