Instituti
Udhëzime për Projektin Vetjak për të Mësuarit


Udhëzime për Projektin Vetjak për të Mësuarit

Pamja
student duke lexuar shkrimet e shenjta

Propozojeni dhe kryejeni një projekt vetjak për të mësuarit, të miratuar nga mësuesi juaj, me anë të të cilit ta thelloni kuptueshmërinë tuaj për përmbajtjen e kursit, t’i zbatoni doktrinat dhe parimet e kursit dhe të kërkoni ta rritni besimin tuaj te Jezu Krishti. Projektet vetjake për të mësuarit mund të përfshijnë:

  • Studimin e një teme të ungjillit nga kursi që ju intereson.

  • Dallimin e një situate nga bota reale dhe zbatimin e përmbajtjes së kursit në një studim të ndodhisë.

  • Krijimin e një materiali burimor (psh: në mjetet shoqërore të komunikimit, art grafik, muzikë e kështu me radhë) bazuar në përmbajtjen e kursit, që do të kishte vlerë për të tjerët.

Këta janë thjesht disa shembuj të gjërave që mund të bëni. Për ta përmbushur kërkesën e kursit, projekti duhet:

  • Të miratohet nga mësuesi juaj.

  • Të jetë i lidhur me përmbajtjen e kursit dhe të përfshijë zbatim vetjak.

  • Të përfshijë një raport të asaj se çfarë bëtë si dhe të vlerës që ka për ju dhe për të tjerët.

Merreni parasysh plot lutje një projekt që do të jetë kuptimplotë për ju. Ju mund të dëshironi të rrihni mendime mbi ide për projekte bashkë me shokët tuaj të klasës, mësuesin, pjesëtarët e familjes ose udhëheqës të priftërisë. Nëse keni pyetje a është e përshtatshme ideja juaj për një projekt, bisedoni me mësuesin tuaj.