Trajnimi për Programin Mësimor
Trajnim për Kurset Themeltare


Pamja
Japan: Osaka Institute

Trajnim për Kurset Themeltare

MIRË SE VINI

Mirë se vini te mësimdhënia e kurseve Themeltare në institut! Faleminderit që e pranuat mundësinë për t’i ndihmuar studentët tuaj që ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur.

PËRPARA MËSIMDHËNIES

Përpara mësimdhënies, do t’ju duhet:

  • Ta shqyrtoni pjesën “Orientues për të Filluar Shpejt” për mësimdhënien e kurseve Themeltare.

  • Ta studioni me kujdes hyrjen për materialin e mësuesit.

  • Të caktoni një kohë me bashkërenduesin ose drejtorin tuaj të institutit për të diskutuar mbi detyrën tuaj, studentët, kursin dhe çfarëdo pyetje që të keni.

  • Të luteni për udhërrëfim që t’i ndihmoni studentët tuaj të vijnë te Krishti dhe të bëhen më shumë si Ai.

OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT TË STAFIT TË MËSIMDHËNIES

Ka shumë parime dhe aftësi që janë të rëndësishme për mësimdhënien e efektshme. Mund të vazhdoni t’i studioni parimet dhe t’i ushtroni aftësitë që jepen mësim në manualet e seminarit dhe institutit. Për qëllimet e këtij trajnimi të stafit të mësimdhënies, disa aftësi kyç të lidhura me mësimdhënien e kurseve Themeltare në institut do të përkufizohen, do të jepet modeli [për to] dhe do të ushtrohen për t’ju ndihmuar të orientoheni me kursin dhe programin mësimor. Këto aftësi mund t’ju ndihmojnë të siguroni një përvojë lartësuese dhe kthimi në besim për studentët ndërsa kërkoni t’i ndihmoni ata të përgatiten, të angazhohen dhe të veprojnë, për t’i ndihmuar të bëhen si Shpëtimtari Jezu Krisht.

Pamja
Act - Engage - Prepare Graphic
  • Përgatitja: Rriteni përgatitjen e studentëve nëpërmjet ftesës.

  • Angazhimi: Angazhojini studentët duke u mbështetur te përgatitja e tyre.

  • Veprimi: Theksojeni vënien në zbatim.

Pamja
Man studying the scriptures.

AFTËSIA: RRITENI PËRGATITJEN E STUDENTËVE NËPËRMJET FTESËS

Si do ta rritni përgatitjen e studentëve tuaj për ta përmirësuar përvojën e tyre në orën mësimore?

Pamja
Prepare Graphic

Lexojini këto pjesë dhe ndiqni udhëzimet.

Pamja
Icon: Define

PËRKUFIZONI

Në kurset Themeltare, synohet që materiali i përgatitjes për orën mësimore të studiohet si nga ju, ashtu edhe studentët tuaj në përgatitje për orën mësimore. Materiali i përgatitjes përmban ftesa për ta rritur përgatitjen e studentëve dhe mësuesve nëpërmjet pyetjeve dhe veprimtarive të synuara për të ndihmuar të thellohet të mësuarit në klasë dhe jashtë saj. Secila prej këtyre ftesave shoqërohet nga ikona për t’ju ndihmuar të shihni mënyrën dhe kohën se kur përdoren këto ftesa dhe si mund të mbështeteni te këto në orën mësimore.

Pamja
Icon: Model

JEPNI MODELIN

Ja tek janë disa shembuj të këtyre ftesave për përgatitje që mund t’i gjeni te programi mësimor:

Pamja
A graphic symbol of a person with a thought bubble above him

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Shembull: “Çfarë përvojash ju kanë ndihmuar të dini se Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë?”

Pamja
A person reading the scriptures icon.

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Shembull: “Profeti Alma i dha mësim popullit rreth Shlyerjes së Shpëtimtarit. Lexoni tek Alma 7:11–13.”

Pamja
Writing on a piece of paper with a pen or pencil.

Mbajini Shënim Mendimet Tuaja

Shembull: “Në ditarin tuaj ose në hapësirën e dhënë, shkruani disa të vërteta që ju bëjnë përshtypje nga fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe nga mësimet në këtë pjesë, si edhe ndonjë mendim dhe pyetje tjetër që keni. Ejani në klasë të përgatitur për të treguar të vërtetat që i përcaktuat, dhe ndonjë ide.”

Pamja
Two text/quote boxes meant to depict communication or discussion.

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Shembull: “Me ndihmën e një pjesëtari të familjes ose një miku, përcaktoni disa vënie aktuale në zbatim të parimeve që zbuluat nga këto vargje. Ejani në klasë të përgatitur për të treguar atë që mësuat.”

Pamja
A symbol of a man walking - there is an arrow pointing away

Veproni sipas Asaj që Keni Mësuar

Shembull: “Çfarë do të bëni në ditët dhe javët e ardhshme për t’u shërbyer të tjerëve si Jezu Krishti?”

Tani që e keni parë se si programi mësimor e rrit përgatitjen e studentëve nëpërmjet ftesës, ushtrohuni për t’i kërkuar dhe përdorur këto ftesa në programin mësimor.

Pamja
Icon: Practice

USHTROHUNI

Plotësojini hapat vijues që të ushtroheni për t’i kërkuar dhe përdorur këto ftesa për ta rritur përgatitjen e studentit.

  1. Shkoni te një mësim në materialin e përgatitjes për orën mësimore për kursin që po jepni ose do të jepni mësim, dhe hidhuni një sy ftesave të paraqitura për përgatitje.

  2. Përzgjidheni njërën nga këto ftesa.

  3. Merreni parasysh se si mund të duket bërja e kësaj veprimtarie gjatë përgatitjes së një studenti. Mendoni rreth ndikimit që mund të ketë kjo ftesë për përgatitje te përvoja e studentit përpara dhe gjatë orës mësimore. Mendoni rreth mënyrës se si mund t’i ftoni studentët të përgatiten për orën mësimore të ardhshme duke i ndihmuar ata t’i përcaktojnë këto ftesa për përgatitje.

  4. Përcaktoni një ftesë tjetër për përgatitje dhe përsëriteni këtë ushtrim.

Familjarizimi me ftesat për përgatitje dhe efektshmëria në përdorimin e tyre, do t’ju ndihmojnë të përqendroheni te studentët dhe ta rritni përgatitjen e tyre për të pasur një përvojë më të thellë të të mësuarit.

Pamja
Icon: Incorporate

INTEGRONI

Ndërsa punoni për ta rritur përgatitjen e studentëve nëpërmjet ftesës, merrini parasysh pyetjet në vijim:

  • Si do t’i integroni ato që mësuat nga këto ushtrime, ndërsa jepni mësim?

  • Çfarë mund të bëni për ta vazhduar ushtrimin e kësaj aftësie që të mund të përmirësoheni si mësues?

Pamja
Icon: Discuss

DISKUTONI

Mbajeni shënim atë që keni mësuar nga kjo përvojë.

Pamja
A series of images taken at the Antofagasta Institute of Religion. Young adult men and women can be see taking part in class and interacting with the instructor and with each other.

AFTËSIA: ANGAZHOJINI STUDENTËT DUKE U MBËSHTETUR TE PËRGATITJA E TYRE

Si do t’i angazhoni studentët tuaj duke u mbështetur tek ajo që ata kanë studiuar, mësuar dhe ndier gjatë përgatitjes së tyre për orën mësimore?

Pamja
Engage Graphic

Lexojini këto pjesë dhe ndiqni udhëzimet.

Pamja
Icon: Define

PËRKUFIZONI

Gjatë gjithë kursit Themeltar, programi mësimor mund t’ju ndihmojë të mirëbesoni dhe të mbështeteni te përgatitja e studentëve. Materiali i mësuesit përfshin shumë shtysa për angazhim për t’i ftuar studentët të shqyrtojnë, të kujtojnë, të gjejnë veten, të tregojnë nga përgatitja e tyre e kështu me radhë për t’ju kujtuar dhe nxitur që të përdorni të kuptuarit dhe përgatitjen e studentëve për ta drejtuar përvojën në klasë.

Pamja
Icon: Model

JEPNI MODELIN

Ja tek janë disa shembuj të këtyre shtysave për angazhim që mund t’i gjeni te programi mësimor:

  • “Ftojini studentët të tregojnë nga përgatitja e tyre për orën mësimore atë që mbajnë mend rreth kësaj situate”.

  • “Kujtojuni studentëve se në materialin e përgatitjes, ata u ftuan për t’i shenjuar të vërtetat që iu bënë më shumë përshtypje. Jepuni pak kohë studentëve që të rishikojnë fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe mësimet profetike që i shenjuan në këtë pjesë. Kërkojuni atyre t’ia tregojnë klasës atë që mësuan.”

  • “Lejojini studentët të diskutojnë për pak minuta në grupe të vogla për mënyrën se si do ta përdornin atë që mësuan gjatë përgatitjes së tyre, për ta ndihmuar mikun/en e tyre.”

Tani që e keni parë se si ju ndihmon programi mësimor që të mbështeteni te përgatitja e studentëve, ushtrohuni për kërkimin e këtyre shtysave për angazhim në programin mësimor.

Pamja
Icon: Practice

USHTROHUNI

Plotësojini hapat vijues që të ushtroheni për t’i kërkuar dhe përdorur këto lloje shtysash për angazhim që të mbështeteni te përgatitja e studentëve.

  1. Shkoni te një mësim në materialin e mësuesit për kursin që po jepni ose do të jepni mësim, dhe hidhuni një sy shtysave të paraqitura për angazhim.

  2. Përzgjidheni njërën nga këto shtysa.

  3. Merreni parasysh se si mund të duket bërja e kësaj veprimtarie në klasë. Mendoni rreth ndikimit që mund të ketë përdorimi i kësaj shtyse për angazhim te përvoja e studentit.

  4. Përcaktoni një shtysë tjetër për angazhim dhe përsëriteni këtë ushtrim.

Familjarizimi me shtysat për angazhim dhe efektshmëria në përdorimin e tyre, do t’ju ndihmojnë të përqendroheni te studentët dhe t’i angazhoni ata në një përvojë më të thellë të të mësuarit.

Pamja
Icon: Incorporate

INTEGRONI

Ndërsa punoni për ta rritur angazhimin në klasë duke u mbështetur te përgatitja e studentëve, merrini parasysh pyetjet në vijim:

  • Si do t’i integroni ato që mësuat nga këto ushtrime, ndërsa jepni mësim?

  • Çfarë mund të bëni për ta vazhduar ushtrimin e kësaj aftësie që të mund të përmirësoheni si mësues?

Pamja
Icon: Discuss

DISKUTONI

Mbajeni shënim atë që keni mësuar nga kjo përvojë.

Pamja
Young adults helping an elderly woman.

AFTËSIA: THEKSOJENI VËNIEN NË ZBATIM

Si do ta theksoni vënien në zbatim në orën tuaj mësimore? Çfarë do të bëni për t’i nxitur studentët tuaj që të veprojnë sipas asaj që kanë mësuar?

Pamja
Act Graphic

Lexojini këto pjesë dhe ndiqni udhëzimet.

Pamja
Icon: Define

PËRKUFIZONI

Përgatitja e efektshme e studentëve dhe e mësuesve përpara orës mësimore, mund të lejojë të keni më tepër kohë në orën mësimore për t’i ndihmuar studentët që të përcaktojnë mënyrat se si t’i jetojnë të vërtetat që identifikojnë në mësim. Materiali i mësuesit është hartuar për të shtuar te përgatitja e studentit dhe për të ndihmuar në rritjen e fuqisë dhe zotësisë së studentëve për të vepruar në një mënyrë që do t’i ndihmojë ata të bëhen më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Pamja
Icon: Model

JEPNI MODELIN

Ja tek janë disa shembuj të diskutimeve të bazuara te vënia në zbatim, dhe ftesave që mund t’i gjeni te programi mësimor i kursit Themeltar:

  • “Bëjuni studentëve pyetjet vijuese: Cilat janë disa nga mënyrat se si ju dhe familja juaj keni marrë pjesë në historinë familjare dhe shërbimin në tempull? Çfarë bekimesh keni përjetuar për bërjen e kësaj pune? Ju mund t’i ftoni studentët të mendojnë për dikë që mund ta pyesin për t’i këshilluar që të bëjnë historinë familjare. Nëse disa studentë janë tashmë të aftë ta bëjnë historinë familjare, ftojini të këshillojnë dikë tjetër në klasë.”

  • “Jepuni studentëve pak kohë që të reflektojnë dhe t’i mbajnë shënim mendimet e tyre rreth pyetjes vijuese: Në çfarë mënyrash mund të jem më aktiv në Kishë dhe të ndihmoj për t’i përmbushur qëllimet e saj?”

  • “Paraqiteni pyetjen vijuese: Çfarë do të bëj për ta ftuar fuqinë e Jezu Krishtit më plotësisht në jetën time? Jepuni kohë studentëve që me lutje ta përsiatin këtë pyetje dhe të shkruajnë një përgjigje në ditarët ose fletoret e tyre. Teksa ata janë duke përsiatur, merreni parasysh të paraqitni një citim nga një profet i ditëve të mëvonshme që t’i nxitni ata në mënyra të posaçme për ta ftuar fuqinë e Shpëtimtarit në jetën e tyre.”

Tani që e keni parë se si ju ndihmon programi mësimor për ta theksuar vënien në zbatim nga studentët, ushtrohuni duke përdorur veprimtaritë e mësimdhënies në programin mësimor.

Pamja
Icon: Practice

USHTROHUNI

Plotësojini hapat vijues që të ushtroheni për kërkimin dhe përdorimin e veprimtarive të mësimdhënies për ta theksuar vënien në zbatim nga studentët.

  1. Shkoni te një mësim në materialin e mësuesit për kursin që po jepni ose do të jepni mësim, dhe hidhuni një sy veprimtarive të paraqitura të mësimdhënies.

  2. Zgjidhni njërën nga këto veprimtari të mësimdhënies dhe lexoni më me kujdes nëpër veprimtarinë dhe pyetjet e lidhura me vënien në zbatim.

  3. Merreni parasysh ndikimin që mund të ketë kjo veprimtari e mësimdhënies ose pyetjet e bëra, te përvoja e studentit.

  4. Përsëriteni këtë ushtrim duke zgjedhur një mësim tjetër në materialin e mësuesit dhe duke përcaktuar veprimtari të mësimdhënies që ndihmojnë për ta theksuar vënien në zbatim.

Familjarizimi me diskutimet e bazuara te vënia në zbatim dhe efektshmëria në përdorimin e tyre, do t’ju ndihmojnë të përqendroheni te studentët dhe mund t’i ndihmojnë ata të bëhen më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Pamja
Icon: Incorporate

INTEGRONI

Teksa punoni për t’i nxitur studentët dhe për të theksuar vënien në zbatim, merrini parasysh pyetjet në vijim.

  • Si do t’i integroni ato që mësuat nga këto ushtrime, ndërsa jepni mësim?

  • Çfarë mund të bëni për ta vazhduar ushtrimin e kësaj aftësie që të mund të përmirësoheni si mësues?

Pamja
Icon: Discuss

DISKUTONI

Mbajeni shënim atë që keni mësuar nga kjo përvojë.

PËRMBLEDHJE

Faleminderit sërish që e pranuat mundësinë për t’i ndihmuar studentët tuaj që ta thellojnë kthimin e tyre në besimin te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij i rivendosur.

Mbani mend:

  • Zoti do t’ju udhërrëfejë ndërsa kërkoni t’i ndihmoni studentët tuaj që të vijnë te Krishti dhe të bëhen më shumë si Ai.

  • Bashkërenduesi ose drejtori juaj i institutit mund t’ju ndihmojë për çfarëdo pyetje ose shqetësim që të keni.

  • Aftësitë që u përkufizuan, për të cilat u dha modeli dhe u ushtruan në këtë trajnim, mund t’ju ndihmojnë të jeni më të efektshëm në vënien në përdorim të programit mësimor për t’i bekuar studentët tuaj. Këto aftësi mund t’ju ndihmojnë të siguroni një përvojë lartësuese dhe kthyese në besim për studentët ndërsa kërkoni t’i ndihmoni ata të përgatiten, të angazhohen dhe të veprojnë për t’u bërë si Shpëtimtari Jezu Krisht.

Pamja
Act - Engage - Prepare Graphic